DURRËS- Tre automjete u përfshinë në një aksident mesditën e djeshme në mbikalimin e Fllakës, 7 km larg qytetit të Durrësit.
Pas përplasjes, një prej makinave ka përfunduar në kanal me pasojë plagosjen e tre personave që udhëtonin në të. Burime të policisë lokale thanë se aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 dhe sipas hetimeve të para, shkak i tij ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte autovetura tip Benz, me targa "DR 8501 D", që drejtohej nga Bledar Gjegja, 22 vjeç, nga Durrësi.
Në këtë makinë udhëtonin edhe dy persona të tjerë. Mësohet se tre të aksidentuarit u dërguan në spitalin kirurgjik të Durrësit dhe pas ndihmës mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas ekspertëve të policisë që shkuan në vendngjarje, autovetura tip Benz ishte duke udhëtuar me një shpejtësi rreth 150 km në orë, në kohën kur ka goditur një furgon "Mercedes Benz", me targa "TR 7183 L", me drejtues Arben Shkalla dhe autoveturën "Fiat" me targa "TR 3927 F", me drejtues Arben Dedaj. Më pas autovetura tip "Benz", nga shpejtësia e madhe ka rrëshqitur 112 metra, për të përfunduar në kanal.
(Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment