Vajza 18-vjecare, qe u vra dy dite me pare ne nje rruge te Velipojes, u dergua dje ne banesen e fundit me fustan te bardhe. Neta Tanushi u varros si nuse ne deren e Fatjon Lukes, djalit qe ishte me te ne momentin kur dha shpirt. Anetare te te dyja familjeve dhe banore te zones shoqeruan vajzen e tyre ne udhetimin e fundit.
Mes kujes e vajit te te dy paleve, Neta Tanushi, e veshur nuse, e zbukuruar si asnjehere ne jeten e saj prej njeriu te gjalle, vajza eshte derguar ne banesen e perjetshme. Megjithese vajza nuk ka qene e fshatit Rec, nuk ka mbetur banor i Recit dhe i Gomsiqes pa ardhur dhe pa lotuar ne kete ceremoni. Mes kujes te grave degjoheshin si refren i perseritur fjalet “Bija e nanes” dhe “Nusja e nanes”. Nena e Fatjon Lukes ka qare me vaje nusen qe i eshte vrare pa ardhur ne shtepi, ndersa nena e Netes, Rexhina, vetem qante me te madhe, pa mundur te gelltiste lotet e hidhur.
Ne ate mori burrash e grash, nuk mund te dallosh se kush jane te familjes se vajzes dhe kush i perket familjes se djalit. Trupi i vajzes eshte vendosur ne nje tende te madhe. Sipas zakonit ne veri te Shqiperise, i vdekuri nuk duhet te qendroje brenda ne shtepi, por diku ne oborrin e saj. Per shkak te te ftohtit eshte sjelle nje tende e madhe. Ne mes ndodhet arkivoli me trupin e pajete, perreth gra te veshura me te zeza me shalle e shami te zeza ne koke, vajtojne duke levizur dhimbshem shamite ne fytyrat e zymta. Tek-tuk ndonjera prej tyre tymos ndonje cigare, duke shprehur permes tymnajes edhe me shume brenge per fatin e zi te vajzes 18-vjecare.
Lulet mbi fustanin e bardhe duket sikur jane te nuserise. Ato do ta shoqerojne Neten perjetesisht, pasi 18-vjecarja e pafat do te kete fatin te jete per jete nuse.
Familja Luka: “Na vrane pas shpine, paburresi!”
Hera-heres ndonje nga burrat duket ne tende dhe hedhe syte si fshehurazi nga trupi i pajete. Teksa perpiqesh te fiksosh kete dhimbje ne aparat, nje burre, rreth 50 vjec, qe me pas thote se eshte xhaxhai i Fatjon Lukes, Agostini, ngre paksa zerin si me mllef: “Ju lutem largojini ata aparate fotografike. Mos e perdhosni me. Mjaft u moret te gjithe me te. E lini ne qetesine e perjetshme!”. Me nje inat qe i lexohet ne sy, burri thote se te gjithe ne Rec e ne Gomsiqe i kane paragjykuar. “Askush nuk ka te drejte te merret me jeten e askujt. Nuk duhet te ishte keshtu. Gjithe ato fjale per Fatjonin e aq me shume per vajzen. Nuk e di se kush ka qene i interesuar te perhapen keto thashetheme per djalin a vajzen”, thote Agostini duke aluduar per fjalet ne lidhje me vrasjen e Neta Tanushit. Burri tregon se lidhja e Netes me Fatjonin ka qene e ditur nga te dy fiset. “Donin te shpallnin fejesen ne keto dite dhe nuk kishte asgje te keqe deri ketu. Pikerisht per kete ata dilnin thuajse lirshem, pa pasur frike nga llafet e te tjereve. Keshtu ndodhi edhe te dielen ne darke, kur e vrane vajzen. Une them te njejten gje qe ka thene edhe im vella. Tom Mrina dhe i biri i tij, na prene ne bese. Djalin na e vrane me plumba pas shpine. Ata qe qellojne tinezisht, nuk jane burra”, thote Agostini. Pyetjes tone, nese do te marrin gjak, Agostini nuk i pergjigjet drejtperdrejt. “Ka qene paburreri te thashe”, e mbyll ai biseden prere.
Xhaxhai: Nuk ka fjale te mbyse dhimbjen
Anton Tanushi, xhaxhai i vajzes, duket si i thyer me dysh nga dhembja. “Na ra si bombe, tregon ai mbremjen e tmerrit. Ate nate qe morem vesh se Neta, e mira e urta e fisit ishte vrare ne makinen e nje djali, nuk dinin se cfare te thoshim. I ati i vajzes, Gjini, qe vuan prej kohesh nga nje semundje e rende dhe thuajse nuk leviz dot, eshte bere grusht. Nuk mund te gjeja fjale ta ngushelloja. Cfare t’i thosha. Te rronte vete. E cfare i duhet jeta. Nuk kishte vecse kete vajze. U mblodhem te gjithe dhe nuk kemi folur fare ate nate. Vetem njeri nga vellezerit ka nisur te flase i pari. “Eshte vrare ne dere te tjerakujt”, ka thene im vella, duke na ndare ne dysh ne Tanusheve. Jemi nga Mirdita me origjine dhe kanunin e kemi te shenjte. Megjithate, disa prej nesh kemi qene per ate qe vajza te varrosej ne shtepi te vet. Ne fund te fundit, ajo vdiq si Neta Tanushi e jo Luka. Gjithsesi, une i falem nderit miqve qe na respektuan dhe e pranuan gjithe kete. Kemi pire kafen e mortit sot ketu e jemi nderuar shume”, ka perfunduar Antoni, duke kthyer koken nga arkivoli me trupin e vajzes.
Babai pohon krimin, ngujohet familja
Vrasja e Neta Tanushit u krye ne erresiren e dy neteve me pare. Vajza 18-vjecare ishte ne shoqerine e Fatjon Lukes, kur mbi ta eshte derdhur nje bresheri automatiku dhe disa plumba pistolete. Policia e Shkodres tha se Tom dhe Klodian Mrina kane qelluar njekohesisht mbi dy te dashuruarit. Plumbat shkaktuan vdekjen e menjehershme te 18-vjecares, ne trupin e se ciles u numeruan 13 plage, ndersa Fation Luka u plagos ne kembe nga tre plumba. Sipas policise, shkaku i atentatit ishte nje lidhje e vjeter intime e Fation Lukes me vajzen e familjes Mrina, e cila ishte e fejuar me nje person tjeter. Vrasja ka ngritur ne kembe efektivet e policise se Shkodres. Tom Mrina u arrestua disa ore pas ngjarjes, ndersa djali i tij, Klodiani, dyshohet se eshte arratisur ne Mal te Zi. Nga hetimet e para mesohet se Tom Mrina ka pohuar se ai e ka nxitur djalin te marrin hak per cnderimin qe ai u beri vajzes se shtepise. Nderkohe, mesohet se pas vrasjes, familja Mrina eshte ngujuar nga frika e gjakmarrjes. (Kohajone)
1 Comments:
Sexe doymayan rus kızlarının ifşa ve gizli amatör rus porno videoları her zaman ateşli olmuştur.
Post a Comment