Flesh: Liverpuli me stadium të ri


Udheheqesit e klubit te premier liges - Liverpulit sot prezentuan projekt-planin e stadiumit te ri qe duhet te ndertohet deri me vitin 2010 ne Stanley Park. Stadiumi i ri do te kushtoje rreth 300 milion funta dhe do te kete kapacitet per 60.000 shikues dhe do te kete edhe vendin special te tifozeve te flakte te njejtin si ne Anfield.





Kaka, simboli i Milanit

“Nuk kam kërkuar kurrë asgjë, nuk kam kërkuar të largohem, të ribëj kontratën apo të kem një klauzolë për prishjen e marrëveshjes me kusht”. Kjo është deklarata e futbollistit më të kërkuar në merkaton e kësaj vere, brazilianit Kaka. “Ashtu si Milani kërkon të përforcojë skuadrën me lojtarë të tjerë, edhe Reali ka bërë të njëjtën gjë duke më kërkuar. Takimi me Realin e Madridit ndodhi, - rrëfen jashtëklasi brazilian. “Por i pari që e dinte ishte pikërisht Milani. Unë vazhdimisht e shoh veten si simbol i një skuadre të madhe dhe shpresoj që ky të jetë Milani. Tifozët mund të jenë të qetë”, - përfundon kampioni i Europës.

Mourinjo ndërron imazh

Lamtumirë provokacioneve, grindjeve. Hoze Mourinjo ka vendosur të braktisë imazhin e “mendjemadhit të pasuportueshëm” që mban prej tre vjetësh në Angli. “Jam një person i ndjeshëm, i cili reagon kur sheh një padrejtësi. Por, njerëzit kanë një imazh të gabuar për personin tim dhe për këtë dua të ndryshoj”, - pohoi tekniku i Çelsit, duke lajmëruar edhe ndryshime taktike. “Dua të fitoj një mënyrë më argëtuese dhe për këtë besoj se është më e drejtë të përdor më shpesh sistemin 4-3-3. Nga skuadra ime dua më shumë”, - shtoi portugezi, i cili këtë sezon, pas tre dështimesh, ëndërron Ligën e Kampioneve me klubin e miliarderit rus Roman Abramoviç.

Trajnerët komentatorë

Pas Fabio Kapelos që, për këtë sezon preferoi të vendosej pas një mikrofoni se sa të ulej në bankinë, studiot më të mëdha televizive do të kenë edhe një emër tjetër të shquar, Marçelo Lipin. Tekniku kampion i Botës është kontraktuar nga televizioni “Sky” për të komentuar ndeshjet e futbollit. Një tjetër trajner i shquar përpara telekamerave është Arrigo Saki, i cili punon për Mediaset. “Triada” e shquar e trajnerëve kampionë pa dyshim që do të zbukurojë botën e komenteve të futbollit me komente dhe analiza profesionale. Por nuk janë vetëm këta pasi dhe më parë Tardeli, Gali e Dosena e kanë kryer këtë rol. (Albania-Sport)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors