Showing posts with label Showbiz. Show all posts
Showing posts with label Showbiz. Show all posts

Brad Pitt dhe Angelina Jolie ne Venecia


Brad Pitt dhe Angelina Jolie jane te vendosur per ti treguar botes qe ata nuk jane gjate ndarjes sic kane shkruar disa nga tabloided kryesore. TMZ publikoi para disa kohesh qe cifti eshte gjate ndarjes dhe po kalonte nje periudhe shume te veshtire familjare dhe ata jane ne ndarje e siper por pushimet e fundit te ciftit ne venecia tregon ndryshe.

Leonardo dhe Bar nuk jane te fejuar


E dashura e Leonardo DiCaprios mund te jete pare me unaze ne dore kur po darkonin ne Gjermani po duket sikur cifti nuk jane gati per ti dhene fjalen njeri tjetrit perfundimisht.

Dicaprio dhe Rafaeli ishin ne kinema per Peace Gala 2010 ne berlin gjate fundjaves ku supermodelja kishte ne doren e majte nje unaze me gur diamante. Nje i aferm i ciftit konfirmoi se nuk jane te fejuar.

Ata jane bashke qe ne 2005 po gjate kesaj periudhe jane ndare dhe bashkuar disa here.


Leonardo Wilhelm DiCaprio Lindur me 11 Nentor 1974 eshte aktor i famshem amerikan. Leonardo u be i njohur me serialin “Growing Pains” kurse ne filmin “This Boy’s Life” ai mori nje fame boterore.







Bar Refaeli lindur me 4 qeshor 1985 eshte modele dhe aktore. Ajo ka luan si aktore kryesore ne filmin Session dhe ka nje fame boterore ne modeling ku ka qene ne faqet e para ne revistat me te medha boterore si Elle, Maxim, GQ….etj (Elina Demai)


Çiljeta mbush 25 vjec, ne feste edhe Shkelzen Berisha


Ka mbushur 25 vjeç te enjten dhe ka vendosur të bëjë një festë shumë speciale. Si fillim ka menduar të ftojë të gjithë kolegët e saj këngëtarë, të muzikës së lehtë dhe asaj popullore dhe më pas disa nga ata që mund të jenë kolegët e saj nesër, kur ajo mbase do vendosë ta lërë këngën dhe të merret me politikë.

Nuk ka patur përfaqësues të lartë nga Partia Demokratike përveç Rajmonda Bulkut e cila është deputete dhe prefektit të Tiranës Keltis Kruja, por kanë qenë të shumtë zëdhënësit e rinj që aderojnë edhe në forumet rinore të kësaj partie. Surpriza? Edhe djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni nuk i ka rezistuar ftesës së Çilit, por ka vendosur të jetë i pranishëm në një mbrëmje të paharrueshme për vetë protagonistën por edhe për të gjithë të ftuarit.

Shkëlzeni eviton paparacët

Edhe pse Çiljeta iu kishte premtuar të ftuarve se festa do të ishte private, pra pa praninë e fotografëve dhe gazetarëve, prezenca e tyre ka qenë e pashmangshme. Por ai që duket se ka qenë më i bezdisuri prej tyre, ishte djali i kryeministrit, Shkëlzeni. Ai ka qenë shumë i kujdesshëm që të mos bjerë pre e blicëve duke ditur që të gjithë janë kuriozë të mësojnë sa më shumë për çdo lëvizje të tij, por gjithsesi nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas miqve të Çiljetës thuhet se kjo e fundit nuk ka ndonjë njohje të afërt me djalin e kryeministrit por ka preferuar që edhe ai të ishte në festën e saj. Nga fotot duket se Shkëlzeni si të gjithë të tjerët, e ka shijuar mjaft atmosferën mes artistësh.

Dhurata të shtrenjta dhe shumë lule

Është e vërtetë që Çiljeta ka zgjedhur një ambient tejet luksoz për të sejdisur të ftuarit e saj, madje thuhet se ka shpenzuar shumë para, por edhe të ftuarti duket se nuk janë kursyer.
Sipas disa të njohurve të saj, thuhet se Çiljeta ka marrë shumë dhurata dhe me vlera të larta monetare. Të ftuarit nuk janë mjaftuar vetëm me lule të cilat kanë qenë të shumta, por ata i kanë sjellë vajzës seksi edhe bizhuteri të shtrenjta, parfume, këpucë, çanta, rroba e shumë dhurata të tjera më së shumti firmato. Thuhet se edhe Romeo i ka sjellë një unazë, byzylyk dhe varëse të shtrenjtë, por dhuratën më të shtrenjtë ia kanë bërë prindërit e saj të cilët i kanë dhuruar vajzës së tyre të vetme një unazë me gurë diamanti. Edhe tortën e ditëlindjes ka preferuar që t’ia sjellë vetë i ati ndërkohë që Çiljeta ka hipur majë të një tavoline për të fikur 25 qirinjtë. Nuk diaskutohet që pamja e saj ka qenë perfekte, falë hijeshisë që i jepte fustani ngjyrë portokalli i firmës Cavalli.

Çili përsëri me Romeon

Duhej pikërisht kjo festë për të mësuar një herë e mirë nëse Çiljeta vijon të jetë akoma e lidhur me Romeon apo janë ndarë, sipas disa zërave që qarkullonin prej kohësh mbi këtë dilemë. Dhe pikërisht natën e festës së ditëlindjes së saj, kemi marrë përgjigjen. Çiljeta vijon të jetë me Romeon dhe duket se lidhja e tyre po funksionon për mrekulli. Gjatë festës Romeo nuk ka qenë edhe aq aktiv. Atij nuk i pëlqen të jetë në qendër të vemendjes dhe në këto raste preferon të rrijë diku i shmangur nga njerëzit dhe aq më shumë nga fotografët. Por duke qenë i dashuri i Çiljetës, shmangia është thuajse e pamundur.

Çiljeta zgjedh vëllezërit korçarë për festë

Megjithëse shumica e të ftuarve ishin këngëtarë, Endri dhe Stefi, dy vëllezërti korçarë kanë qenë dy këngëtarët kryesorë të festës. Ata kanë kënduar gjithë repertorin e tyre, këngë të tjera shumë të njohura për publikun dhe të përshtatshme për një festë të tillë por edhe serenata bashkë me Çiljetën. Ka qenë vetë Çili që ka preferuar Endrin dhe Stefin për të mbajtuar peshën kryesore në festë paçka se ata e kanë ndarë mikrofonin me shumë këngëtarë të tjerë gjatë darkës.

Genti: “Flori nuk i hapim kutitë”

Me siguri duke shfrytëzuar dhe atmosferën disi të tensionuar politke mes partisë socialiste dhe asaj demokratike, Genti i THSHBLSH ka dashur të ngacmojë pak Florin e WSF i cili siç e dimë ka kënduar kolonën zanore të partisë socialiste në zgjedhjet e fundit. Genti e ka përshëndetur me dy gishta lart si për t’i treguar se këtu ishte një ambient artistësh por edhe ambient demokrat. Janë pikërisht ata që ju thonë “nuk i hapim kutitë”- ka dashur t’i thotë Genti. Por dihet që artistët edhe pse kanë simpati për një forcë të caktuar politike nuk e shprehin tifozerinë e tyre në mënyrë aq demonstrative nga ato që të krijon bezdi.

Ditëlindje apo dasëm?
Teksa shohim Sinan Hoxhën, edhe ky një nga të ftuarit e ditëlindjes së Çiljetës, me një 10 mijë lekësh në dorë, të kujtohen atmosferat e dasmave, ku dhëndrit dhe nuses i hedhin para teksa kërcejnë. Nuk e dimë se përse Sinani ka nxjerrë para dhe i ka mbajtur ashtu në mënyrë demostrative: për të treguar se paratë nuk i mungojnë, kishte harruar t’i blente një dhuratë Çiljetës dhe vendos t’i japë para, apo thjesht për të bërë pak shaka para aparatit të paparacit tonë? Gjithsesi Sinani dhe Valbona Mema kanë qenë lezeti i mbrëmjes pasi nuk kanë ngurruar të këndojnë disa këngë nga repertori i tyre të cilat siç dihet ndezin atmosferën e çdo feste.

Panorama Plus

NDRYSHIMI EKSTREM I BIG MAMES

A E MBANI MEND BIG MAMEN?


OK! OK! JO KËT’ BIG MAMËN, POR KËT’ KËTU POSHTË LOL



Këngëtarja më me humor në Shqipe tani mund t’i shtoj rezymesë së saj dhe titullin e këngëtares me ndryshimin më të madh në Shqipe. Është për tu admiruar sesi brenda pak më shumë se një viti Big Mama ka arritur të transformojë veten e saj nga Big Mama në Mama mia!!!


Cheryl Cole “magjeps” Angline me “3 fjale”


Ne te shkuaren ka fituar fame fale pjesemarrjes ne “Popstars: The Rivals” dhe me pas ne jurine e “X Factor Uk”, por tashme ka ardhur koha qe Cheryl Cole te pushtoje zemrat e britanikeve me zerin e saj.

Kenga me titullin "3 Words" ku ajo ben duet me me Will.i.am. po arrin majat ne Britani. Ky bashkepunim me kengetarin e “Black Eyed Peas” i ka dhene nje ndihme mjaft te madhe bukuroshes brune, duke i hapur rrugen per nje te ardhme te sigurt ne boten e muzikes.

Versioni remix i kenges degjohet pothuajse ne te gjitha pub-et e Londres, duke e ngritur kengen ne vendet me te larta te top listes britanike. Nderkohe, ne muajin shkurt pritet te dale ne treg edhe albumi me te njejtin titull, “3 Words”.

Burri i Jennifer Lopez publikon film me seks privat mes tyre


Los Angeles - Jennifer Lopez ka fituar një vendim gjykate që ndalon burrin e saj të parë nga bërja publike jetën e tyre të seksit - të paktën për një ditë.

Lopez, paditi Ojani Noa për 10 milion, duke pretenduar se ai ka ndërmend të bëjë dhe të shesë një film që përmbante në shtëpi videot e këngëtares në situata seksuale, duke përfshirë xhirime ketu edhe gjatë vitit 1997 kur ata ishin ne muajin e mjaltit.

Këtë javë një gjykatës në Los Anxhelos ndaluar Noa dhe prodhuesit e tij “Ed Meyer” nga shpërndarja e materialeve deri në një séance tjeter qe do te shvillohet të marten per nje vendim ne shtyerjen e prodhimit te filmit.

Noa thotë se ai do të apeloje vendimin e marre nga gjukata.

Noa dhe Lopez u martuan për 11 muaj. Ajo pohon se është shkelur një marrëveshje paraprake konfidenciale dhe e akuzon atë për shkelje të kontratës.

Në vitin 2007, Lopez ka fituar 545 000$ në një tjetër proces që bllokoi Noa nga botomi i nje libri ku do te shkruante te gjitha nga jeta e tyre private.

Padia e fundit e Lopez vjen pasi avokatët e saj thuhet se i dërguan një letër Noa dhe prodhuesit te filmit, duke kërkuar ata qe të ndalojne prodhimin e një filmi të titulluar “Si e Martova Jennifer Lopezin: JLo dhe Ojani Noa Story”.

Lopez ne 2002 luajti në filmin “Sherbetore në Manhatan” dhe kishte goditur numrin nje me këngët “Jenny nga Blloku” (Jenny from the Block) dhe “Dashuria nuk te Kushton Asgje” (Love Don't Cost a Thing).

Para disa viteve u publikua edhe videoja private e Tommy Lee dhe Pamela Anderson ku kishte pamje te tyre duke bere seks. Dalja e videos ne internet pati nje interesim te jashtezakonshem. Bukuroshja e serialit “Baywatch” deklaroi se videoja i ishte vjedhur ne kasaforte ne shtepi. A mund te ndodhe qe edhe Noa tani nga inati te beje publike pamjet e tyre intime dhe ai te deklaroj qe videoja i ishte vjedhur!!! (Erind Kurti – Koha Shqiptare)

Jam gati të pozoj nudo, nëse...


“E para, duhet të lindësh si Liberta Spahiu. E dyta, të jesh simpatike, e ëmbël dhe plot finesë. E treta…më mirë lëre fare këtë punë sepse përjetësisht e bukur si Libi ndodh njëherë në një milion!”. Këto janë disa nga komentet që bëhen në forume të ndryshme për një nga top modelet më të famshme të Kosovës, Liberta Spahiu. Komentet vazhdojnë kështu: “Pista sado e thjeshtë të jetë, duket aq e veçantë kur mban mbi vete një yll që shndrit. Kryqëzimi i këmbëve dhe çdo lëvizje e saj duket aq e përkryer. Po ashtu çdo rrobë e prerë në trupin e saj duket tamam si një vepër arti.

Një përqendrim bukurie që të shkakton “dridhje”… padyshim sizmografët do të mund të regjistronin ndonjë gradë Richter! Dhe stilistët nuk e çojnë fare ndërmend se mund “të humbasin betejën”, të kryejnë një sfilatë të dështuar. Sepse është ajo…Liberta!” E lindur më 04.01.1985 në Prishtinë, në moshën 15 vjeçare fillimisht u shfaq në “Kosova Neë Face 2000”, me një mori fotosh të realizuara nga fotografi Fadil Berisha. Që nga ajo kohë Liberta u ngjit shkallëve të botës së modes, duke qëndruar gjithmonë në krye si një hyjneshë në fron. Iu deshën 15 vjet Kosovës për të pasur një supermodele që do ta prezantonte atë denjësisht në fushën e modës. Me një fizik të Libertës mund të kesh luksin të veshësh rrobat më elegante të Botës! Gjatësia 172 cm dhe pesha 52 kg, e bëjnë atë një modele perfekte. Në internet qarkullojnë foto të panumërta të modeles së njohur nga Kosova, kryesisht në pasarela, por edhe disa të tjera pak më të veçanta, të cilat mesa duket Liberta i ka bërë në një moment të caktuar, por më vonë është penduar dhe është kujdesur që ato të hiqen nga qarkullimi. Në pamundësi për ta realizuar këtë, ato vijojnë të publikohen në disa site shqiptare… Megjithatë, Liberta nuk është fanatike. Ajo e di mirë zanatin që ka zgjedhur dhe, kush më mirë se ajo vetë mund ta shpjegojë?! Ja, lexojeni në intervistën e mëposhtme…

Konsideroheni si modelja më e suksesshme për momentin, ndërsa jeni dhe shumë seksi. Nga kush e keni trashëguar këtë bukuri?

Mmm... jam mix e mamit dhe babit.

Si arrini të jeni gjithmonë në formë, pasi dihet që modelet duhet të kenë linja perfekte të trupit ?

Epo kjo ka të bëjë me faktorin gjenetik, edhe pse nuk e teproj me asgjë.

Do të veçonit ndonjë “dështim” në karrierë, për të cilën edhe jeni dëshpëruar?

Nuk do të kisha mundur ta quaj dështim. Po e përmend një fakt, kur dikur pata një mundësi që më ishte ofruar për të shkuar në Londër, mirëpo për rrethana objektive - studimet, nuk arrita të realizoj ëndrrën e dikurshme për tu bërë modele e kalibrit evropian.

Përveç pjesëmarrjes nëpër sfilada mode, me çfarë merret tjetër Liberta?

Pas diplomimit dhe inkuadrimit në televizionin “Klan Kosova”, çështja rreth modelimit nuk është më në plan të parë.

Keni marrë pjesë edhe nëpër spektakle bukurie, do të veçonit ndonjë që ju ka lënë më shumë mbresa ?

Po, spektakli “Miss Albania”, që u mbajt në vitin 2001 ishte shumë i veçantë për mua. Por kënaqësi më të madhe më ka dhuruar pjesëmarrja ime në “Miss Bikini of the World”, që u mbajt në Maltë.

A është e vështirë të jesh modele në Kosovë, pasi dihet që numri i tyre dita ditës po rritet?

Jo, aspak nuk është vështirë, meqenëse çdokush merret me organizime të tilla dhe në këto organizime marrin pjesë femra pa kritere të veçanta.

Ju pengon konkurrenca? Me çfarë mbroheni kur është në pikëpyetje ajo?

Unë mbrohem me kualitetet që posedoj, edhe pse po vijnë gjenerata të reja në mesin e të cilave ka edhe bukuri cilësore.

A është keqpërdorur imazhi dhe emri juaj ndonjëherë?

Disa matrapazë që janë marrë me këtë “profesion”, ndoshta edhe e kanë keqpërdorur, por i takon së shkuarës dhe nuk më kanë lënë përshtypje.

Kush mendoni se ju bëri të famshme?

Ajo që më bëri të arrij këtë famë, dhe e para që më nxiti të arrij sukses ka qenë revista “Teuta”, me kryeredaktoren zonjën Sanije Gashin, dhe së bashku me fotografin e njohur Fadil Berisha.

Angazhimi i fundit që keni pasur si modele?

Së fundi kam reklamuar prodhimet e kompanisë “Gjini”, reklamë kjo e punuar nga “Entermedia”, e cila do të dalë së shpejti.

A do të fotografoheshit nudo?

Po, nëse bëhet fotografi që dominon arti, fotografi artistike. Por duke e pasur parasysh që në Kosovë shija për një gjë të tillë është krejt ndryshe, atëherë përgjigjja është “Jo”.

Ndiheni e “fortë” që jeni e bukur?

Ndihem e fortë jo vetëm që jam e bukur, por që kam edhe cilësi të tjera.

A është bukuria një armë e fortë për të gjetur më lehtë dyert, dhe për të kapërcyer pengesat?

Them se PO në mjedisin tonë.

Momenti më i lumtur në jetën tuaj?

Kam pasur shumë momente të lumtura në jetën time, por ai kulminanti mendoj se ka për të ardhur.

Cilat janë pasionet e Libertës? Ju ka ngelur ndonjë vend pa vizituar ?

Një pasion i imi është leximi (romani i fundit Xhevahiri i Medinës), muzika...etj. Sa i përket vendeve të pavizituara ende, ka shumë vende të cilat do të doja ti vizitoj. Këtë fundvit planifikoj ta vizitoj motrën në Tajlandë.

Porosia juaj për të rejat shqiptare?

Të ndërgjegjësohen, që me punë dhe cilësi të arrijnë diçka në jetë.

(Ballkan)

Alketa: Dashuria, motoja e jetes sime


Stina e veres e ka mbajtur Alketa Vejsiun larg kamerave dhe objektivit te paparaceve. Ne nje pjese te kohes ka qene jashte Shqiperise, duke shijuar pushime ne bregdetin italian. Megjithate edhe ne ditet qe ndodhej ne Tirane, bjondia simpatike ka ditur ta shmange vemendjen publike, per ta pasur plotesisht ate me shfaqjen ne ekran. Dhe jo me larg se muaji nentor, ajo rikthehet ne Televizionin Klan me projektin e testuar suksesshem "Me shume dashuri". Cdo te shtune ne mbremje, per 12 jave rresht dashuria njerezore do te gjeje nje dere te hapur. Ekrani i Televizionit Klan, regjisorja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, se bashku me nje staf profesionistesh edhe ne kete edicion do te sjellin histori njerezore, te trajtuara me shume dashuri.

Kemi mesuar, qe tashme po pergatiteni per sezonin e dyte te "Me shume dashuri"...

Me sa duket kete vit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri do t'i festojme ne televizion, sepse mendohet qe deri ne Shen Valentin do te jemi ne transmetimin e ketij programi, cdo fundjave.

Cfare risish do te sjelle ky edicion dhe si e gjen veten Alketa aty?

Eshte nje sfide e madhe, sepse na duhet te bejme nje program me te mire se ai, qe lame pas dhe te shpikesh gjera te reja eshte gjithmone e veshtire. Do te jete i njejti profil ngjarjesh, qe ve ne qender marredheniet njerezore te para ne te gjitha dimensionet e tyre. Frymezimi yne mbeten projekte simotra te ketij programi vecanerisht "Oprah Winfrey show", "C'e posta per te" apo edhe "Treni i deshirave". Megjithate brenda ketij formati dhe menyres se tij te konceptimit do te kete edhe rubrika te reja.

Ku eshte deri tani puna me mbledhjen e historive dhe pergatitjen e tyre?

Ne edicionin e pare kemi qene ne, qe i kerkonim personazhet dhe historite e tyre per t'i treguar publikut, se cfare ne donim qe t'iu propozonim atyre ne kete format. Pas nates se Gerdecit ku u dhane gati 200 mije euro ndihme dhe ne vazhdim, emisioni pati nje jehone shume te madhe. Per kete arsye edicioni i dyte vjen ne baze te historive qe nuk jane marre ne konsiderate per shkak te prurjeve te shumta ne edicionin e pare. Ka qene kjo, nje prej arsyeve, qe na bindi te vazhdonim "Me shume dashuri". Njerezit ne keto lloj programesh shohin si ne pasqyre veten e tyre, problematiken e te perditshmes, brengat dhe gezimet e tyre. Testimet e bera permes e -mailit dhe postes se thjeshte na kane sjelle prurje te jashtezakonshme te letrave, gje qe garantoi edhe vazhdimin e ketij seriali, te cilin ne fakt e imponoi vete publiku me historite e tij. Shpresojme qe te kemi pse jo, edhe nje edicion te trete dhe te katert.

Si do te vije nata e pare e edicionit te ri?

Ne edicionin e pare, ne naten finale, ne menduam qe do te benim, nje permbledhje me gjithcka kishim arritur ne 11 jave. Ne fakt naten e 12-te i dhame hapesire nje mbremjeje gala, qe nderoi emrat e njohur te skenes. Naten e pare te edicionit te dyte do te bejme pikerisht kete, te shohim se sa ne, kemi ndikuar ne ndryshimin e jetes se personazheve tane.

Ne kete edicion, per Alketen gjerat do te jene me te thjeshta, sepse ka kaluar nje faze te pare, apo me te veshtira, ne aspektin shpirteror, sepse tani e dini se si perjetohen disa histori te cilat i keni reflektuar edhe me lot ne ekran?

Po ta shohesh ne kete lup edhe imunitet kam fituar. Une thjesht e kam lene veten te lire ne "Me shume dashuri". Me rreshqiste nje lot, qe ishte gjithcka normale, sepse eshte humane. Ne, njerezit qe dalim ne ekran, jemi njelloj me te tjeret. Kemi te njejtat brenga, te njejtat gezime, qajme dhe qeshim njesoj si ta. Jam e sigurt, qe ne kete aspekt do ta le veten te lire, keshtu jam me origjinale dhe me afer personazheve qe intervistoj, sepse programi eshte teresisht njerezor. Nga ana tjeter kemi nje eksperience shume te mire nga edicioni i pare. Tani e dime se cfare historish kerkojme dhe cilat jane intensitetet emocionale, qe duhen percjelle tek shikuesit. Natyrisht percjelljen e mesazheve tona, e ndihmon edhe skenaristja e talentuar Dalina Buzi, me te cilen kam pasur nje komunikim te mrekullueshem. Gjithcka ka qene e vendosur ne skenarin e asaj, eshte vendosur mire ne gojen time. Kam pershtypjen qe shkolla amerikane apo specializimi ne Angli i ka bere shume mire per t'i pare gjerat me nje sy tjeter. Eshte nje burim i pashtershem idesh dhe leksiku.

Ne edicionin e pare ju keni pasur edhe nje rubrike, qe vinte me ngjyra roze. Do te vazhdoje te mbetet?

Kjo ka qene nje nga divergjencat e mia personale me pjesen tjeter te stafit. Kam qene me shume e prirur ndaj historive roze, per shkak te moshes, por edhe te vete natyres sime diellore. Nuk thellohesha dot shume ne dhimbjen e njerezve, me sillte nje zymtesi qe ne pergjithesi ne jeten shqiptare nuk mungon. Ata qe jane me te pjekur dhe me profesioniste ne drejtim te programeve te tilla kishin shume te drejte kur thonin qe duhet gjithmone baraspeshe. Dramat me zgjidhje te lumtur i kane dhene peshe programit, gje qe do te thote se nuk do te mungoje si rubrike, por do te jete ne balance.

Dashuria eshte pergjigja e lumturise

"Dashuria eshte pergjigja e lumturise". Eshte kjo motoja, qe e shoqeron Alketa Vejsiun ne cdo hap qe hedh ne jete. Dhe ajo e ka gjetur celesin e lumturise. Jo vetem ne familjen e saj te lumtur, ku kryefjala eshte dashuria, por edhe ne punen e perditshme, ne profesionin e saj. "E rendesishme eshte, qe punet t'i besh me pasion, e kam si moto kete ide edhe ne jeten private", shprehet vajza e ekranit, duke shtuar se titulli i emisionit "Me shume dashuri" perputhet mjaft mire edhe me parimet e saj. "Mendoj bindshem, qe dashuria eshte pergjigja e lumturise", pohon Alketa.

Prezantuesja, qe do te provoje veten si biznesmene

Ka arritur te realizoje vetveten qe ne moshe shume te re. Shume prej 25-vjecareve te brezit te sotem do ta kishin zili, jo vetem per elokuencen dhe natyrshmerine, qe e karakterizon ne te folur, per arritjet e saj profesionale ne ekran dhe per familjen e shendoshe qe ka krijuar, por vecanerisht per kerkesat dhe ambiciet, qe Alketa Vejsiu ka ndaj vetes. Ne fillim te veres eshte diplomuar me rezultate te larta ne Fakultetin e Ekonomise dhe pas diteve te gjata pushimesh, te alternuara me notin dhe sportin, vjeshta e gjen me te tjera projekte. Sigurisht ekrani eshte nje prej tyre. Por Alketa nuk ndalet ketu. Diploma e ekonomistes do te jete nje perkrahje e mire per te konkretizuar idene per nje biznes teresisht te sajin, ndersa pervojes se ekranit, deshiron t'i bashkengjise edhe studimet e nje masteri ne shkencat e komunikimit, ne Angli. E matur dhe e kujdesshme ne cdo hap, qe hedh duket se Alketa eshte e tille edhe ne fjalet qe thote. Nuk deshiron te tregoje shume ne lidhje me idete per biznesin qe po mendon te realizoje, megjithate behet fjale per nje projekt serioz, te cilin ajo po e peshon mire.

Ilda Gega, pozon per vjeshten bostoniane


Te gjithe e mbajne mend vajzen e bukur qe mori pjese ne "Big Brother Albania 1", Ilda Gega, e cila se fundmi ka pozuar edhe ne versionin "seeet november girl". E njohur per sharmin dhe elegancen, bukuroshja qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku studion dhe punon, nuk i ka shpetuar as syrit te mprehte te nje prej fotografeve me te shquar te Bostonit, Octavian Boca.

Ai e ka ftuar Ilden te beje nje sherbim fotografik per nje fashion vveek me rastin e stines se vjeshtes. Theksojme ketu qe vjeshta e shtetit te Bostonit njihet si vjeshta me e bukur ne gjithe Ameriken. Si nje american-girl e vertete, Ilda Gega shihet e veshur me kapelen me simbolin e Bostonit, qe e veshin te gjithe qytetaret e ketij shtetit, xhakete, fund xhins dhe cizme, nje veshje e kendshme kjo e stilit urban funky. Edhe me heret, Ilda Gega, e cila ne dosjen e saj ka tanime nje numer te pafundem fotosh marramendese, ka shprehur deshiren dhe pasionin per modelimin, duke qene se Zoti ia ka dhuruar te gjitha...sikurse shihet edhe ne foto.

Kengetaret bejne tifo per kengen "Rruga e Zemres"

Rrjeti social facebook.com eshte nje nga faqet me me ndikim, sa i perket ndarjes se opinioneve, sidomos kur behet fjale per artistet. Per kengen "Rruga e zemres", pjesemarrese ne festivalin "Kenga Magjike 2009", e interpretuar nga Eliza dhe Rosela Gjylbegu, jane shprehur me superlativa shume kolege kengetare, te cilet nuk i kane kursyer aspak urimet dhe deshiren qe kenga ne fjale te fitoje ndonje cmim.

"Kenga eshte shume e bukur, urime Elizes dhe Roseles, suksese dhe e meritoni me siguri ndonje cmim", shkruajne disa nga kengetaret e njohur, nder te cilet permendim Yllka Kuqin, Ronas Nishliun, Vedat Ademin, Dorina Garucin etj. Vete Rosela ka bere nje pune shume te mire me promovimin e kesaj kenge te faqen e saj te facebook, ku ka nxitur vec te tjerash, edhe shume komente rreth kenges "Rruga e zemres", e cila per fansat dhe miqte e saj, mbart pervec te tjerave, edhe nje tekst filozofik per jeten.

Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu - Rruga e zemres

Ingrit Gjoni: Pasioni per aktrimin fle te une


Bukuroshja Ingrit Gjoni, hitberesja e "Hypnotise me", eshte shprehur se pasioni per aktrimin dhe per teatrin fle brenda saj, por realiteti artistik ne vendin tone nuk ofron shume mundesi. Ne nje interviste per nje reviste kosovare, kengetarja ka thene se pavaresisht realizimit te saj ne fushen e muzikes, ka shume endrra qe ende nuk i jane bere realitet.

"Me deshiren e Zotit, kam akoma jete per te jetuar dhe ka vend per gjera te tjera, po aq te bukura sa keto qe gezoj sot e qe do deshiroja t`i prekja dhe shijoja. Njeriu nuk kenaqet kurre me ate qe ka, kerkon gjithmone me te miren. Si te gjithe, edhe une deri sa te vdes do kem deshira qe mezi pres t`ia plotesoj vetes", deklaroi ajo, ndersa e pyetur se perse nuk e ushtron profesionin per te cilin eshte diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane, tha: Pasioni per aktrimin, per teatrin, fle tek une, por realiteti nuk ofron shume mundesi per nje aktor dhe qe te jem e sinqerte, nuk do doja te perfundoja dubluese filmash.

Durresi shpall "Miss Globe 2009"


Nje nate para spektaklit drejtoret nacionale, te drejtuar nga Ann See, Presidente dhe Pronare e patentes organizuan nje takim, ne te cilin u vendos nenshkrimi i kontrates me Petri Bozon edhe pese vjet te tjera. Arsyet e ketij nenshkrimi te thena nga vete See dhe deklaratat e drejtoreve te Turqise, Polonise, Rusise dhe Estonise

Samah Gahfaz, "Miss Algjeria", ka fituar te dielen mbrema kuroren e me te bukures se Globit ne spektaklin "Miss Globe International 2006". Ne nje mbremje gala te organizuar ne pallatin e sportit "Ramazan Njala" ne Durres, nga producenti Petri Bozo, kane parakaluar 47 bukuroshe te ardhura nga te pese kontinentet. Brunia bukuroshe me tipare tipike mesdhetare, 25 vjece me profesion arkitekte, ka triumfuar keshtu ne edicionin e 36-te te spektaklit, nderkohe qe shoqeruese e pare u shpall polakja Monika Lewczuk, ndersa shoqeruese e dyte kosovarja Arbnora Ademi. Keshtu ditet e zhurmshme me bukuroshet e botes, gjate dy javeve te fundit te tetorit, kane marre fund te dielen, kur rreth ores 23:30 te mbremjes eshte zgjedhur edhe perfaqesuesja e "Miss Globe International 2009". Spektakli per te cilin kishin mberritur miss-e nga 47 vende te ndryshme te botes, u realizua ne skenen e madhe te Pallatit te Sportit ne Durres, mes emocionesh dhe surprizash. Ne prezantimin e Elona Nallbanit dhe Peter Bross, spektakli i madh i bukurise per te gjashtin vit pati fatin te organizohej serish ne vendin tone, por kesaj here duke lene pas kryeqytetin, (ku u organizua vitin e kaluar), per te sfiluar ne Durres. I paraprire nga nje nate prezantuese, me nje ballo te organizuar ne "Xixa Restort" ne Durres, konkursi i madh i bukurise "Miss Globe Internacional", ne te cilin u prezantuan jo vetem ambasadoret e botes, por edhe ngjyrat e nje mbremjeje madheshtore shenoi nje tjeter fituese te shpallur ne Shqiperi.

Nderkaq te shtunen mbrema, drejtoret nacionale, te pranishem gjate ketyre gjashte viteve ne Shqiperi, te drejtuar nga Ann See, Presidente Nderi dhe Pronare e patentes se "Miss Globe Internacional" organizuan nje takim, ne te cilin u vendos rinovimi i kontrates me producentin Petri Bozo edhe per pese vite te tjera. Te gjithe kane votuar me unanimitet qe Shqiperia te jete deri ne 2014 vendi mikprites i konkursit, i treti per nga rendesia ne bote. "Kjo eshte hera e trete qe vij ne Shqiperi dhe sa me shpesh vij aq me shume me pelqen vendi juaj", tha pas takimit Ann See. "Kam pare 70 per qind te ketij vendi dhe ketu mund te gjesh gjithcka njerez duan. Une jam nga Hollivudi, Kaliforni dhe mendoj se ju keni shume gjera te bukura qe ne vende te tjera veshtire te gjenden. Njerezit jane shume te ngrohte dhe miqesore. Mbi te gjitha ky organizim nga Petri Bozo eshte shume i bukur dhe jam shume e kenaqur qe te anoncoj qe ne e kemi zgjeruar edhe per pese vjet te tjera kontraten me te".

Presidentja e "Miss Globe" ka pranuar nderkohe se ka pasur shume kerkesa nga producente te vendeve te ndryshme per te fituar te drejten e organizimit te "Miss Globe". Por duket se jehona qe Bozo i ka dhene ketij spektakli nder vite, organizimi dhe suksesi qe ka njohur ne keto gjashte vjet, kane qene arsyet qe See ka vendosur ta mbaje perseri ne Shqiperi. "Ne kemi 15 patenta dhe 15 tituj te tjere, te eventeve qe organizohen ne vende te ndryshme te botes. Por "Miss Globe" eshte i preferuari im. "Mezi pres te vij edhe per pese vjet te tjera ketu".

Po kaq entuziast eshte treguar edhe drejtori i Turqise Suha Apayali, president dhe pronar i "Miss Model of the World". "Miss Globe International" eshte organizuar ne Turqi per plot dhjete vjet para se licensen ta fitonte Petri Bozo. "Ne Stambol "Miss Globe" eshte organizuar nga miku im Sua Egermi", ka thene ai. "Une jam shume mik me ata qe kane organizuar spektaklin ne Stamboll, por edhe mik me Petri Bozon. Mund te them sinqerisht se "Miss Globe" ka marre progres shume te madh per sa i perket organizimit. Ne duhet ta pranojme kete. "Miss Globe" eshte nje nga konkurset me te mira per sa i perket organizimit ne Bote dhe mendoj se per kete merita eshte e zotit Bozo. Meriton te marre shume urime dhe shume pergezime".

Nje tjeter Drejtor Nacional i "Miss Globe", ai i Polonise, Gerhard Parzutka Von Lipinski, president i "Miss Poland" dhe "Miss Supranational" eshte treguar po aq entuziast per nenshkrimin e kesaj kontrate. "Bozo eshte nje ambasador i madh i Shqiperise", ka thene ai pas takimit. "Ai po i tregon botes se cfare eshte Shqiperia. Eshte shume gje e bukur kur shikon detin, vendet e mrekullueshme te Shqiperise, njerezit qe jane shume te ngrohte ndaj nesh. Edhe suporti qe mori nga shteti ka qene i padiskutueshem, por mund te behet akoma me teper sepse Shqiperia per shume dekada ka qene nje vend i mbyllur. Keshtu qe vendosja e nje konkursi bukurie ketu eshte nje formule shume e bukur. Shume vajza vijne ketu dhe kur kthehen ne vendin e tyre ato shnderrohen ne ambasadore. Dhe promovim me te mire se keto vajza ju nuk mund te gjeni. Ju keni nevoje per zhvillimin e turizmit ndaj eshte fat shume i mire per Shqiperine qe te kene nje regjisor dhe producent si Petri Bozo".

Ndersa estonezi Raivo Kiisler, President i "Miss Estonia" u shpres se rinovimi i kontrates ishte dicka e pritshme. "Sepse Bozo ka bere nje pune shume te mire. Vij ketu cdo vit, kam pare ndryshimet e ketij vendi, kam pare shume vende te bukura. Ia vlen te vij serish. Por ky vit ishte akoma me interesant sepse pame edhe nje vend tjeter: Kosoven".

Drejtori rus Vladimir Ilin, tha se Rusia ka shume spektakle bukurie. "Por jane gjithnje te njellojta", shtoi ai. "Prandaj kemi ardhur ketu per te pare menyra te reja te organizimit. Ky event shkon shume mire me vendin. Shqiperia eshte ne mes te Evropes. Qe ketej mund te shkosh rehat ne cdo vend tjeter. Mund te them me bindje se jam surprizuar per cdo vit qe ky aktivitet eshte organizuar ketu".

C'ka mund te perbeje edhe arsyet pse te gjithe kane votuar pro tek e fundit. Duke i dhene mundesi Shqiperise te jete edhe per pese vjet te tjera epiqendra e "Miss Globe International".

Winner: Algeria - Samah Gahfaz
1st RU: Poland - Monika Lewczuk
2nd RU: Kosovo - Arbnora Ademi

Semi-finalists
Albania - Ertemiona Mejdani
Brazil - Amanda Bocchi Silveira
Lithuania - Goda Andriunaite
Macao - Dongna Geng
Russia - Natalia Chirkova
Spain - Patricia Pastor
Venezuela - Maricarmen Quintero Perez

Awards
Miss Friendship - Georgia
Best National Costume - Colombia
Miss Golden Girl - Canada
Miss Elegance - Lithuania
Miss Intercontinental - Spain
Miss Cosmopolitan - USA
Miss Disco Queen - Venezuela
Miss Dream Girl - Russia
Best Talent - Nigeria


















































Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors