Nje 22-vjecare, nga fshati Vadhize, i komunes Qender, ne rrethin e Fierit, i ka dhene fund jetes dje me nje pistolete tip “TT”, qe mbante babai i saj. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se Denisa Lushka i ka dhene fund jetes pasditen e djeshme ne kushtet e nje tronditjeje psikike. Sipas policise, gruaja ishte martuar prej dy vjetesh.
Nje jave me pare ajo kishte mesuar se burri i saj, emigrant ne Itali, ishte martuar me nje vajze tjeter, cka ka shkaktuar nje tronditje te thelle, qe e ka cuar ne depresion. Ekspertet e policise thane se vajza ka mbeshtetur tyten ne mjeker dhe ka shkrepur kembezen. Plumbi i ka shpuar kafken, ne drejtim te ballit, duke shkaktuar vdekjen e menjehershme. Familjaret kane treguar se prej nje jave, vajza qendronte e mbyllur ne dhomen e saj dhe nuk donte te fliste me askend, derisa dje ka marre vendimin fatal.
(Xh. Beharaj / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment