5 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “Ura e Shqiponjës” në shtetin fqinj. Shqiptarët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike e klandestinësh. Policia italiane bën të ditur se droga e llojit marijuanë , në sasi të mëdha, transportohej nga Shqipëria në Itali përmes gomoneve të mbushura me klandestinë.
ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 5 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim lëndësh narkotike e klandestinësh.
Në kuadër të operacionit “Ura e Shqiponjës” janë arrestuar shtetasit shqiptarë, Ektor Cane, Sabin Braho, Aleksandër Toshi , Arjan Gorica e Eriseld Selimaj. Burime nga policia italiane bëjnë të ditur se banda shqiptare trafikonte drogë më gomone nga Otranto në drejtim të Brindizit. Ndërkohë dyshohet se kreu i bandës është Hamdi Budani i cili ka mundur ti shpëtojë arrestimit së bashku me 2 shqiptarë të tjerë. Arrestimet e 5 shqiptarëve janë bërë në disa zona të Italisë, ndërkohë që po punohet për kapjen e anëtarëve të tjerë të bandës.
Policia italiane bën të ditur se droga e llojit marijuanë , në sasi të mëdha, transportohej nga Shqipëria në Itali përmes gomoneve të mbushura me klandestinë.
Banda ishte zbuluar nga policia e Brindizit, ndërsa mëngjesin e sotëm janë bërë 5 arrestime në qytete të ndryshme të Italisë. Policia dyshon se banda përbëhet nga 11 meshkuj, dy prej të cilëve rezultojnë të jenë në burgjet e Italisë për cështje të tjera.
Shqiptarët e përfunduar në pranga ishin rezidentë në Brindizi, Novara dhe Rimini.
Hetuesit bëjnë të ditur se për transportimin e drogës përdoreshin të njëjtat gomone që trafikonin klandestinë drejt Italisë. (e.n/ansa/Balkanweb/KohaShqiptare)
0 Comments:
Post a Comment