Klubet e nates dhe baret, ne siten turistike


Bizneset e argetimit, qe ofrojne muzike dhe pije, pritet te kalojne per here te pare ne siten e Ministrise se Turizmit. Konkretisht, klubet e nates, diskotekat dhe baret, do te mund te klasifikohen si sipermarrje turistike, me kusht qe me pare t’i jene “bindur” rregullores se perpiluar per kete qellim nga Ministria e Turizmit. Keshtu, keto biznese te kalimit te kohes se lire do te rreshtohen ne te njejten ane sikunderse edhe hotelet dhe restorantet, pra ne funksion te vizitoreve apo turisteve.

Burime nga Ministria e Turizmit, thone se kjo nisme eshte ne hapat e para dhe tenton te rrise nivelin e sherbimit ndaj klienteles. Krahas kushteve thelbesore per hapjen dhe regjistrimin e nje biznesi, klubet e nates, diskot dhe baret per t’u etiketuar si turistike duhet te plotesojne kritere, te cilat i shnderrojne ato ne me te sigurta per klientet. Sipas rregullores se hartuar kohet e fundit nga specialistet e Ministrise se Turizmit, duhet qe sipermarrjet e tjera turistike, pra diskotekat, klubet e nates apo baret, te marrin persiper pergjegjesite, ne rast se iu shkaktojne deme klienteve nga konsumimi i sherbimit te ofruar. Gjithashtu, keto biznese duhet te jene pajisur me leje te posacme nga organet e specializuara, per te luajtur muzike te amplifikuar ne ambientet e veta konform ligjit per mbrojtjen nga ndotja akustike. Tjeter kriter per t’u cilesuar si sipermarrje turistike eshte edhe pajisja me certifikaten per masat e mbrojtjes kunder zjarrit, si edhe ate higjieno-sanitare te leshuar nga organet kompetente.

Pervec trajtimit te klienteles, bizneset e argetimit duhet te marrin masa per grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave. Ketyre sipermarrjeve iu kerkohet te krijojne hapesira per mbledhjen e mbeturinave, ne menyre qe mbeturinat te mos nxirren jashte ambienteve te sipermarrjes. Krahas permbushjes se rregullores se hartuar, duhet qe klubi i nates, bari dhe diskoteka te gjenden ne zona te percaktuara turistike. Deri me tani bizneset e argetimit dhe kalimit te kohes se lire nuk jane njohur si sipermarrje turistike, nga dikasteri perkates, pra ministria, ndonese perbejne nje element te rendesishem ne paketen turistike. Avantazhet qe rrjedhin nga te qenit sipermarrje turistike lidhen me promovimin qe do te fitojne keto biznese nga aktivitete te ndryshme te organizuara nga Ministria e Turizmit apo Enti i Turizmit brenda dhe jashte vendit. Plus kesaj, keto biznese do te afishohen ne faqet zyrtare te turizmit online. Po ashtu do te jete nje shenje me shume besimi per klientelen.

“Bar”, eshte nje sipermarrje e hapur per publikun, me vende per t’u ulur, ku qellimi kryesor eshte shitja e pijeve alkoolike dhe joalkoolike per konsum, brenda ambienteve, por duke perjashtuar ofrimin e ushqimit me pagese.

“Diskoteke” eshte nje sipermarrje e hapur per publikun, ku qellimi kryesor eshte krijimi i kushteve te kercimit, si dhe ku luhet muzike e amplifikuar ose e drejtperdrejte dhe ku ofrohet shitja e pijeve.

“Klub nate”, eshte nje sipermarrje e hapur per publikun, ku qellimi kryesor eshte ofrimi i drejtperdrejte i veprimtarive argetuese ose kenges, si dhe shitja e pijeve.

Kriteret e sipermarrjeve te tjera turistike

Te kene kualifikimin dhe/ose pervojen e duhur ne fushen ku e zhvillojne veprimtarine e tyre.

Te garantojne sigurine e pergjegjesise per demet qe mund t’u shkaktohen personave nga konsumimi i sherbimit qe ofrojne keto sipermarrje;

Te garantojne hapesire te mjaftueshme per zhvillimin e veprimtarise dhe reklamimin e veprimtarise;

Te reklamojne menyne e cmimeve te produkteve;

Te krijojne hapesira per mbledhjen e mbeturinave, ne menyre qe mbeturinat te mos nxirren jashte ambienteve te sipermarrjes;

Te sigurohen se mbledhja e mbeturinave behet nga subjekte te licencuara per kete qellim;

Te kene certifikaten per masat e mbrojtjes kunder zjarrit dhe ate higjieno-sanitare te leshuar nga organet kompetente;

Te gjitha dokumentet, certifikatat dhe lejet te mbahen gjate gjithe kohes te disponueshme ne ambientet e sipermarrjes;

Te kene leje te posacme nga organet e specializuara, ne menyre qe te luajne muzike te amplifikuar, muzike instrumentale, dhe/ose te vendosin foni ne ambientet e sipermarrjes gjate ushtrimit te veprimtarise, ne mbeshtetje te ligjit per mbrojtjen nga ndotja akustike.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors