Itali, kapet shqiptari pjese e ”Cosa Nostres”

SICILI – Policia italiane arreston shqiptarin e akuzuar si pjese e organizates famekeqe mafioze, ”Cosa Nostra”. Berti Braho ka rene ne pranga dje, kur zhvillohej nje superoperacion per arrestimin e pjestareve te orgnizatave mafioze pas shume kohe hetimesh ne zonen e Sicilise. Ne pranga kane rene disa pjestare te familjve mafioze si; ”Cosa Nostra”, ”Ndrag’heta” dhe ”Camorra”.

Numri i te ndaluarve, sipas mediave vendase, shkon ne 19 persona. Me shume se 300 forca speciale policie, disa helikoptere qe patrullonin nga ajri, kane nderrmare nje dite me pare nje nder operacionet me te medha ne krahinen e Sicilise. Nderkohe, nga te dhenat e policise italiane eshte bere e ditur se mes te arrestuarve eshte edhe shqiptari Berti Braho, 35 vjec, i denuar edhe me pare ne kete vend. Grupi akuzohet per pjesmarrje ne trafiqe te droges, armeve e prostitucionit. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors