Baric: S’kam asnje problem me Canen


Kane bere buje deklaratat e trajnerit Oto Baric, ne lidhje me mosangazhimin maksimal te Lorik Canes ne ndeshjen kunder Bjellorusise dhe te kartonit te verdhe te kote qe ai mori. Por, menjehere pas ketyre fjaleve te publikuara sot ne shtypin shqiptar, kroati ka kerkuar te sqaroje menjehere pozicionin e tij. “Me Lorik Canen, nuk kam pasur kurre probleme. Ne te dy kemi folur gjate per te ardhmen e Kombetares dhe menyres se si ta cojme perpara punen tone”, tha plakushi Oto.

Ai shkon me tej, duke komentuar me hollesi gjendjen e Canes. Sipas kroatit, forma e tij fizike ka qene mjaft e ndikuar nga impenjimi i lojtarit ne disa fronte me Marsejen e tij. Perfaqesimet ne kampionat dhe ne Ligen e Kampioneve e kane lodhur mesfushorin, por, per Baricin, ai do te rikthehet shpejt ne perfaqesimet e tij me te mira. “Aktivizimet e tij te shpeshta me Marsejen ne kampionat dhe ne Ligen e Kampioneve, pa dyshim qe e kane lodhur ate dhe une e kuptoj mjaft mire kete gje. Une kam besim se ai do te rikthehet ne lojerat e tij me te mira. Ajo cka kane transmetuar gazetat, nuk eshte e vertete. Vete Loriku me konfirmoi se nuk ka asgje te vertete nga ato fare ekzagjerimesh mediatike”, komenton Baric.

Me pas nje mendim per ndeshjen e humbur kunder Bjellorusise dhe per takimin e fundit te eliminatoreve ndaj Rumanise, qe do te luhet neser. Baric mendon se bjelloruset u dhane nje mesim te mire kuqezinjve, nje mesim qe ata ta mbajne mend gjate. “Nje humbje, nga e cila mesuam dicka, ishte si te thuash nje shkolle me nje mesazh te qarte: pa sakrifice, nuk ka fitore. Lojtaret kujtuan se do te ishte nje shetitje, ngaqe Bjellorusia ishte mundur nga Luksemburgu ne shtepi. Por, sic e pane edhe ata, ne u mundem nga Bjellorusia”. Ndersa per Rumanine, Oto premton ndryshime. Mesfusha ishte ajo qe nuk funksionoi fare kunder Bjellorusise, ndaj ai do te jete edhe reparti me i prekur kunder rumuneve. “Kam ndermend te bej tre ndryshime kunder Rumanise. Kjo sepse nuk mund te bej me shume ne nje ndeshje te vetme. Mesfusha, si repart, nuk funksionoi fare. Mesfushoret ishin te pasakte ne pasimin e topave dhe organizimin e lojes, per te mos folur pastaj ne mbulimin e kundershtareve, ku edhe Cana edhe Lala nuk i kane permbushur detyrat e tyre”, perfundoi trajneri kroat i Shqiperise, Oto Baric. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors