Rama, femra e pare Kryeprokurore


Ina Rama do te drejtoje qe nga sot institucionin e Prokurorise se Pergjithshme. E para femer ne historine e vendit qe merr nje post te tille, duke drejtuar organin e akuzes, mjaft i akuzuar deri me tani nga te gjitha krahet e politikes dhe qe ka qene nje “patate” e nxehte per te gjithe titullaret. Qe diten e pare, biondja e Prokurorise se Pergjithshme, tashme eshte cilesuar nga kreu i qeverise nje “Silvia Konti” shqiptare, megjithese ende nuk ka dhene proven e pare per dosjet e nxehta, perfshi dhe ate te ministrit Basha, qe i ka lene “trashegim” paraardhesi i saj. Pas nje lufte dyvjecare, mazhoranca arriti te shkarkoje dje Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku dhe cuditerisht te miratoje bindshem me 83 vota kreun e ri dhe kete here me ndihmen e opozites se majte.

Perfundimi i votimit te fshehte te zhvilluar per emerimin ne detyren e Kryeprokurores Ina Rama cuditi te gjithe deputetet. Rama arriti te marre jo pak, por 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim. Rezultat ky qe tregon qartazi se dhe deputete te majte kane mbeshtetur zgjedhjen e Kryeprokurores, ndersa te tjere preferuan te qendrojne neutrale, duke abstenuar, por nuk dhane voten kunder. Ne rastin me te mire, mazhoranca e djathte ne pushtet numeron 82 vota ne Kuvend, por dje ne votim mungonin pese deputete te mazhorances ne pushtet si Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Leonard Solis e Vangjel Dule, Genc Sharku. Me zbritjen e tyre, mazhorances i mbeteshin 78 deputete e per cudi Ina Rama u votua me 83 vota. E para qe votoi per te ishte Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila nuk mundi te prese radhen per te dhene voten. Pas saj, votoi Kryeministri Sali Berisha, qe duke qeshur pergezonte deputetet e djathte per Kryeprokurorin e ri.

Deputetet e opozites, votuan me pertese e bashkerisht, duke mos e respektuar dhe dhomen e fshehte. Njeri pas tjetrit, deputetet e opozites e quajten procesin antikushtetues dhe jo transparent. Madje, nenkryetari Erion Brace foli per renie te demokracise dhe sistemit te drejtesise. Kryeprokurorja e re, Ina Rama, aktualisht eshte gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda, por njekohesisht dhe anetare e Kolegjit Zgjedhor. Rama eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise dhe ka perfunduar edhe shkollen e Magjistratures, ku eshte renditur e para. Ajo e nisi karrieren e saj si gjyqtare ne Durres, vendin e lindjes, ku u punesua si gjyqtare e shkalles se pare. Rama punon dhe si pedagoge e jashtme ne universitetin “Aleksander Moisiu”, po ne Durres dhe zoteron mire dy gjuhe te huaja, anglisht dhe italisht. Pasardhesja e Sollakut, ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe per nje periudhe dyvjecare ka punuar dhe ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Lushnje. Nga janari i ketij viti, gezon statusin e ekspertes ne programin e trajnimit vazhdues per gjyqtaret, te realizuar nga shkolla e magjistratures.



Votimi

121 deputete votuan

83 vota pro

33 vota kunder

5 vota abstenim

Munguan ne votim

Fatos Nano

Sadri Abazi

Diana Culi

Vangjel Dule

Skender Gjinushi

Flamur Hoxha

Blendi Klosi

Luan Memushi

Ilir Meta

Nard Ndoka

Spartak Ngjela

Genc Sharku

Leonard Solis

Neritan Ceka

Marko Bello

Durim Lamaj

Bukurosh Stafa

Valentina Leskaj

Paskal Milo

Berisha: Eshte zgjedhja me e studiuar qe ka bere Presidenti, si Silvia Konti. Sepse eshte nje gjyqtare me profesionalizem te larte dhe i duhet vendit nje Silvia Konti.

Bejtaj: Jam dakord qe vendit i duhet nje Silvia Konti, por jo te prezantohet nga nje Tano Karrizi.

Numrat Te majtet, vote per Ina Ramen

Opozita percahet ne zgjedhjen e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Ashtu si ne zgjedhjen e Presidentit, deputete te majte ndihmuan dje per zgjedhjen e Rames ne krye te organit te akuzes. Ndonese votimi u krye i fshehte dhe me kuti, numri i larte i votave qe mori Rama, tradhtoi te majtet. Te pakten pese deputete te opozites kane votuar pro zgjedhjes se Rames ne Prokurorine e Pergjithshme, nderkohe qe pese te tjere preferuan te abstenojne dhe jo te japin voten kunder. Rama u zgjodh me 83 vota, ne nje kohe kur mazhoranca ne rastin me te mire merr 82 vota ne Kuvend dhe dje mungonin jo pak, por pese deputete: Nard Ndoka, Vangjel Dule, Leondard Solis, Spartak Ngjela dhe Genc Sharku. E me keto mungesa, te djathtet arriten te kapin jo pak, por 83 vota. Sapo ne salle numri i votave pro Rames si Kryeprokurore i kaloi te 70-tat deputetet e mazhorances brohoriten e duartrokiten per drejtuesen e ri te prokurorise.



Jeteshkrimi

Emri Ina

Mbiemri Rama

Ditelindja 1972

Vendbanim Durres

Status E martuar

Studimi Diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise, Tirane

1999-2002 Perfundon shkollen e Magjistratures renditet e para

Eksperienca

1996 Nis si ndihmesgjyqtare ne Durres

2001 Punesohet si gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres

2005 - 2007 Gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per krime te renda

2005 – 2007 Anetare e Kolegjit Zgjedhor

Pedagoge e jashtme ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres

Anglisht Shume mire

Italisht Shume mire
(Rozeta Rapushi / Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors