Bllokimi i sektorit, ndertuesit leter Presidentit


Ndertuesve shqiptare u humbet durimi. Bllokimi i lejeve ne kete sektor, zvarritja qe po i behet miratimit te ligjit te urbanistikes dhe planit rregullues te Tiranes, jane tre shqetesime madhore te radhitura ne leter qe Shoqata e Ndertuesve i ka derguar dje Presidentit te Republikes, Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarit te partise me te madhe opozitare, Edi Rama. “Kerkojme nderhyrjen e instancave shteterore per zhvillimet e koheve te fundit, te cilat jane problematike per ne. Institucionalizimin e bisedimeve dhe marrjen e masave konkrete. Koha nuk pret. Nje nder sektoret me te rendesishem te ekonomise eshte i bllokuar”, thuhet ne tekstin e letres.

Sipas tyre, sektori i ndertimit dhe bllokimi i tij nuk lidhet vetem interesat e nje grupi investitoresh, por me ecurine ekonomike te vendit ne teresi dhe me sektore te tjere, qe ndervaren nga ndertimi. Renia e ketij sektori nga bllokimi i lejeve, sidomos ne Tirane, vec te tjerash ka krijuar probleme edhe ne punesim. Sektori i ndertimit aktualisht eshte nga kontribuesit me te rendesishem ne te ardhurat tatimore. Nga ky sektor, per vitin 2006 u siguruan rreth 21 per qind e te ardhurave tatimore, nderkohe qe kontributi i ketij sektori ne Prodhimin e Pergjithshem Bruto eshte vetem rreth 15 per qind.

Kerkesat e ndertuesve

-Shpejtim i procedurave per miratimin e ligjit te Urbanistikes si nje nga ligjet baze te sektorit dhe me shume transparence ne hartimin e tij.

-Kthimin e kreditimit te TVSH per karburante per shoqerite qe e perdorin per te prodhuar sic ishte para korrikut 2007, kjo e drejte u hoq nga ministri i Financave.

-Marrjen ne konsiderate te disa projektligjeve dhe projektvendimeve te paraqitura nga shoqata, te cilat i japin frymemarrje kesaj industrie dhe krijojne mundesi per zhvillim te ekonomise. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors