Ziza: Nuk e vrava une 10-vjecarin

Hetimi i vrasjes pas perdhunimi te 10-vjecarit Bekim Cenga ne Peshkopi, vihet ne levizje serish pasi dje i dyshuari mohoi te jete ai krimineli. Ne nje video qe televizioni News24, publikoi dje ne mbremje, demonstrohej 19-vjecari Shpetim Ziza, te fliste ne nje nga zyrat prane dhomave te paraburgimit ne komisariatin e policise se Burrelit. Nen shoqerine e nenes dhe te afermve te tjere, i arrestuari pretendoi se eshte detyruar nga policia te rrefehet si vrases.

Shpetim Ziza ka deklaruar se nuk e ka kryer krimin e rende te fundtetorit, duke pretenduar: “Ishin policet ata qe me detyruan te pranoj se e kreva une krimin dhe te sajoj te gjithe ngjarjen.”. Ne video degjohet nje grua e cila eshte e ema e te dyshuarit, e cila e pyet te birin nese eshte apo jo autor i krimit. Pergjigjja e 19-vjecarit, ishte” Nuk e vrava une. Nuk e di se kush e ka vrare. Me rrihnin prandaj thashe po”, ka pohuar i dyshuari, duke kembengulur se “me rrahen policet dhe une u detyrova te pranoj se e kam vrare une Bekimin”.

Nderkaq, familjaret e tij, duke pretenduar te njejten gje thone se pavaresisht te vertetes, tani i druhen gjakmarrjes. Kjo pasi sipas tyre, familja e Bekim Cenges ka deklaruar tashme se nuk e fal gjakun e 10-vjecarit. Ndaj dhe fisi Ziza pohon se eshte ngujuar per t’i shpetuar gjakmarrjes. Vrasja e Bekim Cenges tronditi pak jave me pare, jo vetem qytetin e Peshkopise por mbare opinionin shqiptar. Krimi hapi dhe debatin se si duhen trajtuar te semuret mendore dhe sa te rrezikshem jane ata nese jetojne ne komunitet. Po ashtu shume po diskutohet dhe per ate se e kujt eshte pergjegjesia nese te semuret mendore behen protagoniste te ngjarjeve te renda sic dyshohet dhe deklarohet nga policia, se ishte rasti i vogelushit nga Peshkopia. (Bekim Cenga - KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors