Monumentet, në rrezik shembjeje 13 shtëpi


Specialistët japin alarmin për rrezikun e banesave karakteristike. Të kërcënuara, 45

GJIROKASTËR- Gjendja e monumenteve të kulturës në qytetin e Gjirokastrës, vazhdon të mbetet problematike, megjithë ndërhyrjet për rikonstruksione gjatë viteve të fundit. Informacione zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë bërë të ditur se një pjesë e mirë e godinave që mbajnë statusin "monument kulture", si ato të kategorisë së parë, ashtu edhe të asaj të dytë janë plotësisht të rrezikuara, si nga dëmtimet e pjesshme, ashtu edhe nga ato të plota.

Kështu, 45 monumente të kategorisë së parë janë plotësisht të rrezikuara, ndërsa në gjendjen më të rëndë ndodhen 13 prej tyre. Angonate, Çuberi, Kikino, Galanxhi etj janë ndër banesat më të dëmtuara të kategorisë së parë, por që përveçse mund të shemben plotësisht, katër prej tyre e më konkretisht Angonate, Çuberi, Çene e Vaso Konomi rrezikojnë edhe jetën e banorëve në shtëpitë pranë apo që mund të jenë kalimtarë.

Ndërkaq, nga 545 monumente të kategorisë së dytë, 172 prej tyre paraqesin rrezik, ndërsa në gjendjen më të rëndë paraqiten 48 banesa. Po sipas të njëjtave burime mësohet se gjatë viteve të fundit janë restauruar një numër i madh i këtyre banesave të kategorisë së dytë, gjithsej 245.

Vetëm përgjatë këtij viti në Gjirokastër janë investuar38.4 milionë lekë të rinj në gjashtë objekte të pjesës karakteristike në qytetin e gurtë si dhe kanë nisur procedurat tenderuese ndërkombëtare për 6 objekte monumentale, falë fondit prej 1.2 milionë dollarësh të akorduar nga qeveria shqiptare për qytetin e gurtë e që është marrë në administrim nga organizata e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore botërore.

Të gjitha këto objekte, ku pritet të fillojnë së shpejti ndërhyrjet ndodhen në gjendje tepër të rëndë.Por, sipas mendimit të specialistëve, shifrat që i duhen qytetit të Gjirokastrës për të kaluar fazën e rrezikut janë shumë më të mëdha. "Qytetit të Gjirokastrës I duhen çdo vit një shifër prej 1.5 milionë dollarësh për një periudhë 10-vjeçare në mënyrë që të dalë nga faza e emergjencës", shprehen ata. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors