Maqedonasja toples në Sarandë, njoftohet policia

SARANDË- Dalja "toples" (pa sytjena) e një femre në plazhet e Sarandës konsiderohet ende si mollë e ndaluar. Kjo nuk vlen vetëm për femrat shqiptare por edhe kur ndonjë nga turistet e huaja tenton të bëjë një gjë të tillë banorët alarmohen dhe njoftojnë policinë. Kjo ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në plazhin e ri të qytetit turistik të Sarandës.

Një çift maqedonasish nga Shkupi kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në Sarandë. Teksa kanë bërë banjë dielli gruaja ka vendosur të heqë veshjen e sipërme që të marrë më mirë rrezet por sapo ka ndodhur kjo gjë është vënë alarmi. Persona të tjerë që kanë qenë duke pushuar në plazh kanë njoftuar me anë të telefonit policinë duke kërkuar ndërhyrjen e saj për të shmangur këtë "shfaqje të huaj".

Edhe policia sarandjote është treguar tepër e gatshme që të ndalojë pushuesen e huaj dhe ta detyrojë atë që të vishet. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes me shpejtësi të madhe. Pasi ka dëgjuar këshillat e policisë, çifti nga Shkupi ka kërkuar ndjesë dhe vajza e re është riveshur sërish. Kjo është hera e dytë që qytetarët e Sarandës "skandalizohen" nga shfaqje të tilla në publik, të cilat, sipas tyre, janë të papranueshme. Një vit më parë, një grup femrash, turiste ditore nga vendet skandinave u zhveshën në të njëjtën mënyrë, gjë që detyroi administratën e bashkisë të vinin në vende të dukshme postera dhe lajmërime që nuk lejohej larja nudo në plazhet publike që ndodhen në vijën e bregdetit. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors