Leonora Jakupi, në prag të martesës


Thashethemet për lidhjet e saj kanë kohë që diskutohen në Kosovë e më tej. Ajo, nga ana e saj nuk pohon asnjë gjë. Ne të “Bluetooth” nuk kemi dashur të flasim para se të verifikonim gjithçka. Dhe, ja. Leonora Jakupi jo vetëm që është e dashuruar, por edhe do të martohet. Burime të besuara të gazetës na e kanë pohuar këtë. Leonora është në lidhje dashurie me djaloshin e quajtur Shkumbin Noka. Shkumbin, nga ana tjetër nuk është aspak i panjohur në Kosovë.

Ai është konsultant në kompaninë celulare ‘IPKO’ në Kosovë, ndërkohë është dhe një ndër pronarët e studios “PIXELS studios”, që regjistron këngë në Kosovë. Kemi mësuar se çifti është njohur pikërisht në mars të vitit 2008. dhe është pikërisht studioja “Pixels” e Shkumbinit që i ka bërë spotin e këngës “Të falem ty Kosovë”. Ka qenë pikërisht i dashuri i saj, Shkumbini që e ka angazhuar edhe në fushatën publicitare të kompanisë celulare ‘IPKO’, ku Leonora është edhe imazhi i saj.
Ndërkohë, këngëtarja Jakupi, vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën dhe videoklipin më të ri të titulluar, “Ky është fundi”.

Për këtë padyshim këngëtarja ndihet shumë e kënaqur, aq me tepër që për këtë këngë, Leonora ka punuar rreth katër muaj. “Natyrisht se kjo ka qenë dëshirë e imja, të punoj në një periudhë pak më të gjatë, në mënyrë që projekti të punohet sa më mirë dhe të arrijë rezultate të duhura.



Pra, me këtë kohë të gjatë pune, kënga dhe klipi kanë dalë mjaft mirë”, - ka thënë ajo, ndërkohë që ka shtuar se ka dhe disa projekte të reja për këtë sezon vere, të cilat thotë se do t’i zbulojë me kohën.

Ta ketë pasur fjalën për martesën?! Ndoshta po. Vetë këngëtarja, në çdo intervistë të saj pohon se është e padashuruar, por këtë herë nuk mund ta fshehë dot...

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors