Yje per hotele, pirune per restorantet

Kritere te reja licencimi jane vendosur edhe per hotelet dhe restorantet turistike. Ministria e Turizmit ka vendosur rregullore te qarta per gradimin me yje te ketyre sipermarrjeve turistike. Keshtu te gjitha hotelet ne vend duhet te klasifikohen duke marre per baze ambientet dhe sherbimet qe ofrojne per klientet. Minimumi i yjeve te dhena per nje hotele do te jete 2, ndersa me 5 yje do te gradohen hotelet luksoze. Ne te kundert, pra hotelet qe nuk do te fitojne yjet e ministrise, do t’ju duhet te mbyllin aktivitetin. Hartimi i rregullores se re per vendosjen e yjeve u bazua ne eksperiencen malteze.

Rregullorja e re permban 650 kritere, duke nisur nga nderrimi i carcafeve ne dhome deri te fushat e minigolfit. Pjesa me e madhe e kritereve te rregullores se re jane te detyrueshem per t’u zbatuar. Keshtu, nuk eshte toleruar ne plotesimin e nje sere masash anti-zjarr ne hotel, ne drejtim te pastertise se ambienteve te hotelit, te sigurise ushqimore ne bar, ne restorant apo ne kuzhine, si edhe ne lidhje me sigurine fizike te klientit gjate kohes se qendrimit ne hotel.

Nga ana tjeter edhe restorantet pritet te marrin “pirunet” ekuivalente me yjet e hoteleve. Ne varesi te standardeve restorantet do te klasifikohen me tre nivele. Restorantet e luksit do te renditen ne kategorine e pare. Ndersa ne kategorine e dyte dhe te trete do te futen restorantet qe kane ende pune per te bere ne drejtim te kenaqjes se klienteve, edhe te atyre me “tekanjoze”. Restorantet duhet te garantojne sigurine e ushqimit qe nis me magazinimin e produkteve ushqimore me specifikat perkatese, pergatitjen, servirjen dhe deri ne menaxhimin e mbeturinave. Mes te tjerash, rregullorja i kushton rendesi edhe menyse, e cila, pervecse do t’u ofrohet klienteve ne tavoline, duhet te lihet edhe te dera hyrese ne nje vend te dallueshem dhe te ndricuar, ku te permbaje cmimin dhe sasine. Rregullorja nuk kufizon ekzistencen e restoranteve turistike ne baze te siperfaqes dhe kapaciteteve pritese. Ne baze te ligji te Turizmit, klasifikimi i restoranteve turistike eshte i detyrueshem.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors