Kosova pavaresisht se ndodhet nen protektoratin nderkombetar te Organizates se Kombeve te Bashkuara, ashtu si cdo shtet tjeter i botes ka kryeqytetin e vet, Prishtinen. Ky fakt historik, gjeopolitik e demografik, perben nje nder elementet e shumte dhe te rendesishem per percaktimin e statusit final te Kosoves, ku sipas paketes “Ahtisari” e prononcimeve te vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit, Grupit te Kontaktit, Bashkimit Evropian, NATO-s etj., do te jete Pavaresia e Mbikeqyrur, qe pritet te shpallet ne fund te ketij viti. Por cfare ka te vecante Prishtina ne harten gjeopolitike te botes qe meriton te jete kryeqyteti i nje shteti te pavarur?
1. Prishtina ne shkurt te vitit 2001, sipas te dhenave te OSBE/UNHCR, numeronte 564.800 banore, ndersa tani, ne vitin 2007, ka arritur ne 672.000 banore. Keshtu, nga 192 vende anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara, 86 shtete i kane kryeqytetet e tyre me popullsi me te vogel se Prishtina. Perndryshe, 44 per qind e kryeqyteteve te botes jane me te vegjel se Prishtina per sa i perket popullsise.
2. 37 shtete, anetare te OKB-se, e kane popullsine e tyre te pergjithshme si shtet me te vogel se kryeqyteti i Kosoves, Prishtina.
3. Prishtina eshte nje kryeqytet etnik shqiptar ne tre dimensione: Toka, popullsia dhe identiteti i vet kombetar dardan. Mbi 95.7 per qind te popullsise ne Kosove jane te etnise shqiptare. Vetem 4.3 per qind jane te nacionaliteteve te tjera, si serbe, rome, boshnjake,turq etj., te mbetur si aluvione te pushtimeve te ndryshme qe ka perjetuar vendi.
4. Nder te gjitha, ish-vendet e Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise, qe sot jane shtete te pavarura e anetare te OKB-se, kryeqyteti i Kosoves, Prishtina, renditet ne vendin e trete, pas Beogradit me 1.8 milione banore dhe Zagrebit me 790 mije banore, duke lene pas Shkupin me 548 mije banore, Sarajeven me 438 mije banore, Lubjanen me 284 mije banore dhe Podgoricen me 143 mije banore. Prishtina per nga popullsia eshte me e madhe edhe se kryeqendra e provinces autonome te Vojvodines, Novi Sadi (Republika e Serbise), qe aktualisht numeron 341 mije banore.
5. Prishtina si kryeqytet nder te gjitha trevat shqiptare ne Ballkan, ze vendin e dyte pas Tiranes. Krahasuar edhe me kryeqytetin e dikurshem te Dardanise, Shkupin, edhe sot, pas disa shekujsh, eshte me e madhe per nga popullsia. Nisur edhe nga krahasimi me kryeqendren e krahines se Sanxhakut, Novi Pazari, me rreth 100 mije banore, (Republika e Serbise) deri ne Kongresin e Berlinit me 1878 me shumice te popullsise shqiptare, Prishtina eshte mbi 6 here me e madhe.
6. Nder te 15 ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, qe sot jane shtete te pavarura e anetare te OKB, 5 prej tyre i kane kryeqytetet me popullsi me te vogel se Prishtina, si Khisnau (Moldavi) me 658 mije banore, Vilnius (Lituani) me 620 mije banore, Astana (Kazakistan) me 588 mije banore, Dushanbe (Taxhikistan) me 535 mije banore e Tallini (Estoni) me 411 mije banore. Federata Ruse teksa flet ne OKB, Grupin e Kontaktit e gjetke dhe leshon deri ne deklarata kercenuese ne eter, se duhet te marrin ne konsiderate aktuale edhe qenien reale te kryeqytetit te Kosoves edhe si nje nga kryeqytetet me te medha ne rreth gjysmen e shteteve te botes.
7. Prishtina, nder 12 kryeqytetet e shteteve te Gadishullit te Ballkanit renditet e 8-ta, dhe e ka popullsine e saj te perafert numerikisht me Tiranen, Zagrebin, Shkupin, me plus-minus nga rreth 100 deri ne 200 mije banore. Kryeqyteti i Kosoves, Prishtina, per nga ana numerike e popullsise hyn ne mesin e shteteve ballkanike, cka tregon se vete Ballkani nuk mundet logjikisht e nuk duhet padrejtesisht ta anashkaloje edhe kete fakt te realitetit te vet.
8. Bashkimi Evropian ka 7 shtete anetare me kryeqytete me popullsi me te vogel se Prishtina, si Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia, Qipro, Malta e Luksemburgu. Ndersa NATO ka 6 shtete anetare me kryeqytete me popullsi me te vogel se Prishtina, si: Norvegjia, Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia e Luksemburgu. Te dy keto organizma te fuqishme nderkombetare jane te pranishem aktive ne Kosoven-Protektorat Nderkombetar te OKB-se, qe kane si mision te tyre sigurine e zhvillimin e gjithanshem e te vazhdueshem te ketij vendi ne zemer te Evropes.
9. Evropa i ka 19 shtete me kryeqytet me te vogel se Kosova per nga popullsia, si Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtejni, Andorra, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Zvicra, Islanda, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Estonia, Moldavia, Lituania, Maqedonia, Norvegjia e Sllovakia.
10. Sot, ne harten gjeopolitike te botes ka edhe kontinente qe nuk kane asnje shtet me kryeqytet me te madh se Prishtina. Ne te gjithe kontinentin e Australise e Oqeanise nuk ka asnje shtet qe popullsine e kryeqytetit te tij ta kete me te madhe se Prishtina e Kosoves. Kryeqyteti i Australise, Kanbera, ka 340 mije banore, ndersa ai i Zelandes e re, Uellington, ka 470 mije banore, Port Meresbi (Guine e Re Papua) 263 mije banore, Honiara (Ishujt Solomon) 47 mije banore, Apia (Samoa) 41 mije banore, Majuru (Ishsujt Marshall) 26 mije banore.
Si perfundim, theksojme se Prishtina i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje nga kryeqytetet me te vecante te botes dhe perben nje nga elementet kryesore, qe pas 10 dhjetorit 2007 te shpallin pavaresine e saj legjitime ne menyre te njeanshme, bashke me aleatet e saj dhe ne bllok me aleancat me te fuqishme te kohes. ( Analize nga RAMIZ LUSHAJ / Korrieri)
2 Comments:
Kosova qe nga lufta ka deshmuar se do sfidoje çdo gje dhe do kundershtoj gjithçka vetem per te mos u kthyer prapa.Qellimi jone eshte qe te barazohemi me boten e civilizuar,krejt çka nevojitet eshte te na lene te bejme ate qe kemi premtuar sepse do t'i realizojme dhe pa dyshim qe do te behemi te forte sepse e kemi vullnetin dhe rinine gjithmone ne gadishmeri per t'i dale ne ndihme çdo kerkese qe behet nga ana e qeveritareve e qe eshte ne te miren tone!
Kosova e meriton te jete e pavaruar dhe me drejta te plota pa ndonje kusht!
Post a Comment