Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Epshi, dashuria dhe seksi


Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.

Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale. Në vend që t'ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit. Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës.


Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.
Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi im në këtë shkrim është të diskutoj, shkurtimisht, për të gjithë ato elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve.


Për ato elementë, që nuk duan t'ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm.
Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale.

Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur bosja 'seksi' vjen të kontrollojë punën që kemi bërë. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.


Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale.


Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.

Çfarë është epshi
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni, siç e dini, është hormoni kryesor mashkullor.


Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: "Testosteroni është Marlon Brando - seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm".


Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, siç e dini, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.


Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazmë dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.

Çfarë është dashuria?


Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona.


Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie.
Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.


Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër?


Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t'i japë kuptim asaj që nuk kuptohet.


Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese. Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë jo epshin.


Profesoresha Patti Britton, thotë: "Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre." Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!
Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale.


Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: "unë dua të bëj seks tani". Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato, përgjithësisht, kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër.


Shumica e burrave thonë: "Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë". Shumica e grave thonë: "Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë."


Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë: "Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria". Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave.


Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: "Burri është shok i qenit",


"Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre". Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli"!
Por, le t'i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale.


Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: "Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike".


Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t'i kontrollojmë, ose t'i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.


Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: "Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh".


Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.

Facebook - Mania e fundit e socializimit virtual


Sot dua te flas pak per Facebook, apo manine e re te socializimit virtual. Facebook nga dita ne dite po behet dhe me e preferuar dhe e aplikuar, duke lene keshtu ne hije mjaft faqe te tjera sociale si Myspace, Hi5, Yonja etj.
Le ta marrim me nga afer kete fenomen te ri social duke dhene se pari disa fakte informuese rreth tij.

1. Facebook u krijua nga Mark Zuckerberg, ish nxenes i universitetit te Harvard-it me 04. Shkurt 2004. Mark Zuckenberg eshte krahasuar shpesh me Bill Gates. Te dy kane qene ne Harvard, te dy e kane braktisur shkollen dhe Zack po tregon te njejtat dhunti talenti ne fushen e informatikes sa dhe Bill Gates. Si fillim Faceebook qe hapur vetem per studentet e Harvardit, me pas u hap dhe per studente te universiteteve te tjera amerikane si ai i Bostonit, Northernwestern etj. .
Ne 11 Shtator 2006, Facebook hapet me se fundi per tere perdoruesit e internetit ane e mbare botes.
2. Disa fakte te rendesishme te Facebook te dhena kronologjikisht:Me 10 Maj 2007 Facebook hedh nje hap te rendesishem duke i dhene shteg te lire te tera firmave per te reklamuar. Kjo i dha fuqi Faceebook-ut dhe ndaj shume konkurrenteve te tjere ne fushen e reklames falas si psh Craiglist etj.
Me 14 Maj 2007 Facebook lançon Qendren e Biznesit . Çdo perdorues, ndonese ne permasa te limituara, ka mundesi te reklamoje nje servis apo produkt, apo nje aktivitet te tijin.
Me 24 Maj Facebook lançon API (application programe interface), apo e njohur ndryshe dhe si Platforma e Facebook ku shkruesit e ndryshem te aplikimeve software mund te paraqesin punet e tyre. Kjo eshte nje nga pikat me te rendesishme ne Facebook te pakten sipas vezhgimeve te mia (pelqimi nga ana e perdoruesve). Po ashtu Facebook ka bashkepunime te rendesishme si ai me iTunes, me youtube (qe nga 24. 06. 207 ata morren ne stafin e tyre dhe ish CFO-ne e youtube Gideon YU). Po ashtu vlen per tu permendur ketu dhe bashkepunimi me iphone.
Me 25. 07. 2007 Microsoft kerkon pjese aksioni nga Facebook.
Dhe fale fames se fituar, Facebook arrin te shese 1, 6% te aksioneve te saj per 240 milion USD. Tere kjo kerkese shpjegohet me suksesin dhe fluksin e reklamave te paraqitura ne Facebook. Pas kesaj shitjeje vlera e Facebook ne borse arriti shumen 15 miliarde USD.

3. Disa fakte statistikore per Facebook:
a) E çuditshme mbase, por per momentin ka vetem 300 punonjes. Ne fakt mendoj se duhet rritur ky nr. si dhe sherbimet duhen permiresuar sepse shpesh here ka ngecje te rrjetit.
b)Facebook gezon 50 milione perdorues aktive momentalisht. Ky numer rritet perdite me 150. 000 perdorues te rinj.
c)Turqia ka arritur e 5-ta ne liste ne nje kohe fare te shkurter me nje numer prej 500. 000 perdoruesish.

4. Çfare filloi ta rriste popullaritetin, kersherine dhe terheqjen e perdoruesve (qe shtohen me mijra çdo dite), qene sidomos aplikimet e ndryshme software qe Facebook filloi tu ofronte atyre . Nese do ta shohim me nga afer kemi keto aplikime baze:

(Facebook Wall) Muri i Facebook
(Facebook Gifts)- Dhuratat e Facebook
(Facebook Marketplace) Pazari i Facebook
(Facebook Pokes) Goditjet e Facebook
(Facebook Groups) Grupet e Facebook
(Facebook Cases)Çeshtjet e Faceebook

-Muri i Facebook: Ne kete rubrike, mund te shkruani mesazhe te ndryshme per miqte tuaj. Pas kesaj rubrike Facebook hapi dhe mure te tjera argetuese si Superfunwall apo Fun wall, ku perdoruesit perveç mesazheve mund te linin dhe fotot, video, kenge apo aplikime te tjera zbavitese. Disa nga aplikimet zbavitese me ne mode ne Facebook jane:dhuratat, emocionet e shprehura me figura shume te lezetshme ne formatin gif, superlativat (ku mund ti vini nje epitet miqve tuaj apo te fitoni dhe ju nje te tille), double dare (ku mund ti nxisni miqte tuaj te guxojne te bejne gjera te çuditshme), pijet qe mund te qerasni, ushqimet qe mund te qerasni, apo qe mund te godisni miqte tuaj etj. Perveç kesaj ka dhe aplikime te tjera me aspekte me shoqerore apo me flirtuese siç jane testet e ndryshme, referenca miqsh, pershkrime miqsh, krahasime njerezish etj. Gjithashtu ka dhe teste te ndryshme psikologjike, kinemaje, arti, gjeografie, mode te kendshme keto te fundit per te pare dhe me mire dhe afer afersine tende me miqte apo thjesht dhe per te mesuar pelqimet e tyre. Mendoj se kjo eshte zgjidhja me e mire qe Facebook ka bere per te arritur suksesin momental me reklamat. Te tera aplikimet qe sa vijne dhe shtohen nga dita ne dite jane zbavitese dhe eglendisese, disa jane edukative ngjithashtu. Pra ka per çdo bark dhe stomak, material ketu nese do flisnim popullorçe. -Pazari i Faceebook :Perdoruesit mund te bejne reklamime te aktiviteteve te ndryshme si : real-estate, dhenie produktesh apo servisesh ne te ndrysme me qera apo shitja e tyre etj.
-Goditjet e Facebook- aplikime te ndryshme software per te terhequr vemendjen e miqve tuaj.
-Statusi ne Facebook- Ju mund ta ndryshoni gjendjen tuaj duke perdorur jo vetem temat e gatshme te Faceebook siç jane (jam ne pune, po flej, jam jashte etj) duke e vene ne pune krijmtarine tuaj . . Dalin vertet gjera te lezetshme prej andej. Dy nga statuset qe me kane bereme shume te qesh deri tani jane :
1. une nuk jam ndonje njeri i persosur, por ama di kung fu :)
2. po mendoj si t’ja vjedh parfumin motres per sot etj etj. .
Krijmtaria s’ka fund sigurisht:)
-Ngjarjet ne Facebook: Ju mund te merrni pjese ne aktivitete te ndryshme te organizuara ne qytetin tuaj apo online si dhe te hapni aktivitete vete dhe te ftoni miqte tuaj.
Grupet ne Facebook- Kjo eshte nje nga rubrikat me interesante dhe te rendesishme ne Facebook. Mund te kete tipar politik, argetues, hobi etj etj. Sidomos grupet politike kane shume anetare. Mund te veçoj ketu grupin “ve bast se mund te gjej 1 milione veta qe urrejne Bushin” apo versioni turk “ve bast se mund te mbledh 250. 000 veta qe ja shpif Erdogani” etj. Turqit jane te vetmit per te krijuar grupe me emra komike te pakten me aq sa kam vrojtuar deri tani nga grupet se ende s’kam pasur mundesi te kontrolloj shume grupet. Ja dhe disa emra te çuditshem grupesh “Sa te rri te martohem e e lodroj me rroça, rri beqo dhe dal per qefin tim”, “e shef ne rruge si flet me goje, por ne facebook e ben mik per koke”, “ne facebook do gjej dhe mamine time me kismet te Zotit” dhe pas disa ditesh doli nje grup tjeter me emer “e gjeta dhe mamine, rashe rahat tashme” :) . Po ashtu ka dhe plot grupe me karakter shendetesor dhe ambientalist. .
-Çeshtjet ne Faceboook- Edhe keto jane po aq te rendesishme sa dhe grupet . Sigurisht qe ketu mund te gjeni dhe çeshtje komike ashtu si dhe çeshtje te çdo tipi tjeter po ashtu si tek grupet.
Perveç rubrikave te lartpermendura, Facebook kohet e fundit shtoi dhe servise te tjera te rendesishme si importimi i blogjeve ne facebook, fotografive nga flickr etj etj. Kjo i dha perparesi facebook ndaj faqeve te tjera sociale si myspace, hi5 etj.
Pra siç mund ta shihni Facebook eshte nje sinteze bombastike e shume shebimeve popullore ne boten virtuale, te tera te servirura me sprucime origjinale per t’ju mbajtur perhere ne korrent, por aq sa dhe per t’ju lidhur goxha pas vetes. Facebook eshte kthyer ne nje trend, ne nje nga aktivitetet shoqerore dhe menyrat me “ngjitese” te komunikimit. Sigurisht qe kjo sjell dhe lidhjen dhe fiksimin mbas tij. Por ketu me duhet te them diçka. Mendoj se kjo eshte e kontrollueshme. Nuk e di por Facebookun me tere rubrikat e tij e krahasoj me ato hotelet turistike me 5+ yje qe kane ato sherbimet pa kufi dhe tufen e sherbimeve qe ofron me ato bufete e hapura te hoteleve.
Me kujtohen njerez te ndryshem pasi kthehen nga pushimet ne keto hotele. Kur i pyet si ja kane kaluar thone: Ah mrekulli, mrekulli u kenaqem ça sherbimi. . Vetem se jena shnosh mo . . se çar te hash para. . Me vjen ti them : Vella, mos ha çdo gje :)
Po e njejta gje vlen dhe per Facebook, mendoj. Mos prano çdo aplikim, mos mbaj dhe gjera qe nuk te pelqejne ne faqen tende apo mos u mer me gjera qe pasi i kryen do te bejne te ndihesh e bukosur :)Kjo esh rruga me e mire dhe e shendetshme per tu kapur sa me pak nga kjo epidemi.

Ah dhe nje keshille te fundit. Ruajini mire profilet tuaja dhe zgjidhni graden e privacise se tyre dhe te dhenave qe keni ne faqen tuaj . Dhe e mira e te mirave eshte te mos jepni shume te dhena sikur dhe Facebookut sepse mund te jeni te rrezikuar qe te dhenat tuaja ti shiten firmave te ndryshme reklamash!

Hajde pra ju qofte udha e mbare ne Facebook :)
(Peshkupauje)

Hueyda perseri in love!?


Historia e shumeperfolur e dashurise se Hueyda El Saied me nje biznesmen nga Maqedonia, eshte perfshire serish ne vorbullen e thashethemeve te Tiranes. Shkak per kete eshte bere vete ajo. Duke u shfaqur ne nje sfilate mode me mikun e saj misterioz. A eshte vertet ky i dashuri i hamendesuar i Hueydes? Lexoni me poshte qe ta zbuloni…

Ketu e shume muaj me pare, ndoshta nga fillimi i ketij viti, Hueyda El Saied do te behej personazh mjaft interesant per kronikat roze te gazetave dhe revistave te ndryshme. Arsyeja? Ishte nje histori dashurie me nje biznesmen shqiptar nga Tetova, qe nisi te perflitej shume ne ato kohe. Por askush prej gazetareve nuk arriti asnjehere te zbuloje te verteten e kesaj historie, ndersa vete Huedya El Saied do te bente te pamunduren per te humbur gjurmet e per ta shuar disi zhurmen e kesaj theshethemnaje te madhe. Keshtu, dite pas dite historia - e vertete ose jo- do te sfumohej pak e nga pak -deri ne harrim- nga te tjera histori e thashetheme te bujshme mbi personazhet e skenes dhe ekranit. Dhe Hueyda duhet te jete ndjere perseri e qete per aq kohe sa nuk do te shkruhej asnje rresht me shume mbi faqet e gazetave per miqesine e saj me tetovarin, te cilin e ka njohur mes miqsh te perbashket ketu ne Tirane, ku ai po zhvillon biznesin e tij farmaceutik.

Por, pikerisht atehere kur kishte arritur ta shmangte vemendjen mediatike ndaj kesaj historie, Hueyda El Saied ka ngacmuar perseri kuriozitetin e paparaceve dhe gazetareve. Ne naten e fundit te “Javes se Modes ne Tirane”, ku fotografet dhe gazetaret kane qene me te vemendshem se kurre ndaj te pranishmeve ne salle, ajo eshte shfaqur e shoqeruar nga nje djale. Ndaj pavaresisht perpjekjes per te mos u kuptuar se me ke ka qene e shoqeruar, Hueyda dhe miku i saj- emrin e te cilit nuk mundem ta mesojme - nuk kane pasur asnje shans t’i shpetojne objektivit te fotografit tone.

Jane shfaqur ne odeonin e Piramides, vetem pak minuta para se te fillonte sfilata e fundit e “Javes se modes ne Tirane” dhe jane ulur ne vendet qe kishin rezervuar mikeshat e Hueydes, te cilat kishin mberritur pak kohe me pare. E kane vazhduar deri ne fund lojen “jemi, s’jemi”, pa e kuptuar se keshtu do t’i shtonin edhe me shume dyshimet tek kureshtaret e do te ndillnin edhe me shume thashethemet brenda asaj salle. Derisa disa syresh jane kujtuar per ate historine e harruar te dashurise se shumeperfolur te Hueydes me maqedonasin, e kane nisur te hamendesojne: A mos valle eshte pikerisht ky ai djali misterioz!? Kesaj pyetjeje ne mundem t’i jepnim pergjigjen me te sakte te mundshme, vetem pas disa hulumtimesh te vogla. Dhe pergjigjja jone s’mund te ishte tjeter vecse: Po, ai eshte, biznesmeni nga Tetova.

Gjithsesi, kaq informacion dhe kjo shfaqje e tyre krah njeri–tjetrit ne nje vend te tille publik, nuk na kane mjaftuar per te thene me kaq shume siguri, nese mes tij dhe Hueyda El Saiedit qendron vertet nje histori e fshehte dashurie - pra ashtu sic eshte komentuar ne gjithe keto kohe- apo thjesht nje marrdhenie shume e mire mes miqsh, qe vazhdon te funksionoje per aq kohe e aq here sa ai mund te gjendet ne Tirane, ku po zhvillon biznesin e tij farmaceutik. Mund te qendrojne mjaft mire secila prej ketyre varianteve. E ndoshta as qe do te ishim ngacmuar dhe kaq nese Hueyda dhe miku i saj tetovar nuk do te perpiqeshin aq shume per te mos rene ne sy se ishin me njeri- tjetrin. Ishte pikerisht kjo loja e tyre “jemi, s’jemi” qe na beri te besojme me shume tek varianti i pare, ai i historise se shumeperfolur te dashurise. I asaj historie qe do te harrohej shume shpejt, por qe Hueyda do t’ua risillte ne mendje te tjereve vetem pak dite me pare, duke shenur keshtu gabimin e saj te radhes: duke u shfaqur ne krah te mikut te saj, pikerisht aty ku nuk duhej.

Nate pas nate

Java kushtuar modes e ka gjetur ne Tirane Hueyda El Saiedin dhe jo ne udhetimin e saj te zakonshem drejt Frances. E vec kesaj e ka gjetur dhe me te lire se kurre prej angazhimeve te saj me projektet artistike. Ndaj dhe ka pasur gjithe kohen e mundshme per te ndjekur pothuajse te gjitha sfilatat e organizuara gjate “Javes se Modes ne Tirane”, organizuar ne sallen qendrore te Qendres Nderkombetare te Kultures “Pjeter Arbnori”. Ku nuk ka mundur te jete ne cdo nate me te njejtet miq, te cilet nuk mund te kene pasur aq kohe te lire sa ajo.

Soni dhe Flori: Bashkë jemi mirë edhe në një kasolle

Për herë të parë Soni Malaj dhe Florian Mumajesi flasin së bashku për historinë e tyre të dashurisë dhe një këngë që do të këndojnë në duet

Ajo e mban për krahu. Ka një vështrim paksa të shqetësuar. Të veshur sportivë. Preferojnë të ulen brenda. Njerëzit janë tepër kuriozë, kur bëher fjalë për personazhe publikë, aq më tepër kur intervistohen. Veçse ata nuk kanë asnjë droje kur flasin për njëri-tjetrin dhe i japin notën 10 dashurisë së tyre. Soni Malaj dhe Florian Mumajesi përmenden gjithandej si çifti i momentit. Nuk e kanë mohuar asnjëherë që kanë një histori dashurie, por tani preferojnë ta bëjnë edhe më publike këtë deklaratë. Bashkë në një duet që quhet "Fluturimi 3470". Një këngë R&B and soul. Një duet ndryshe nga ata klasikë me finale madhështore. Një bashkëpunim që lindi gjatë punës në studio. Më shumë një shkëmbim idesh. "Nuk mund t'i thuash jo së bukurës", - thotë Flori. Pjesë e dukshme e tregut muzikor shqiptar, Mumajesi dhe Malaj japin mendimin e tyre për zhvillimet e fundit muzikore, për muzikën e vërtetë, atë që dëgjohet me sy mbyllur, për piraterinë dhe të qënurit i pasur me xhepa bosh. Nuk ngurojnë tu përgjigjen pyetjeve edhe për veten e për njëri-tjetrit. "Bashkë jemi mirë edhe në një kasolle", - thotë Flori. Pas një shprehjeje të tillë, ajo nuk mund t'ia kursejë një të puthur.

Çfarë është fluturimi 3470?

Flori: Nuk është një numër domethënës. Është seria e një fluturimi, e një bilete. Një numër që më erdhi në mendje. Një avion që ulet në një aeroport, nga ku nuk zbret njeriu i zemrës. Unë e kërkoj, ajo nuk është. Është një këngë që më ka buruar dhe si e tillë shpresoj të jetë diçka e mirë, shpirtërore dhe e vërtetë.

Soni: Është një fluturim i këndshëm. Rikthehem në pistën e "Këngës Magjike" dhe shpresoj që kënga të pëlqehet, të arrijmë të përcjellim atë emocion me të cilin e kemi kënduar. Por emocioni më i madh është që dal në skenë me Florin. Është një ngjarje shumë e veçantë. Dhe tani unë po përjetoj pikërisht këtë emocion. Kam realizuar një këngë me Florin, një këngë të bukur që unë e ndiej. Nuk ka qenë pikësynim festivali, as çmimi. Nuk e kisha ndër mend të merrja pjesë në festival. Isha entuziazte që Flori po merrte pjesë me një këngë të bukur, madje isha e lumtur. Por kur m'u dha rasti të jem pjesë e këngës, kjo ishte gjëja më e bukur. Sa herë e dëgjoj emocionohem dhe është bukur që këtë ndjesi ta ndash me njeriun më të afërt.

Jeni të dashuruar dhe që në duetin e parë i këndoni një ndarjeje?!

Soni&.Flori: Nuk është ndarje. Nuk ia kushtojmë këngën njëri-tjetrit.

Flori: Jemi të emocionuar që këndojmë bashkë, por nuk e kishim menduar më parë. Nuk duam të abuzojmë me dashurinë tonë dhe me faktin që jemi bashkë. Kur teksti i këngës u krijua, u mbështetet në një dashuri që kushdo mund ta jetojë. I këndojmë dashurisë. Kënga ka shumë ngjarje. Ti nuk e sheh por e krijon me mendjen tënde imazhin.

Po do ketë një duet, me një këngë kushtuar historisë suaj?

Flori: Kemi bërë plot këngë për njëri-tjetrin. Momentalisht unë po punoj me Sonin, kështu që këto krijime kanë shumë dashuri.

Soni: Gjërat e bukura nuk programohen. Ato dalin vetiu. Nëse nisesh për të bërë diçka të bukur, ndoshta ajo nuk vjen kurrë. Kur gjithçka është organike, edhe emocioni ndihet nga dëgjuesi.

Pra ekziston mundësia që të ndjesh një këngë pa parë një videoklip?

Flori: Me këtë këngë po. Që kur u brumos mund të imagjinoje qindra këmbë që zbresin shkallët dhe ti nuk sheh njeriun e dashur.

Soni: Kur kënga ka një videoklip, atëherë ajo është më e plotë, por ne mund të japim rastin e këngës "Me sy mbyllur", apo "Ndarja", që nuk u shoqëruan me klipe, por u bënë hite. Kur një këngë është e bukur dhe ka emocionin brenda…

Por duket se sot shitet më shumë imazhi.

Flori: Jam pak skeptik në këtë pikë. Nuk mendoj se ato shiten, ato hyjnë në treg. Tek CD-të që blihen nuk janë ato. Nëse një femër është e bukur, ajo nuk dëgjohet, ajo shikohet. Nuk ka vlera artistike. Dhe mendoj se njerëzit po velen nga kjo.

Soni: Ne kemi edhe këngëtare të bukura që janë edhe të mira, por mendoj se të qenurit një sekssimbol ka dalë nga moda. Publiku bën zgjedhjen e vet. Një këngë pa vlera nuk mund të jetë refreni i një dite, të të gjendet në një moment të trishtë.

Flori: Nuk mund të mbyllësh sytë e ta shohësh, apo të udhëtosh natën e ta dëgjosh në makinë. Jo, nuk ndodh.

Si i shihni zhvillimet në tregun muzikor shqiptar?

Flori: Kohëve të fundit pak këngë me vlera janë krijuar. Këngëtarët shohin edhe pjesën e biznesit. Në shesh, ku këndohen këngë ritmike, nuk mund të dalësh me një baladë, sepse masa nuk ta kupton. Influencohen nga shijet e publikut, që duhet thënë janë të çuditshme. Kështu ndodh që nuk bën dot atë që do.

Soni: Në përmirësimin e kësaj situate rol duhet të luajnë edhe festivalet. Marrim "Këngën Magjike", që vitet e fundit, duke parë gjithë këtë gjullurdi në treg, po përpiqet të sjellë vlera.

Flori: Është një mundësi për të bërë atë që do, që ndjen, pa menduar në do të ngrihet në këmbë publiku, apo jo.

Bëhesh i pasur me këngën? Si ju rezulton në llogarinë bankare?

Flori: Shpirtërisht vetëm. E ndiej veten të pasur kur bëj muzikë, madje njeriun më fatlum në botë, por ekonomisht jo. E kam filluar me një llogari zero dhe vazhdon të jetë zero. Nuk mund të abuzohet me diçka që del nga shpirti.

Soni: Muzika është diçka shumë emocionale, shpirtërore. Florit i ndodh të zgjohet edhe në 02.00 të natës për të hedhur një motiv që i ka lindur në mendje. Ne e përjetojmë muzikën, sepse është një dashuri e madhe që kërkon përkushtim. Dhe si të tillë, zor se bëhemi të pasur, pasi edhe kompromiset nuk i pranojmë lehtë.

Si e shpjegoni atëherë fenomenin e plagjiaturës, apo "vjedhjes" së muzikës?

Soni: Mendoj se është një fenomen në zvogëlim. Para disa vitesh ishte shumë i përhapur, sepse edhe kompozitorët nuk dinin si të silleshin. Vinin nga festivalet me këngët e mëdha, ndërkohë që tregu ndryshoi dhe kompozitorët ishin konfuzë. Edhe mua më ka ndodhur në albumin e parë.

Si qëndron e vërteta e këngës suaj "të vjedhur" nga kënga serbe fituese e Eurovizionit, mos ndoshta u "fry" ca si tepër kjo çështje?

Soni: "Fryrja" nuk erdhi nga ne, por nga Suedia e Danimarka. Nuk mendoj se shqiptarët janë të parët që mbrojnë punën dhe artin e tyre, përkundrazi. Në atë periudhë më ndodhi, që shumë vende të Evropës më mbronin, ndërsa në Shqipëri u ngritën artistët (ndoshta nga xhelozia) të mbronin Serbinë. Këtu ishte edhe kontradikta. Mendoj se kjo histori ndihmoi të evidentohej kënga shqiptare. Kështu që duhej marrë në sensin pozitiv. Unë nuk e mora si një çështje personale. Ka këngë të tjera shqiptare që janë marrë nga vendet fqinje dhe ne nuk kemi guxuar të ngremë zërin.

Pra ju i qëndroni idesë se kënga serbe është e vjedhur?

S'mund të them e vjedhur. Po ka ngjashmëri, ndoshta për faktin që është baladë. Ka ngjashmëri në mënyrën e të kënduarit, zërit ndoshta.

Meqënëse jemi tek Eurovizioni, e mendoni pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit, me qëllimin për të shkuar në atë Evropian?

Soni: Nuk e shohim festivalin e fundvitit si trampolinë për në Eurovizion. Festivali i madh i ka zhgënjyer shumë artistët. Nuk arriti t'i mbante afër. Këngëtarët dhe kompozitorët e mirë nuk e shohin më si diçka ndjellëse për të shkuar në Eurovizion. Flori: Jemi shumë më të interesuar të sjellim diçka të bukur që të na pëlqejë ne dhe publikut. Edhe Eurovizioni vet është kthyer në një pazar, është pjesë e politikës dhe personalisht nuk më emocionon fare dhe nuk më josh për të bërë një këngë për atje.

Soni: Festivalin Evropian e ndjekim për të parë të rejat dhe e mbështesim Shqipërinë me këdo që të përfaqësohet, por pa entuziazëm. Nuk është më një ëndërr.

Ujë dhe sapun

Dashuri me notën 10

Cili është përkufizimi juaj për këngën?

F: Dashuri shumë e madhe.

S: Kënga është shpirt. Veçse dashuri është edhe energji shumë e madhe.

Cila është dashuria e parë?

F: Kënga

S: Padyshim kënga. Që e vogël këndoja "non stop".

Po më e madhja?

F: Kënga nuk të braktis kurrë. Sa herë që ulem në tastierë ajo është aty. Dhe ndonjëherë më vjen keq për të sepse unë e "shfrytëzoj". Por ka edhe një tjetër dashuri, po kaq e madhe dhe e ndryshme. Është dashuria për njeriun.

S: E njëjta

Ç'ju mallëngjen?

F: Më mallëngjen diçka që më mungon, diçka që është e bukur, që e kam dhe s'e kam. Më mallëngjen edhe stina. Stinët kur ndërrohen më japin një ndjesi… Nuk lidhen me kujtimet.

S: Më mallëngjen një situatë, një këngë, një njeri…

Ç'ju bën të qeshni?

S: Flori

F: (qesh)

Cili ka qenë momenti më i trishtuar në jetën tuaj?

F: Humbja e babait tim.

S: Nuk kam pasur situata shumë të trishtuara.

Cili ka qenë momenti më i lumtur?

F: Sot. Në këtë periudhë ndihem njeriu më i lumtur.

S: Unë dhe Flori ngjajmë shumë… Ka kohë që jam e lumtur dhe është në vazhdueshmëri. Janë gërshetuar bashkë dashuria, puna, jeta familjare, gjithçka.

Ç'fëmijë jeni për prindërit tuaj?

F: Mistrec.

Soni: Paksa i llastuar, por jo për keq. Një fëmijë që nuk ka sjellë probleme të mëdha. E mirë… Pak në botën time të muzikës.

Po si të dashur? (Ç'notë i jepni vetes)

F: Pyet Sonin. Notën 10.

S: Pyet Florin

Ç'ju pëlqen tek njëri-tjetri?

F: Më pëlqen dashuria për punën, emocioni për atë që kemi ëndërruar që kur kemi qenë të vegjël, më pëlqen sepse është shumë e kujdesshme. Është e mrekullueshme në raport me njerëzit. Është e matur, e komunikueshme. Por ajo që pëlqej më shumë është që ajo më dashuron shumë dhe unë gjithashtu.

S: E dua sepse më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Është dhurata më e bukur e jetës sime. E veçanta në çiftin tonë ëshë që e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njeri-tjetrin. Përveçse kemi shumë gjëra të përbashkëta, kemi shumë dialog dhe e duam njëri-tjetrin pa kufij.

Çfarë nuk pëlqeni tek njëri-tjetri?

S: Mua më pëlqejnë edhe defektet e Florit. (Ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë…) (qesh)

F: Janë gjëra fare të vogla, që mund t'i kemi patur që në fëmijëri. Fakti që jam me Sonin nuk është rastësisht. Kam gjetur atë që dua. E vlerësoj me notën 10.

Si e bëni gjumin?

F: Me sy mbyllur. Ëndërrat janë ekskluzivitet i Sonit, i sheh edhe me përkthim ndonjëherë, edhe me spote publicitare në mes (qesh).

S: Flori tallet me mua, se çohem në mëngjes e ia tregoj me hollësi. Ai më thotë TV "Ëndërra".

Ku besoni?

F: Më së shumti tek vetja, pastaj tek një fuqi e mbinatyrshme. E kam të vështirë t'i vë një emër. Dikush beson tek një fe, dikush tek një simbol. Kështu që s'mund të them që besoj tek feja, apo tek perëndia. Thjesht tek diçka e madhe, tek e cila kam nevojë të besoj. Por më shumë besoj tek vetja. Nëse i vë vetes një qëllim, e arrij.

S: Unë besoj shumë. Jam besimtare e krishterë, por besoj shumë edhe tek Flori.

Ç'prisni nga fundviti?

F: Pres të përmirësohet gjithçka që mendojmë në mëngjes dhe nuk funksionon. Shpresojmë që punën tonë ta shijojmë si artistët jashtë shtetit, (të paktën si ata në Maqedoni), ku gjërat shkojnë shumë mirë, sepse funksionon shteti, e drejta e autorit, gjithçka që ka lidhje me muzikën. Shpresoj të përmirësohet gjithçka që nga gjërat më të thjeshta, që nga uji e dritat, që nuk i kemi në mëngjes. Po më e rëndësishne është që të kemi shëndet dhe të jemi mirë familjarisht. Sa për njëri–tjetrin, edhe në një kasolle jemi rehat bashkë… (Shekulli)

Kapet peshkaqeni "tiger" ne Vlore, paralajmerohet rreziku

Vlore - Nje peshkaqen i llojit "tiger" ka rene mengjesin e djeshem ne rrjetat e peshkatareve vlonjate, rreth 10 milje larg bregut.

Sipas burimeve nga punonjesit, egersira e detit u kap ne nje thellesi prej rreth 300 metrash, peshonte rreth 300 kilograme dhe ishte 3,3 metra i gjate. Ky eshte rasti i dyte i kapjes se peshkaqeneve gjate dhjete diteve te fundit, ndersa specialistet thone se peshkaqeni i kapur dje eshte nder grabitqaret me te rrezikshem edhe per njerezit.

Shqipëria - Sërbia: Krahasimi strategjikë i bërë nga CIA


Inteligjenca Amerikane (CIA) ka bërë një krahasim strategjikë ndërmjet Shqipërisë dhe Sërbisë, analistët e CIA-së kan marë parrasysh të gjitha standardet e jetesë në detaje dhe kan ardhur në konkluzion se Shqipëria në ç'do aspekt e kalon Sërbinë.

Shqipëria zhvillohet dy herë më shpejtë se Sërbia, Shqipëria e ka papunësin më të ulët në krahasim me Sërbin, ndër analizat e ndryeshme është edhe ajo e të ardhurave për një banorë në vitë ku në Sërbi është 2.600 $ e në Shqipëri 4.900 $

Analizat e krahasimit në detaje:

* Sërbia: 77.311 km² pa Kosoven dhe Malin e Zi (e nëse ndahet Vojvodina dhe Presheva atëher do të ket vetem 50.811 km²)
* Shqipëria: 28.748 km²

Unë po ja shtojë këtë Shqipërisë

* + 10.877 km² Kosova
* + 5.119 km² Kosova Lindore (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), ups Iliriden s'po guxoj ta shtojë deri në fund të 2006 se na kritikojn pastaj, kjo është shtimi i im:).

Pasurit natyrore

* Sërbia: Gaz, Hekur, bakër, qymyrëgur dhe disa minerale "(por nuk kan bër ndarjen me Trepçen kështu edhe ata nuk e din saktësisht)".
* Shqipëria: Naftë, gaz natyrorë, qymyrëgur, krom, dru e disa minerale tjera me pak rëndësi

Toka e punuar

* Sërbia: 28.35 % këtu e marin parasyshë edhe Vojvodinen
* Shqipëria: 21.09 %

Numri i qytetarëve

* Sërbia: 6.200.000 (qershor 2005) pa Kosoven dhe Malin e Zi
* Shqipëria: 3.563.112 (qershor 2005) pa Kosoven

Mosha mesatare

* Sërbia: 0 - 14 = 14.1%
15 - 64 = 46.9%
më të vjetër se 65 vjetë përbejn 39%
* Shqipëria : 0 - 14 = 25.6%
15 - 64 = 65.8%
më të vjetër se 65 vjetë përbejn 8.6%

Mesatarja e moshës

* Sërbia: 47.79 vjetë
* Shqipëria: 28.52 vjetë

Mesatarja e shtimit të popullësisë

* Sërbia: 0.02%
0.87 fëmijëve për një grua
Nataliteti: 12,12 në 1.000 banorë
Mortaliteti: 10,49 në 1.000 banorë
* Shqipëria: 0.52%
2.04 fëmijëve për një grua
Nataliteti: 15,08 në 1.000 banorë
Mortaliteti: 5,12 në 1.000 banorë

Mesatarja e jeteses

* Sërbia: 74.73
* Shqipëria: 77.24

Shtimi Bruto i të ardhurave shtetërore

* Sërbia: 4% (28.37 Miliard $)
* Shqipëria: 6% (18.05 Miliard $)

Të ardhurat përsonale në vitë

* Sërbia: 2600$
* Shqipëria: 4900$

Papunësia

* Sërbia: 31.6%
* Shqipëria: 14.4%

Varfëria

* Sërbia: 30% (2005)
* Shqipëria: 25% (2004)

Inflacioni

* Sërbia: 15.5%
* Shqipëria: 2.5%

Investimet

* Sërbia: 14.2%
* Shqipëria: 22.6%

Rritja e prodhimit industriale

* Sërbia: 1.7%
* Shqipëria: 3.1%

Borxhi

* Sërbia: 15.43 miliard $
* Shqipëria: 1.41 miliard $

Mbrojtja ushtarake

* Sërbia: Ushtarë të aftë për të luftuar (prej 19 deri ne 49 vjetë) 1.435.000
Shpenzimet ushtarake 654 milion $
* Shqipëria: Ushtarë të aftë për të luftuar (prej 19 deri ne 49 vjetë) 809.524 (pa Kosoven, Iliriden, Kosoven Lindore dhe Malësin).
Shpenzimet ushtarake 56.5 milion $

10 Ishujt me Romantike te Botes


1.Ishujt Franceze Polynesian
Pse jane te vecante? Kane nje joshje te pamate alla Oqeani Paqesor, dhe me nje prekje te holle, por te dallueshme Franceze. Do te thote nje nderthurje e nje ishulli te vetmuar, me lukset e qytetit te dashurise - Parisit. Me shume se kaq.
Resortet me te mira? Bora Bora, Moorea, Raiatea, Tahaa dhe Tetiaroa
Koha me e mire? Nga Maji ne Tetor.

2. Ishulli Bali
Pse eshte i vecante? Ka nje tarrace orizi te jashtezakonshme, dicka qe mund ta shihni vetem ketu dhe ne asnje vend tjeter te botes. Ka nje art perfshires dhe muzike terheqese, e shoqeruar me kercime karakteristike. Jeshilja mbizoteron ne kete ishull.
Resortet me te mira? Udub dhe pjesa e fundit e bregdetit jugperendimor (pervec Kuta"s, qe eshte me shume nje ishull ku te zene ethet, ato te semundjes, jo te dashurise).
Koha me e mire? Nga Maji ne Shtator.
Shenime: Bali eshte nje ishull Indonesian dhe eshte me perendimori i Ishujve Lesser Sunda, qe shtrihen mes Javes ne perendim dhe Lombokut ne jug. Eshte nje prej 33 provincave te ketij vendi. Ky ishull eshte vendi ku jetojne dhe nje pjese e vogel Hindu-sh. Skulpturat jane shume te perhapura, e gjithashtu punimi artistik i lekures dhe metalit.

3. Ishujt Fiji
Pse jane kaq te vecante? Resorte te personalizuara, shume prej tyre ne ishuj shume te vegjel, te cilet leshohen me qera. Per pak kohe mund te te duket vetja si nje Robinson Kruzo.
Resortet me te mira? Ishulli Taveuni dhe grupi i ishujve Mamanuca dhe Yasawa.
Koha me e mire? Nga Maji ne Tetor.
Shenime: Ky eshte nje ishull shtet ne Oqeanin Paqesor. Shteti ka nje arqipelag prej 322 ishujsh, 106 prej te cileve jane te banuar. Nderkohe afer ishujve te medhenj ka edhe te vegjel, shpesh here, shume me te bukur se te medhenjte. Dy ishujt e medhenj Viti Levu dhe Vanua Levu mbajne 87% te popullsise.
Emri Fiji ne gjuhen e vjeter Tongan do te thote Ishull.

4. Ishujt Seychelles
Pse jane kaq te vecante? Ishuj magjepes dhe atole te vendosura ne Oqeanin Indian. Pamje super fantastike.
Resortet me te mira? Praslin dhe Le Digue (ishulli kryesor Mahe, eshte me pak terheqes)
Koha me e mire? Nga Maji ne Shtator
Shenime: Keto ishuj jane nje Republike, dhe te gjithe jane 115 ishuj qe ndodhen 1.600 km ne lindje te Afrikes. Eshte ne pjesen me veriore te Madagaskarit.

5. Ishujt Greke
Pse jane kaq te vecante? Jane cuditerisht ctendoshes dhe clodhes. Te ngadalesojne ne nje menyre esktremisht romantike. Jane te zgjedhurit e shume te sapomartuar per muajin e tyre te mjaltit. Vendi ideal per te bere muaj mjalti.
Resortet me te mira? Santorini, Mykonos, Rhodes dhe padyshim Kreta.
Koha me e mire? Nga Qershori ne Shtator.

6. Ishujt Hawaiian
Pse jane kaq te vecante? Klima e ketyre ishujve vullkanike eshte e deshirueshme per cdo njeri. Plazhet e tyre jane fantastike.
Resortet me te mira? Kauai, Lanai dhe Maui.
Koha me e mire? Gjate gjithe vitit.
Shenime: Muajt ku shiu eshte me i mundshem te bjere jane nga Tetori ne Prill. Koha eshte me e thate nga Maji ne Shtator, por temperaturat me te larta, ne keto ishuj rrisin edhe rrezikun per uragane.
Temperaturat mesatare jane 32 Grade Celcius.
Uraganet ne Hawaii kane mundesi te vijne nga Qershori deri ne Nentor, atehere kur stuhite jane me te mundshme edhe ne Oqeanin Paqesor qe lag keto ishuj.

7. Ishujt Madeira
Pse jane kaq te vecante? Ishulli subtropikal i Madeires ka nje panorame piktoreske me male qe ngrihen lart dhe nje bregdet me veti kuruese kur e sheh. Te keputet shpirti me pak fjale.
Resortet me te mira? Pjesa Jugore e ishullit.
Koha me e mire? Nga Maji ne Shtator.
Shenime: Ishujt kane dy aeroporte, nje ne Vila Baleira dhe nje ne Madeira. Gjate uljeve me avion per shkak te areoportit te amortizuar, ka patur edhe incidente. Nje tjeter gje interesante eshte se transporti mes ishujve behet me avion, me aviona te vegjel, qe te bejne te shijosh nga lart me mire peisazhin fantastik.
Ishulli eshte i famshem per veren e tij te kuqe.

8. Ishujt Cook
Pse jane kaq te vecante? Kane plazhe me peme arrash kokosi, male vullkanike perrallore, dhe me thene te drejten shume pak turiste, keshtu eshte vendi i duhur per te bere gjithcka ne vendet me te bukura qe na ka falur natyra.
Resortet me te mira? Rarotonga dhe Aitutaki.
Koha me e mire? Nga Maji ne Tetor.
Shenime:Ishujt Kook jane te pavarur nga Zelanda e Re dhe kane nje hapesire prej vetem 240 km katroresh. Turizmi eshte industria numer nje e zhvillimit ekonomik te vendit. Ai eshte i njohur githashtu edhe per perlat dhe eksportimin e frutave. Nje art i njohur ne ishujt Cook eshte Tivaivai, nje lloj e qendisjeje e vecante.

9. Ishujt Karaibe
Pse jane kaq te vecante? Ky eshte argetimi me i mire per ata qe duan nje jete nate plot te papritura, ata qe jane aventuriere, dhe ata qe duan te nxihen te nxihen dhe vetem te nxihen.
Resortet me te mira? Though Jamaica, St. Barts, St. Johns, St. Kitts, dhe St. Lucia.
Koha me e mire? Gjate gjithe vitit.
Shenime: Vendi ka me shume se 7.000 ishuj, dhe pjese te vogla te izoluara.

10. Ishujt Bermuda
Pse jane kaq te vecanta? Perfishjne ishuj roze dhe shtepi po roze, dhe te gjithe flasin anglisht si te ishin ne Londer.
Resortet me te mira? Plazhet e Kembrixhit dhe Hoteli Elbow.
Koha me e mire? Nga Maji ne Shtator.
Shenime: Ishujt Bermuda jane perfshire ne Trashegimine Boterore. Uji eshte shume i kthjellet, dhe eshte vendi i duhur per ata qe duan te zhyten gjithe kohes per te eksploruar fundin e detit. Ne Ishujt Bermuda perfshihet edhe nje Muze, Nje kopesht Zoologjik, dhe nje Akuarium gjigand. (TAR)

Rritet Numri I te Varurve nga Puna

26.07.2007 – (AlbanianTimes) - Studimet e fundit, tregojne se eshte rritur numri i te varurve nga puna, pra ata qe nuk mund te largohen nga kompjuteri madje edhe gjate pushimeve te veres.

Pra po rritet dita dites, nje lloj popullate qe ne valixhet e pushimeve nuk rrine dot pa futur laptopin e tyre personal, ku gjenden dosjet dhe arkivat e zyres, pra puna e lene pergjysem. Moda ka lindur ne SHBA, por po zhvillohet edhe ne Europe. Stresi i punes shkon edhe ne plazh dhe zonat malore. Keta njerez i bejne pushimet me kompjuter perpara per te mbaruar edhe gjate atyre javeve, planet qe u ka lene shefi.

Shendeti psiko fizik perkeqesohet edhe me tej duke e kthyer punen ne nje droge. Psh ne Amerike, eshte dyfishuar numri i atyre qe shkojne ne vende turistike me kompjuter dhe celular me qellim qe te mbarojne pune. Kjo quhet nje varesi mendore, per rreth 40% te njerezve qe punojne ne kontinentin pertej oqeanit.

Mendohet vetem per punen duke lene pas dore edhe familjen. Celulari esht bere nje mjet mjaft i domosdoshem dhe ata nuk e heqin dot nga dora nje moment. Pra, pushimet shijoheshin me shume kur teknologjia ishte shume me pak e zhvilluar. (TAR)

Maqedonasja toples në Sarandë, njoftohet policia

SARANDË- Dalja "toples" (pa sytjena) e një femre në plazhet e Sarandës konsiderohet ende si mollë e ndaluar. Kjo nuk vlen vetëm për femrat shqiptare por edhe kur ndonjë nga turistet e huaja tenton të bëjë një gjë të tillë banorët alarmohen dhe njoftojnë policinë. Kjo ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në plazhin e ri të qytetit turistik të Sarandës.

Një çift maqedonasish nga Shkupi kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në Sarandë. Teksa kanë bërë banjë dielli gruaja ka vendosur të heqë veshjen e sipërme që të marrë më mirë rrezet por sapo ka ndodhur kjo gjë është vënë alarmi. Persona të tjerë që kanë qenë duke pushuar në plazh kanë njoftuar me anë të telefonit policinë duke kërkuar ndërhyrjen e saj për të shmangur këtë "shfaqje të huaj".

Edhe policia sarandjote është treguar tepër e gatshme që të ndalojë pushuesen e huaj dhe ta detyrojë atë që të vishet. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes me shpejtësi të madhe. Pasi ka dëgjuar këshillat e policisë, çifti nga Shkupi ka kërkuar ndjesë dhe vajza e re është riveshur sërish. Kjo është hera e dytë që qytetarët e Sarandës "skandalizohen" nga shfaqje të tilla në publik, të cilat, sipas tyre, janë të papranueshme. Një vit më parë, një grup femrash, turiste ditore nga vendet skandinave u zhveshën në të njëjtën mënyrë, gjë që detyroi administratën e bashkisë të vinin në vende të dukshme postera dhe lajmërime që nuk lejohej larja nudo në plazhet publike që ndodhen në vijën e bregdetit. (Shekulli)

Albanian Times: "Topless, nje beteje ende e hapur"

Plazhi e censuron dhe e denon, moda e injoron, por bukuroshet historikisht s"e kane patur problem ta demostrojne. Keshtu, edhe kete vere 2007, te berit plazh nudo ose topless, per ate qe deshiron, nuk eshte ndonje problem.

Kur shpertheu, 43 vjete me pare, ishte nje skandal i vertete. Por, me vone gjoksi i pambuluar u kthye ne nje stuhi te vertete verore, nje xhest tashme "i zhdoganuar" dhe nje mode, qe nuk ndalon kurre se foluri per veten mbi shezlonge dhe poshte cadrave te plazhit. Ne kundershtim me ate se cfare propozojne shtepite me te medha te modes per veshjet e veres ne det, femrat vazhdojne te nxihen me gjoksin jashte.

Valentino nuk eshte lodhur te veshe vajzat gjate sfilates me te fundit, por eshte munduar t"i nxjerre sa me topless te ishte e mundur. Per kete fenomen, Zhan Klod Kaufman, sociolog francez, sapo ka shkruar nje liber qe del keto dite i titulluar "Trupa femrash, shikime meshkujsh, sociologjia e gjinjve nudo". Ne te, ai perpiqet t"i pergjigjet disa pyetjeve te rendesishme si psh. Me cfare justifikimesh duhet te heqim recipetat e rroba banjove? Cili eshte pozicioni me i mire ne plazh per tu ndjere i lire? etj. Me ndihmen e rasteve konkrete, mbledhje mendimesh ne plazhe te ndryshme franceze nga nje ekip kerkuesish, autori tregon detajet e nje praktike qe ne pamje te pare duket banale, por e themeluar ne rregulla sekrete.

Cdo femer duhet te respektoje nje kod sjelljeje i sugjeruar nga struktura e trupit te saj, nga mosha e saj, nga kultura dhe tipologjia e plazhit. Ajo duhet te dije te deshifroje sinjalet qe i dergohen nga shikimet qe vijne tek ajo dhe te dije tu pergjigjet me veprimet me te pershtatshme. Fundja gjoksi nudo, per nje femer ka qene gjithnje nje gjueti e mire. Kur moda e topless zbarkoi ne Europe ne vitin 1965, sapo kishte ardhur edhe periudha e minifundit, nje revolucion seksual dhe emancipues i femres. Cdo shtet reagoi kunder kesaj levizjeje femerore drejt lirise. Por, vendi me tolerues dhe trasgresiv ishte Franca. Ne Saint Tropez, nxjerrja e gjoksit nudo festoi triumfin e tij mondan mes festave te medha, larjes ne det naten, dashurive verore dhe menyres me te re te te jetuarit ne plazh. Nje prej protagonisteve te kesaj mode ishte Brigitte Bardo" e ndjekur nga Jane Fonda. Rruga per topless-in "demokratik", eshte totalisht e lire dhe cdokush mund ta ndertoje vete, mjafton te lesh ne dollap pjesen e siperme te rroba banjove tuaja.

Topless eshte simboli i afirmimit te pavaresise dhe lirise. Me gjinjte jashte, femrat e te gjithe botes luftojne ne betejen e tyre per barazi gjinore. Ndersa, pjesa komerciale eshte tjeter gje, mes modes dhe tendencave qe ikin e vijne, gjokseve te ribere e te silikonuar, deshira per tu fotografuar nga paparacet etj. Por, topless ka sjelle shume gjoba, arrestime, ndalime dhe madje censura neper plazhe. Beteja per fitoren e lirise per te nxjerre gjoksin, vazhdon edhe sot.

Nese ne Europe, ky fenomen i eshte kthyer normalitetit, ne SHBA situata eshte ende e veshtire. Pertej oqeanit, te dalesh vetem me gjysmat e bikinit, eshte ende tabu". Madje atje ka filluar edhe nje levizje per keto te drejta, e quajtur "TERA", inicialet e fjaleve "Top Free Equal Rights Association". Ato duan te drejten per te levizur me gjoks nudo, tamam si meshkujt. ikona e tyre e referimit eshte "Mariana", e pikturuar nudo nga DELAKRUA (Delacroix) ne pikturen "Liria" e vitit 1830. Kjo femer ishte nje vajze e re nga New York, e cila u denua nga bashkia e ketij qyteti, me nje gjobe prej 29.000 dollaresh sepse policia e kishte ndaluar te ecte rruges nudo nga mesi e larte. Ne plazhet italiane askush nuk i ndalon femrat te dalin topless dhe ligji nuk e konsideron me nje ofendim per publikun.

Edhe ne France, Spanje, Greqi dhe Kroaci nuk perben me nje problem. Madje ne keto vende ka edhe zona te rezervuara vetem per ata qe dalin nudo nga koka tek kembet. Ndryshon situata ne nje kontinent tjeter. Ne Florida eshte e ndaluar kategorikisht te dalesh me gjinjte jashte, pervec zones se South Beach ne Miami, ku policia nuk ka te drejte te ndaloje femrat qe duan te dalin ne kete menyre. Gjithashtu e njejta situate eshte edhe ne plazhin Haulover, i cili eshte nje parajse e vertete e nudisteve amerikane.

Ne Kaliforni ne disa plazhe, pervecse topless-it, nuk lejohet as duhani. Madje, ne plazhet e oqeanit Paqesor, ne arqipelagun e Tonga-s, nuk lejohet te flitet per kete gje. Ne Brazil, nuk eshte lejuar te dilet nudo, por pas shume protestave tani policia e ben nje sy qorr e nje vesh shurdh. Ndersa, ne Kuba ose Santo Domingo, nuk ka asnje ligj qe e ndalon topless. Ne disa zona ne ishujt Maldive nuk lejohet as te besh plazh me rroba banjo per hir te fese se popullsise, sepse rrezikohet nje gjobe shume e larte.

(TopAlbaniaRadio)
Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors