“Strofkulla” zbulon fabriken e falsifikimit

Nje baze e falsifikimit te diplomave dhe dokumenteve eshte zbuluar ne Tirane nga agjentet e krimit ekonomiko-financiar ne rrugen “Siri Kodra”, Brenda nje banese, te marre me qira, bllokohen edhe 12 vula institucionesh qe perdoreshin per te legalizuar dokumentacione te ndryshme. Ne pranga ka rene pas operacionit “Strofkulla e fshehte” Lirimin Shini, 43 vjec. Burimet zyrtare te policise bene te ditur dje, se operacioni eshte perfunduar diten e djeshme dhe ka nisur mengjesin e te dieles. Hetimet kishin nisur pas kapjes se disa dokumenteve false, te cilat kane derguar efektivat blu tek personi i cili i kishte kryer.

Mesohet se 43-vjecari Shini ka qene dhe me pare i denuar nga gjykata per akuzen e falsifikimit. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e te dyshuarit jane gjetur 12 vula te ndryshme shteterore, te Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Punes se Ceshtjeve Sociale, Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve, Drejtorise Pergjithshme te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Universitetit te Tiranes, Fakultetit te Gjuheve te Huaja, Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor, Drejtorise se Transportit Rrugor Tirane dhe Telekomunikacionit. Ekspertet vleresuan se kane qene 56 cope vula ne forme drejtkendeshi me numra seriale te ndryshem, 3 vula datar, 190 cope deshmi penaliteti, 200 cope leje qarkullimi nderkombetare, 250 patenta, 30 takse rrethore plastike te kontrollit teknik te automjeteve, 200 certifikata te kontrollit teknik. Po keshtu, 50 cope leje qarkullimi, 150 deshmi te Kryqit te Kuq Shqiptar, 25 cope certifikata te regjistrimit te biznesit te vogel, bashkia - Tirane, 20 cope certifikata te regjistrimit ne tatime, te paplotesuara, 80 deftesa te shkolles se mesme, 10 deftesa lirimi, 3 tampone vulash. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors