Shqiperia, nga nje panair ne tjetrin


Kjo jave mund te perkufizohet si java e promovimit turistik te vendit tone. Duke filluar prej dites se djeshme e deri ne fundjave, Shqiperia turistike do te jete e pranishme ne dy panaire te rendesishme me karakter global. Ne panairin World Trade Market ne Londer, te celur dje, agjenci turistike se bashku me ministrine dhe Entin e Turizmit jane duke ekspozuar vlerat me te mira te turizmit shqiptar. Ky panair eshte kthyer tashme ne nje tradite, si per sektorin privat, i cili e shfrytezon per lidhje kontaktesh apo konsolidim biznesi me partneret nderkombetare, ashtu edhe per Entin e Turizmit, qe prezanton zyrtarisht imazhin tone turistik.

Nderkaq, ne mes jave, Shqiperia pritet te marre pjese per here te pare ne panairin mesdhetar te turizmit arkeologjik, qe do te zhvillohet ne Salerno te Italise, per tri dite, nga 15 deri me 18 nentor.
Me nje stende te vecante ne kete panair, Shqiperia arkeologjike do te prezantoje shenjat e qyteterimit antik qe ze fill mijera vjet me pare. Instituti i Monumenteve te Kultures (IMK) eshte ngarkuar me pergjegjesi nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per te prezantuar vendin tone ne panairin mesdhetar te Turizmit te Arkeologjise.

Krahas evidentimit te pasurise tone arkeologjike, pjesemarrja ne kete aktivitet cilesohet e rendesishme, pasi do te jete nje apel drejtuar turisteve dhe tur-operatoreve nderkombetare qe te vizitojne vendin tone.

“Do te prezantojme vlerat me te spikatura, site arkeologjike, qe nuk jane prezantuar me pare, duke kerkuar te thithim me shume turiste, kjo ne kuader te zhvillimit te turizmit kulturor”, tha dje per gazeten “Koha Jone”, Kozeta Mesiti nendrejtore e IMK-se. “Te gjitha sitet arkeologjike do te prezantohen ne menyre te plote”, vazhdon Mesiti.

Sipas saj, ne stenden shqiptare, me siperfaqe 9 metra katrore, do te shperndahen informacione te printuara ne formen e katalogeve, broshurave apo librave studimore, gjithashtu do te kete edhe prezantim vizual te pasurise tone arkeologjike me ane te pamjeve filmike ne stende. Ky panair tenton te promovoje sitet arkeologjike te vendeve mesdhetare, duke nderthurur kulturat e ndryshme, duke i dhene jete nje pakete te larmishme turistike.


Ne Paestum (Salerno) ne Italine e jugut, zhvillohet nga 15 deri me 18 nentor panairi i turizmit mesdhetar te arkeologjise. Mes 200 pjesemarresish nga e gjithe bota, Shqiperia se bashku me Bolivine, Bullgarine, Malin e Zi, Serbine dhe Uzbekistanin e kane per here te pare prezencen ne kete aktivitet, qe sivjet numeron 10-vjetorin e organizimit.

Shqiperia krahasohet me Italine per sa i perket dendesise se monumenteve te kultures, por numri i vizitoreve dhe te ardhurat nga ky sektor jane te dobeta.

Ne total, ne vendin tone numerohen rreth 2200 monumente, por duhet theksuar se nje monument quhet edhe Butrinti apo Apolonia, ndonese aty shtrihet nje qytet i tere. Strategjia e re e turizmit shqiptar percakton trashegimine kulturore si nje nga shtyllat kryesore, ku eshte projektuar e ardhmja e kesaj industrie. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors