Altin Lala: Mos ta “qajme” me Bjellorusine
Duke folur per mediat, para se te nisej me ekipin nga aeroporti “Nene Tereza”, kapiteni kuqezi deklaroi se ne Rumani shpreson te nje barazim. Ne te njejten kohe, ai kundershtoi trajnerin Oto Baric, i cili akuzoi lojtaret, kryesisht mesfushoret, per mungese impenjimi ndaj Bjellorusise. “Me vjen shume keq qe opinioni eshte fokusuar te humbja me Bjellorusine. Gjera te tilla ndodhin dhe duhen harruar.
Na pret nje ndeshje e veshtire ne transferte me Rumanine dhe nuk eshte mire te kthehemi pas. Te gjitheve ju eshte dukur nje loje e keqe ajo ndaj Bjellorusise, por e perseris qe ne ishim vendosur gabim. Ne mesfushe kundershtari ishte ne epersi numerike, pra ata kishin gjithmone nje lojtar te lire.
Ne kemi bere ndeshje shume te mira dhe tani na ngelet ta harrojme sa me pare Bjellorusine. Une shpresoj te arrijme nje barazim ne Rumani. Duke patur parasysh kundershtarin, i cili eshte nje nga me te fortet ne grupin tone, mendoj se ky do te ishte nje rezultat shume pozitiv per ne.
Pastaj, fitorja me Rumanine do te ishte fantastike,” tha Lala. Nderkohe, ai del kunder mendimit te trajnerit Oto Baric, i cili u shpreh per “Sportin shqiptar” se reparti i mesfushes pati nje mungese impenjimi ndaj Bjellorusise. “Absolutisht jo. Kush ka luajtur dhe e njeh futbollin nuk mund te thote gjera te tilla.
Une kam qene vete ne fushe dhe nuk mund te them qe ka pasur mungese impenjimi nga lojtaret. Ajo qe mund te thuhet eshte fakti se ne nuk ishim vendosur mire ne fushe.” I pyetur per zerat sikur jane krijuar klane ne kombetare kunder trajnerit Oto Baric, Altin Lala u shpreh me te qeshur, duke thene: “Faktikisht u fol edhe sikur ne kishim shitur ndeshjen, por nuk morem asnje lek.”
Nisur edhe nga deklaratat e te dy paleve, duket qarte qe ne kombetare maredheniet e disa lojtareve te vecante me kroatin nuk jane me si me pare. Ato u ndezen me shume sidomos pas humbjes se thelle me Bjellorusine, e cila la shkas per shume aludime. (Sporti Shqiptare, Albania Sport)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Comments:
Post a Comment