LEZHE. Tre persona mbetën të plagosur...
KOSOVË. Europianët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës....
TURQI. Një bombë shpërtheu sot në një parking...
BOSNJE. Mbetjet mortore të 465 boshnjakëve mysliman...
SHBA. Shtëpia e Bardhë ka thirrur një mbledhje urgjente...
FILIPINE. Të paktën 28 persona, humbën jetën...
SHBA. Administrata e Bushit raport mbi qeverine e Irakut...
PAKISTAN. SHBA-ja paralajmëroi sot shtetasit e saj në Pakistan...
SHBA. Kundërshtimi ndaj luftës në Irak...
AFGANISTAN. Rrezohet një helikopter ushtarak i forcave te huaja...
PAKISTAN. Pesëdhjetë militantë dhe tetë ushtarë u vranë...
JAPONI. Kabineti japonez aprovoi sot një plan...
IZRAEL. Kryeministri izraelit Ehud Olmert i bëri thirrje presidentit sirian...
KOSTA RIKA. Autoritetet e Kosta Rikës sekuestruan...
INDONEZI. Mijëra indonezianë përreth Malit Gamkonora evakohen nga Vullkani...
PAKISTAN. Dyzet militantë islamikë dhe tre ushtarë mbeten te vrare...
INDONEZI. Tymrat helmues sulfurikë nga një vullkan...
CISJORDANI. Ushtarët izraelitë vranë dje në mbrëmje...
BRITANI. Tetë policë britanik që kanë pasur lidhje me ekstremistët islamikë...
Lexoji te gjitha....
VLORE. Një shtetas kroat, pjesëtar i ekuipazhit "Skëndërbeu", që kryen linjën Brindizi- Vlorë dhe anasjelltas, ka humbur jetën aksidentalisht paraditen e sotme teksa po tentonte të rregullonte një defekt në sallën e motorëve të mjetit lundrues. Trageti ishte ankoruar në portin e Vlorës, pas defektit ne sallën e motorëve, për riparimin e të cilit u angazhua shtetasi kroat Ivan Ronçerviç, 49 vjeç. Ronçerviç u godit nga dera e sallës së motorëve dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
LEZHE. Tre persona mbetën të plagosur sot pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një mjet tjetër dhe më pas me bordurën e rrugës, në aksin pranë fshatit Barbullojë. Tre të plagosurit udhëtonin në automjetin tip Benz, me targa të Laçit kur u përplasën me mjetin tip BMW, me targa të Shkodrës.
KOSOVË. Europianët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hartojnë një projektrezolutë të OKB-së që do të urdhërojë 120 ditë të tjera negociata midis Prishtinës dhe Beogradit, por nuk do të propozojë më në mënyrë automatike pavarësinë e Kosovës. Në vend të këtij propozimi, diplomatët deklaruan sot se projektkompromisi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet të përcaktojë krijimin e disa institucioneve kyçe, që do të përgatisin terrenin për një Kosovë të pavarur në të ardhmen.
TURQI. Një bombë shpërtheu sot në një parking në Stamboll, duke plagosur dy persona, njoftoi stacioni televiziv turk NTV. Dy të plagosurit u dërguan në spital pas shpërthimit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Separatistët kurdë, ekstremistë të majtë kanë kryer sulme me bombë në Turqi, ku më 22 korrik do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
BOSNJE. Mbetjet mortore të 465 boshnjakëve mysliman të vrarë në Srebrenicë do të rivarrosen sot në 12 vjetorin e masakrës më të madhe të kryer ndonjëherë që nga Lufta e II-të Botërore.
SHBA. Shtëpia e Bardhë ka thirrur një mbledhje urgjente të të gjitha agjencive për të diskutuar lidhur me kërcënimin e ri të mundshëm të al-Kaidës në tokën amerikane, njoftoi sot ABC News. Zyrtarëve të lartë të zbulimit dhe të zbatimit të ligjit u është kërkuar të shkojnë në Dhomën e Operative të Shtëpisë së Bardhë për të raportuar lidhur me masat për të minimizuar apo ndaluar kërcënimin dhe se çfarë masash po ndërmerren për të forcuar sigurinë e ndërtesave të qeverisë.
FILIPINE. Të paktën 28 persona, përfshirë 8 ushtarë, humbën jetën gjatë një përleshjeje midis marinsave filipinas dhe militantëve të Abu Sayyaf në një ishull jugor, deklaruan sot zyrtarët. Katër nga marinsat e vdekur u gjetën sot pasi një beteje të zgjati nëntë orë në ishullin Basilan, deklaroi zëdhënësi i flotës detare, nënkoloneli Ariel Caculitan. Afro 50 marinsa dhe 300 militantë ishin të përfshirë në këtë betejë.
SHBA. Administrata e Bushit pritet të nxjerrë të enjten një raport të brendshëm lidhur me progresin e bërë nga qeveria irakiane, gjatë një takimi lidhur me sigurinë dhe politikën e SHBA-së, deklaruan zyrtarët amerikanë.
PAKISTAN. SHBA-ja paralajmëroi sot shtetasit e saj në Pakistan të tregohen vigjilentë për shkak të rrezikut nga sulme të mundshme "të elementëve terroristë", pas sulmit të trupave qeveritare kundër militantëve islamikë në një xhami në Islamabad. Paralajmërimi u nxor nga ambasada amerikane në Islamabad, ku forcat pakistaneze vranë një klerik rebel dhe më shumë se 50 militantë pas 15 orë luftimesh në Xhaminë e Kuqe duke i dhënë fund një rrethimi njëjavor.
SHBA. Kundërshtimi ndaj luftës në Irak është rritur edhe më shumë, ndërsa përkrahja ndaj presidentit George W. Bush ka rënë ndjeshëm në një kohë kur disa anëtarë të partisë së tij Republikane kundërshtojnë strategjinë e tij të luftës, bëhet e ditur përmes një sondazhi të ri të publikuar në gazetën "USA Today". Përkrahja për presidentin Bush ka rënë në 29 për qind, më pak se 33 për qind në një sondazh të kryer në fillim të qershorit, njoftoi sot gazeta "USA Today".
AFGANISTAN. Një helikopter ushtarak i forcave të huaja u rrëzua sot në krahinën lindore të Afganistanit, Laghman, deklaruan burime të qeverisë për agjencinë Reuters. Nuk ka informacione për ndonjë viktimë. Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të helikopterit. Si forcat e NATO-s edhe forcat e drejtuara nga SHBA-ja operojnë në rajon, që është një bastion i rebelëve talebanë.
PAKISTAN. Pesëdhjetë militantë dhe tetë ushtarë u vranë gjatë sulmit të ndërmarrë sot kundër Xhamisë së Kuqe fondamentaliste të Islamabadit, ku janë pozicionuar islamikët e akuzuar për mbajtjen e pengjeve, njoftoi ushtria.
JAPONI. Kabineti japonez aprovoi sot një plan për shtyrjen deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm misionin e mbështetjes ajrore për Irakun, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë. Japonia tërhoqi 600 trupat e saj këmbësore nga Iraku vitin e kaluar pas një misioni dyvjeçar, por ndërkohë ka ende një personel të forcës ajrore me 200 ushtarë në Kuvajt, për transportimin e pajisjeve për ushtrinë amerikane në Irak.
IZRAEL. Kryeministri izraelit Ehud Olmert i bëri thirrje presidentit sirian Bashar al-Assad për nisjen e bisedimeve të drejtëpërdrejta të paqes midis dy vendeve duke e këshilluar që të mos priste një ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KOSTA RIKA. Autoritetet e Kosta Rikës sekuestruan sot afro dy tonë kokainë në dy motovarka, duke shënuar një sukses tjetër në operacionet kundër drogës me mbështetjen e SHBA-së në vendin e Amerikës Qendore. Roja bregdetare e Kosta Rikës bllokoi 899 kilogramë kokainë në një varkë në ujërat e Paqësorit dhe ndaloi një varkë tjetër me të njëjtën ngarkesë në bashkëpunim me rojën bregdetare amerikane.
INDONEZI. Mijëra indonezianë përreth Malit Gamkonora në lindje të vendit janë evakuar, pasi vullkani filloi të nxirrte sasi të mëdha hiri dhe tymi. Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale, por vullkani mbetet një kërcënim i madh dhe ndërkohë është vendosur gjendja më e lartë e alarmit, deklaroi një zyrtar i Institutit Kombëtar të Studimeve Vullkanike. Afro 8 400 banorë të fshatrave pranë Malit Gamkonora janë evakuar.
PAKISTAN. Dyzet militantë islamikë dhe tre ushtarë pakistanezë mbetën të vrarë gjatë sulmit që u ndërmor sot nga forcat e sigurisë kundër kompleksit të një xhamie në kryeqytet, deklaroi ushtria pakistaneze. Operacioni vazhdon ende, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë.
INDONEZI. Tymrat helmues sulfurikë nga një vullkan që ndodhet në periferi të kryeqytetit indonezian shkaktuan vdekjen e gjashtë adoleshentëve gjatë një kampingu në mal, njoftoi sot policia vendase. Indonezia ka numrin më të madh në botë të vullkanëve aktivë, ndërkohë që ekskursionet dhe kampingjet mbeten mjaft popullorë në vendin aziatik.
CISJORDANI. Ushtarët izraelitë vranë dje në mbrëmje një aktivist palestinez pranë Xheninit, në veri të Cisjordanisë, njoftuan sot burimet spitalore palestineze. Mahmud Nazal, 24 vjeç, anëtar i radikalëve të Xhihadit Islamik, u vra kur ushtarët izraelitë hapën zjarr kundër makinës së tij që qarkullonte në Kabatia, në jug të Xheninit.
BRITANI. Tetë persona që kanë pasur lidhje me ekstremistët islamikë, ndër të cilët rrjeti al-Kaida punojnë në radhët e policisë britanike, shkruante e përditshmja "Daily Mail" e ditës së sotme që citonte një raport të shërbimeve sekrete. Sipas të përditshmes, shërbimi i brendshëm sekret (MI5) ka hartuar një dokument sekret ku përfshihen emrat e këtyre islamikëve të dyshuar që punojnë veçanërisht për Scotland Yard-in.
(shekulli)
0 Comments:
Post a Comment