“Pse nuk e donim dhender Dritanin”

ELBASAN - Ekzekutimi i Gentes ka hidheruar pa mase familjen Kllogjeri me banim ne lagjen “Clirimi” ne Elbasan. Nje i aferm i familjes tregon se Dritani kishte kohe qe kembengulte per t’u fejuar me Genten. Por ajo ishte e vogel dhe familja deshironte qe me pare te perfundonte shkollen e larte. Por gjate dy muajve te fundit Dritani eshte bere shume kerkues. Ai i ka cuar fjale familjes se vajzes, se donte te fejohej me cdo kusht me Genten dhe se nuk kishte njeri qe i ndante ne toke.

Familja Kllogjeri e ka pritur me qetesi kembenguljen e tij, madje nuk i kane dhene shprese djalit per nje fejese te shpejte. Kjo sfide ka hidheruar pa mase Dritan Tefikun, i cili tashme kishte nisur te ideonte skenarin e tij. Te lendonte thelle ne palce nenen e saj Bukurijen, e cila, sipas tij, ishte bere pengese per kete lidhje.

Te aferm te familjes Kllogjeri u shprehen se kohet e fundit Dritani ishte bere me fiksime te cuditshme dhe donte te arrinte me cdo kusht qellimin e tij. Gjendja e paqendrueshme dhe e dyshimte e djalit ka sherbyer si nje motiv me shume per te mos perfunduar kjo lidhje. Nje i aferm i familjes u shpreh se “djali kishte krijuar nje situate vertet te rende”, duke vijuar: “Ne nuk e kemi miratuar kete kerkese per shume arsye. Jemi ne dijeni se Dritani i kerkonte edhe te holla vajzes, pasi ishte i papune”.

Familjaret treguan se Genta ishte nje nga femijet e divorcuar te familjes Kllogjeri dhe jetonte me nenen e saj, pronare e nje lokali te vogel. “Gjendja ishte bere e padurueshme dhe per kete arsye ne njoftuam edhe policine. Para nje muaji e gjysme kemi pasur ballafaqim ne polici. Dritani erdhi me familjen e tij dhe Genta ishte me ne”, tregon i afermi, pa dashur te citohet me emer. “Ne prani te policise djali ra dakord, se nuk do ta ngacmonte me vajzen. Keshtu u ndane dhe menduam se perfundoi me kaq. Por para tri diteve mesuam se djali ka qene ne shkollen e vajzes. Ai i ka thene se dua te kthehesh me mua dhe pres pergjigje sa me shpejt. Vajza nuk ka treguar ne shtepi, pasi nuk ka dashur qe te shqetesoje familjen dhe te rendoje situaten. Pasi nuk ka marre pergjigje nga vajza, ai ndermori veprimin e pafalshem”, perfundon rrefimin i afermi i te ndjeres.

Te aferm te Dritan Tefikut “Genta e donte djalin tone”

Edhe te aferm te Dritan Tefikut jane duke e percjelle me shume dhimbje kete histori. Nje nga kusherinjte e tij u shpreh se Dritani e donte Genten dhe kerkonte te lidhte familje me ate vajze. “Me sa dime, edhe vajza e donte Dritanin, por pengese mund te jete bere familja e Gentes”, pohojne ata, duke shtuar: “Ata kane pasur arsyet e tyre, pasi kane menduar se vajza ishte e vogel ne moshe. Por nese ata duheshin, perse te mos jetonin te lumtur bashke. Te fejoheshin dhe te prisnin”. Familjaret kujtojne faktin, se Dritani ka qene djale i mire dhe kerkoi nje lidhje serioze me Genten. “Nese nuk do te donte vajza, atehere po. Ai nuk kishte te drejte qe ta merrte me force. Por ne jemi ne dijeni, se djali ka kohe qe njihet me ate vajze”, tregojne familjaret, duke pohuar se nuk ishte e mire te shkonte deri ketu. “Ne shprehim ngushellime per humbjen e familjes Kllogjeri, por edhe ne jemi te humbur nga kjo histori”, pranojne familjaret. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors