Tirane - Rekruti i repartit ushtarak 3001/4 ne Surrel, te Tiranes, pranon se eshte perdorues i droges, por mohon qe te shiste lenden narkotike te shoket e tij. Tre dite pas arrestimit nga policia ushtarake dhe agjentet e antidroges ne kryeqytet, Krenar Medja rrefehet para gjyqtarit te gatshem te Gjykates se Tiranes, Arben Broci, gjate mases se sigurise diten e djeshme. “Arrest me burg” eshte masa e dhene pas kerkeses se prokurorise per akuzen e “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”.
Krenar Medja, 20 vjec, nga Lezha, ka pretenduar dje perpara gjykates se ka qene perdorues i droges dhe nuk e shiste ate ne repart. Nderkohe qe Medja nuk ka dhene shpjegime se ku e gjente lenden narkotike kanabis sativa, ndersa u kap mengjesin e te shtunes me 763 gr gjate sherbimit. Avokati mbrojtes ka pretenduar nje mase sigurie me te bute. Ne momentin e arrestimit, Medja ka qene edhe roje sherbimi brenda repartit. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment