“Procesi statusor duhet vazhduar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara deri në gjetjen e një rezultati reciprokisht të pranueshëm në përputhje me kërkesat e së drejtës ndërkombëtare” thekson Ministria e Jashtme ruse
Moska paralajmeron serish kunder pavaresise se Kosoves. Ministria e jashtme ruse ben te ditur se duhet të përjashtohen sinjalet që lejojnë "sovranizimin" e Kosovës në procesin e përcaktimit të statusit të saj, kurse realizimi i skenarëve për "vetëshpalljen e pavarësisë do të provokonte spiralen e re të dhunës në Ballkan".
“Procesi statusor duhet vazhduar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara deri në gjetjen e një rezultati reciprokisht të pranueshëm në përputhje me kërkesat e së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, dhe dispozitat e rezolutës 1244 të Këshilit të Sigurimit” thekson Ministria e Jashtme ruse, sipas agjencise se lajmeve ruse Itar-Tas.
"Në Moskë Serbinë e shohin si një nga partnerët prioritarë në Ballkan, ku Rusia merr pjesë aktivisht në mënyrë tradicionale në pëprjekjet ndërkombëtare për forcimin e paqes dhe stabilitetit", thekson Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë në prag të vizitës së shefit të diplomacisë serbe në Moskë më 22 nëntor. (Balkanweb)
0 Comments:
Post a Comment