BERAT - Drejtoria e Policise ne Qarkun e Beratit ka kerkuar ndihmen e bizneseve ne kete qytet per t’i ardhur ndihme financiarisht familjes se Engjellushe Sinjarit, gruas qe, u gjet e vrare nje jave me pare. Paraditen e djeshme, perfaqesues te policise, te Bashkise se Ures Vajgurore, te Kishes Katolike, si dhe biznesmene te zones kane qene ne fshatin Skrevan, ne banesen e Sinjarit.
Ata i kane ardhur ne ndihme kesaj familjeje te varfer ne lidhje me fatkeqesine qe iu shkaktua, duke dhene nje ndihme ne te holla, ushqime dhe veshmbathje. Kryefamiljari, Luftar Sinjari dhe dy vajzat e tij jetojne ne nje banese gjysme te rrenuar dhe ne nje varferi te tejskajshme. Ata kane falenderuar institucionet shteterore dhe biznesmenet per ndihmen qe iu eshte ofruar, ndersa mesohet se Kisha Katolike e qytetit te Kucoves, vec ndihmave te dhena dje do te ofroje nje ndihme te vazhdueshme financiare per nje vit. (E. Hazizolli / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment