Studentet ende nuk e besojne ate qe ka ndodhur ne klasen e tyre. Madje, ne fillim ata kane menduar se ne laborator ka hyre nje hajdut ordiner, i cili kerkonte t’i grabiste. Por gjithcka eshte zbardhur ne pak sekonda. I verdhe dylle ne fytyre dhe me nje pistolete qe mbante ne dore, Dritan Tefiku ka urdheruar studentet dhe pedagogun qe te dalin jashte. Ende pa u boshatisur klasa ai ka mberthyer per flokesh Genten. Ate cast i ka thene: “Pse nuk me ktheve pergjigje?” dhe e ka qelluar menjehere ne koke. Kur ajo eshte leshuar e vdekur ne dysheme, ka qelluar edhe veten.
Elton I., shok klase me Genta Kllogjerin, tregon per “Koha Jone”: “Ne sapo kishim filluar oren e laboratorit. Te gjithe ishim ulur ne vendet tona, nderkohe qe pedagog Admiri po na shpjegonte. Ne fillim degjuam nje krisme ne korridor. Pastaj dera e laboratorit u hap me force. Te gjithe kthyem koken te shtangur nga krisma dhe zhurma. Nje djale qe mbante nje pistolete ne dore dhe i zverdhur ne fytyre na kercenoi ne dhe pedagogun qe te dilnim nga klasa ndryshe do te na vriste”. Eltoni ndal rrefimin, duke pohuar se ishin caste shume te veshtira, vendimtare. Dhe vijon: “Zbatuam urdhrin e tij duke lene bangot. Por ende pa u zbrazur mire laboratori, ai shkoi dhe kapi per flokesh Genten. I drejtoi pistoleten ne koke dhe pasi e kercenoi e qelloi pa u menduar gjate. Ajo ra menjehere ne dysheme. Pastaj veshtroi njehere rrotull dhe e vuri pistoleten ne koken e tij. Terhoqi kembezen dhe u shtri prane shoqes tone”.
Eltoni thekson se ajo qe ndodhi “ishte e pabesueshme”. “Ne pak sekonda u vrane para syve tane”, thote Eltoni, duke treguar dhe cfare ndodhi me pas: “Nje pjese braktisen te alarmuar shkollen. Ndersa disa studente tentuan te ndihmojne ciftin e vrare. Pas pak erdhi
policia dhe ambulanca qe transportoi per ne spital vajzen dhe djalin”. Sakaq, perserit: “Ende nuk na besohet se si ndodhi, i kemi para syve te dy”.
“Shkolla nuk ka roje”
Edhe Donika C. e ka pare te gjithe skenen me syte e saj. “Nuk kam per ta harruar kurre kete ngjarje. U vrane te dy para syve tane. U shtrine prane njeri-tjetrit te lare ne gjak”. Ne kete pike, Donika shpreh pasiguri: “Une, po dhe shoqet, kemi frike te shkojme ne shkolle. Shkolla nuk ka roje dhe kjo eshte e papranueshme. Neser mund t’i ndodhe edhe te tjereve. Jemi te pasigurt, te pambrojtur”, pohon studentja. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment