LUSHNJE- Tenton të përdhunojë një minorene por përfundon pas hekurave të burgut. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Çermë të Lushnjes dhe dje policia ka kryer arrestimin e 19- vjeçarit. Burimet e policisë pohuan se 19- vjecari Fatjon Sina, banues në fshatin Çermë- Shkumbin është arrestuar për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura e mbetur në tentativë.
Sipas denoncimit të bërë nga vajza dhe prindërit e saj, autori pasi ka ruajtur momentin që vajza nuk ka pasur njëri në shtëpi gjatë orëve të mbrëmjës ka hyrë brenda me qëllimin e vetëm që ta përdhunonte. Por nuk ia ka arritur qëllimit pasi 16 vjeçarja me inicialet A. H ka nisur të bërtasë me të madhe duke shpëtuar kështu veten nga një përdhunim i mundshëm. Të nesërmenajo ka shkuar në polici së bashku me priondërit dhe ka treguar gjithçka ka ndodhur. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment