Telefonata qe coi policine ne vendngjarje

Policia eshte gjendur shpejt ne vendngjarje. Uniformat blu kane vene situaten nen kontroll dhe kane ndihmuar per te transportuar per ne spital te dy viktimat. “Prova me domethenese per zbardhjen e se vertetes ka qene nje leter, qe autori ka shkruar para se te ndermarre vendimin trondites”, thane per “KJ” hetuesit e ceshtjes.

Letra i drejtohej mamase se Gentes, te cilen Dritan Tefiku ka kerkuar ta lendoje me veprimin e tij ne shenje hakmarrjeje per pengesen qe ishte bere per lidhjen me Genten. Ne vendngjarje eshte gjetur nje pistolete tip “TT” dhe tri gezhoja me fisheke.

Hetuesit treguan se rreth ores 09.30 nje telefonate ka njoftuar sallen operative. Telefonuesi ka treguar se ne shkollen ne lagjen “5 Maji” nje shtetas i armatosur eshte duke qelluar brenda mjediseve te godines. “Telefonata ndoshta eshte kryer nga ndonje avokat apo noter, pasi ne kete vend ndodhen te gjithe zyrat e tyre”, tha policia. Pas 30 minutash, te dy te demtuarit kane vdekur biologjikisht, pasi kane marre plage te renda ne koke, te shkaktuara nga pistoleta.

Policia: Vrasje e paralajmeruar

Shefi i Komisariatit te Elbasanit, Saimir Muca, u shpreh se “kjo ishte nje vrasje e paralajmeruar”. Ai e shpjegoi kete, “pasi autori mbante ne xhep nje leter, drejtuar nenes se vajzes, si dhe pistoleten pa leje”. Policia kreu te gjitha veprimet e duhura dhe ne kemi zbardhur te verteten. Ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta”.

Kryepolici: U trondit siguria ne shkollat private

Vrasja e dyfishte duket se ka ngritur nje shqetesim te madh, ate te sigurise ne shkolla dhe mjedise publike. Drejtori i Policise se Qarkut, Arben Hyseni, pranoi se “ngjarja eshte vertet e rende” dhe shtoi: “Shqetesimi qe dua te ngre ka te beje me sigurine ne shkolla, sidomos ne shkollat private”. Hyseni kujtoi se, sipas rregullit, shkollat private duhet te kene roje private, duke perforcuar: “Ky eshte nje detyrim ligjor”. Kryepolici pohoi dhe faktin se “ngjarja nuk duhej te kishte ndodhur ne mjedis shkollor, pasi jane terrorizuar edhe studente te tjere”, duke paralajmeruar: “Personat pergjegjes do te merren ne pyetje dhe do te kete edhe masa konkrete”.

Viktimat

Gentiana Nexhdet Kllogjeri, 19 vjec

Me banim ne lagjen “Clirimi”

Studente e vitit te pare ne shkollen e larte private per infermieri

Dritan Nevzat Tefiku, 27 vjec

Me banim ne lagjen “Brigada 17 Sulmuese”

I papune



Kronologjia e ngjarjes:

09.15 Dritan Tefiku eshte afruar para shkolles

09.20 Ka gjetur deren hapur dhe ka depertuar ne brendesi te godines

09.22 Ka hyre ne korridor dhe ka nxjerre pistoleten

09.23 Ka qelluar ne ajer ne korridor

09.25 Ka hyre ne laborator dhe ka terrorizuar studentet

09.26 Ka ekzekutuar Genta Kllogjerin

09.27 Ka ekzekutuar veten

09.29 Eshte lajmeruar salla operative

09.31 Policia ka ardhur ne vendngjarje

09.35 Te plagosurit jane nisur per ne spital

09.36 Ka vdekur biologjikisht Genta Kllogjeri

09.56 Ka vdekur edhe Dritan Tefiku

10.10 Kufomat dergohen ne morg

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors