Kerkimet ekonomike, rajoni mblidhet ne Tirane

Departamentet e kerkimeve te bankave qendrore te rajonit, si dhe nga bankat qendrore te Austrise, Hungarise, Turqise e Rumanise jane mbledhur dje ne Tirane, per te analizuar metodologjite me te fundit ne sektorin kerkimor.

Qellimi i ketij aktiviteti ishte inkurajimi e bashkepunimi midis studiuesve dhe specialisteve te fushes se kerkimeve ekonomike te departamenteve respektive te bankave qendrore te Evropes Juglindore, nxitjen e frymes se debatit rreth ceshtjeve ekonomike te rendesishme qe ndikojne ne procesin e vendimmarrjes ne keto vende, shkembimin e pervojave ne fushen e ekonometrise. “Kerkimet ekonomike te sakta dhe ne kohe jane pa dyshim jetike per ndermarrjen e politikave ekonomike me te mira, ne funksion te inkurajimit te nje rritjeje te qendrueshme joinflacioniste, dhe te perballjes me rreziqe te ndryshme, dhe me dinamizmin e integrimin e shpejte te ekonomive tona”, tha Guvernatori Fullani. Ne kendveshtrimin e nje banke qendrore, kerkimet ekonomike duhet te synojne nje balance optimale midis domethenies per politiken monetare ose stabilitetin financiar, cilesise se tyre dhe disponueshmerise ne kohe. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors