Hashim Thaci, Partia Demokratike (PDK) e te cilit fitoi zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove, eshte nje politikan i dale nga radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK). Hashim Thaci, 39 vjec, u shfaq ne skenen politike ne 1998 ne krye te UCK-se, qe luftonte kunder forcave serbe gjate luftes 1998-1999 dhe brenda se ciles njihej me nofken “Gjarpri”.
Ai ka lindur 24 prill 1968 ne fshatin Brocna te zones se Drenices (qender e Kosoves), djep i perpjekjeve shqiptare per pavaresi dhe ka marre pjese ne rezistencen pasive ndaj autoriteteve te Beogradit qe ne fillim te viteve 1990. Por i bindur se politika e “rezistences pasive” e ish-presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, nuk do te jepte asnje rezultat, ai vendosi se bashku me disa komandante te tjere te ardhshem te rezistences se armatosur te krijonin UCK-ne, qe i forcoi radhet e saj ne 1997.
Ne maj 1998 ajo kontrollonte nje te katerten e territorit te Kosoves. Thaci kishte marredhenie te ftohta me Rugoven, me te cilin nuk u takua asnjehere koke me koke. I denuar ne mungese me 22 vjet burg per terrorizem nga nje gjykate serbe, vecanerisht per sulmin ne maj te 1993 kunder nje patrulle te policise serbe, ai u strehua ne Zvicer, ku perfundoi edhe studimet per shkenca politike.
Hashim Thaci u shfaq ne skenen politike ne Konferencen e Paqes te Rambujese (1999), ku me mbeshtetjen e SHBA-ve u shfaq si shef i negociatoreve shqiptare. Autoritetet serbe qe e konsiderojne si “terrorist”, refuzuan per nje kohe te gjate te komunikonin me te. Ne qershor te vitit 2003 ai u ndalua ne aeroportin e Budapestit per pak kohe mbi bazen e nje mandatarresti nderkombetar te leshuar nga Beogradi, por u lirua menjehere pas nderhyrjes se misionit te OKB-se, UNMIK ne Kosove.
Gjate konfliktit te 1998-1999, ai zgjidhet kryeminister i qeverise se perkohshme te Kosoves. Gjate vendosjes se UNMIK-ut, ai u zgjodh anetar i Keshillit te perkohshem Administrativ. Pas krijimit te PDK-se, Thaci duke vazhduar luften e tij per nje Kosove te pavarur, beri shume here thirrje per dialog me Beogradin dhe eshte pro tolerances etnike.
Fitorja e partise se Thacit ne zgjedhjet e Kosoves vjen ne momentin kur serbet dhe shqiptaret e Kosoves po negociojne per statusin perfundimtar te vendit. Diskutimet priten te perfundojne me 10 dhjetor dhe kosovaret kane njoftuar se ne rast deshtimi te tyre, ata do te shpallin njeanshmerisht pavaresine. “Menjehere pas 10 dhjetorit do te marrim vendimet per Kosoven, si vend i pavarur dhe sovran”, deklaroi Thaci gjate nje interviste dhene kohet e fundit AFP-se. (ATSH / Korrieri)
0 Comments:
Post a Comment