E zë karroca poshtë, vdes 50- vjeçari

DEVOLL- Një 50- vjeçar nga rrethi i Devollit ka humbur jetën teksa transportonte dru zjarri me karrocën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur Demir Çeliku, nga fshati Menkulas, së bashku me djalin e tij Ilirin po transportonin me karrocë dru zjarri nga një vend afër fshatit drejt shtëpisë së tyre.

Gjatë rrugës kali është trembure për pasojë 50- vjeçari është rrëzuar përtokë dhe më pas goma e karrocës i ka shtypur kokën duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Menjëherë pas aksidentitai është dërguar drejt spitalit të Bilishtit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ka humbur jetën. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors