Zgjidhja e Kosoves, Serbet i propozojne Trojkes modelin e ishujve Aland

Ministrat serbe Vuk Jeremic e Slobodan Samarxhic ia dorezuan propozimin Trojkes gjate takimit te vecante qe paten sot ne mesdite me te.

Bruksel- Pala serbe i ka dorezuar Trojkes ne Bruksel nje propozim te ri per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves. Delegacioni serb i ka propozuar sot Trojkes te ndjekin modelin e autonomise administrative qe eshte realizuar per arqipelargun e ishujve Aland qe ndodhet mes Suedise dhe Finlandes.

Keshtu citon agjencia e lajmeve ANSA, sipas te cilet gazetaret kane cituar ministrat serbe Vuk Jeremic e Slobodan Samarxhic te cilet ia dorezuan propozimin Trojkes gjate takimit te vecante qe paten sot ne mesdite me te. "Kjo tregon vullnetin tone per gjetjen e nje zgjidhjeje. Eshte absolutisht esenciale qe ne 10 dhjetor te kemi gjetur nje zgjidhje, por nese nuk do te jete e mundur, duhet te vazhdojme me bisedimet dhe negociatat duhet te vazhdojne" tha me tej Jeremic.

ne dnryshim, kosovaret jane shprehur kunder vazhdimit te negociatave per statusin. Burime serbe kane theksuar se Trojkes I jane prezantuar modelet Kosove- Hong Kong- Aland “ne menyre te detajuar, duke krahasuar ngjashmerite dhe kontrastet” te cilat kane si objektiv kerkimin e nje “modeli qe mund te funksionoje dhe qe ka rezultuar efikas”. Samarxhic ashtu si dhe Jeremic kane nevizuar se eshte e rendesishme qe Kosova te heqe dore nga aktet e njeanshme, te cilat nuk do te favorizonin dialogun mes paleve dhe do te conin keshtu ne nje situate te afert me shkeputjen. (ANSA).

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors