Skandali i Rumanise, qe u pasua me doreheqjen e trajnerit Oto Baric, paskesh pasur nevoje edhe per pak “garniture”, qe te plotesohej pjata kryesore e dites. Nje lojtar shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur, por pamjet tregojne dicka, i ka kerkuar Nikolae Dikes, mesfushorit-sulmues te tringjyresheve, te mos shenoje nga pika e bardhe e penalltise golin e gjashte te takimit. Kete e konfirmon vete Dika, i cili e ka treguar per te perditshmen sportive rumune “Pro Sport” te gjithe ngjarjen ne fjale.
“Nje lojtar shqiptar m’u afrua dhe me kerkoi ta gjuaja jashte penalltine”- tregon Nikolae Dika ndodhine, qe i shtohet listes se gjate te turpit te pasdites se 21 nentorit. Dika vijon tregimin e tij ne faqet e “Pro Sport”. “Kur rezultati i ndeshjes ishte 5-1, nje lojtar shqiptar m’u afrua dhe m’u lut qe ta gjuaja jashte penalltine, por une i thashe se nuk mund ta bej dicka te tille. Ai kembenguli dhe me tha se rezultati 5-1 apo 6-1 nuk ka shume diference, sepse fundja nje gol me shume eshte. Lojtari shqiptar me tha se Shqiperia na kishte ndihmuar me dy barazimet, qe i mori Bullgarise, por une shenova”, perfundon Dika deklaraten e tij per kete argument.
Te besh rolin e lypsarit, kur e ke menderosur keq, nuk ia vlen, sepse edhe me zemermadhi nuk do te toleronte, aq me teper nje skuader me formacion te rinuar per ate ndeshje dhe qe kerkonte te merrte maksimumin. Por dje, nje dite pas “shembjes se idhujve”, bisedat rreth Kombetares i rrotulloheshin pazareve ne kurriz te fanelles kuqezi. Mbase ai gol me teper mund t’i kete sjelle shume merzi ndokujt, te cilit koeficienti 1.25 nuk mund ta kete joshur aq sa nje numer i caktuar golash.
Ishte Skela ai qe i lutej Dikes
Deklarata e lojtarit rumun ka bere buje dje ne Shqiperi dhe te gjithe kane risjelle ne kujtese momentin e golit te gjashte, ose me sakte, te penalltise te shnderruar ne gol nga Dika. “Lojtari shqiptar”, te cilit rumuni nuk ia permend emrin per etike, mund te jete Ervin Skela, i cili ishte i vetmi qe bisedoi kaq gjate, sa ne dialogun qe ka treguar Dika ne nje interval te shkurter kohor nga venia e topit te pika e bardhe deri te ekzekutimi. Por, natyrisht, Skela mund te pergenjeshtroje gjithcka, edhe pse kesaj here e ka neperkembur krenarine vlonjate. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment