Tirane – E veshur sportive, me pantallona jeshile, xhup te zi te mberthyer deri ne gryke, e me floke te kapura bisht, qe arrinin deri ne bel, 18-vjecarja Aurora Brecani, e akuzuar per vrasjen e Agron Rrahmanit, 35 vjec, ka rrefyer dje diten me te tmerrshme te jetes se saj. Ndersa ne Gjykaten e Tiranes pritej nje prej deshmitareve te radhes, vajza nga Tropoja ka pranuar te jete ajo njeriu qe do rrefente diten e zeze te 14 dhjetorit te vitit 2005, kur ishte vetem 16 vjece. Dhe ka qene e vetme ne banesen e saj ne fshatin Brecan te Tropojes, kur ne shtepi i ka hyre nje burre i panjohur dhe qe nen xhupin e tij mbante nje automatik “Kallashnikov”. E deshperuar, sepse askush nuk mund t’i vinte ne ndihme, nuk ka uleritur, duke thurur planin “B”. Nuk i ka refuzuar prekjet e te huajit, derisa i ka kerkuar te zhvishet vete e te kthehet mbrapsht, sepse ishte e turpshme. E ndersa tjetri i kerkonte te nxitonte, 18-vjecarja ka rrembyer armen, duke ia derdhur plumbat mbi shpine te huajit. Gjate seances se djeshme, Brecani ka rrefyer me detaje ngjarjen e ndodhur para trupit gjykues.
“Ate dite prinderit nuk ndodheshin ne banese, pasi u larguan per pune. Une isha e vetme. Bera punet e shtepise dhe dola te nxjerr delet, qe ne mbanim afer me shtepine”, - ka nisur te tregoje 18-vjecarja Aurora Brecani, e akuzuar per “vrasje me dashje”. Por nje person e ka ndaluar ne rruge, i cili fillimisht e ka pyetur per shtepine e Ilirim Brecanit dhe ajo i ka treguar se ishte vellai i saj dhe ka refuzuar t’i jape numrin e telefonit. Djaloshi, te cilin, sipas vajzes, nuk e kishte pare ndonjehere, ka kembengulur dhe shprehur deshiren qe t’i shkonte ne shtepi. “I thashe se ne banese nuk kishte njeri dhe se ai duhet te vinte pasdite, kur te ktheheshin prinderit. U largova, duke u kthyer ne shtepi dhe nisa te merrja pluhurat. Dera ishte e hapur, pasi sipas zakonit nuk i mbyllim asnjehere. Gjendesha afer me televizorin, kur nje person i gjate, i mbushur, te cilin nuk e njihja, ka hyre brenda dhe me pas mbylli deren”, - ka vazhduar rrefimin 18-vjecarja per trupin gjykues. Sipas vajzes se pandehur, i panjohuri, qe rezultoi pas ngjarjes te ishte Agron Rrahmani, ne dore mbante nje xhup te zi dhe poshte xhupit nje arme.
Ajo ka ndjekur me frike dhe kujdes cdo levizje te te “paftuarit”, duke mos reaguar. Ka pare se tjetri ka lene armen ne kuzhine dhe flaku xhupin mbi divan. “Nuk e kisha pare kurre me pare kete njeri dhe emrin ia mesova pas arrestimit ne komisariatin e policise. Por mu u afrua dhe nisi te me puthte, duke me zberthyer trikon roze me kopsa qe kisha veshur ate dite”, - rrefeu mes zerit qe i dridhej vajza nga qyteti verior. E ndersa 35-vjecari kishte nisur t’i zberthente pantallonat, Aurora tha se i kerkoi qe te zhvishej vete dhe ai te kthehej me kurriz, pasi kishte turp. “Askush nuk me degjonte, edhe po te ulerija, pasi banesa jone ishte e vecuar. I thashe se do beja cfare te donte ai. Do zhvishesha vete, vetem te me linte. Ndersa ai me kerkonte te zhvishesha, sa me shpejt, shfrytezova momentin per te marre armen automatike, qe ai kishte lene te dera dhe e qellova”, - ka perfunduar rrefimin 18-vjecarja. Ndersa ka lene te pergjakur viktimen ne banese, eshte larguar se bashku me armen, duke u strehuar te nje e afermja e saj, derisa ka marre babane ne telefon. Seancen e radhes pritet te paraqiten edhe provat nga ana e prokurorise, nderkohe qe Brecani akuzohet dhe per “armembajtje pa leje”.
Vajza mbrohet: Donte te me perdhunonte
Gjate seances se djeshme gjyqesore e pandehura Brecani ka bere te ditur se personi qe kishte hyre ne banesen e saj ka pasur per qellim qe ta perdhunonte. Sipas saj, viktima, dy dite para ngjarjes, kishte shkuar ne banesen e saj dhe kishte kerkuar te atin, i cili nuk gjendej ne shtepi. Nderkohe qe ne telefonin e viktimes ndodhej nje fotografi e vajzes. Kete gje e pandehura e ka pranuar, duke thene se edhe dy dite pas arrestimit e ka pranuar se ishte ajo te fotoja e erret, qe ndodhej ne telefon, pasi ka njohur vetem trikon qe kishte veshur, por sipas saj nuk e dinte se si kishte perfunduar kjo fotografi ne telefonin e 35-vjecarit, Agron Rrahmani. Vete vajza ka bere te ditur, se nuk ka qelluar asnjehere me arme dhe diten e ngjarjes ajo vetem sa e ka shkrepur armen, ashtu sic edhe e kishte lene viktima.
Krimi, dy vjet me pare ne Brecan
Aurora Brecani akuzohet per “vrasjen me dashje” te Agron Rahmanit, 35 vjec, nga Tropoja. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Brecan, me daten 14 dhjetor te vitit 2005, kohe ne te cilen e pandehura ishte vetem 16 vjece. Por Brecani akuzohet edhe per “armembajtje pa leje”, pasi gjate ndalimit iu kap edhe arma automatike e krimit. Nderkohe qe mbrojtja, gjate seancave gjyqesore, ka bere te ditur se vrasja eshte kryer per vetembrojtje dhe se klientja e tij duhet te denohet vetem per kete krim ne rrethana te vetembrojtjes. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment