Ne pamundesi per te krijuar nje banke te mirefillte bujqesore, qe te kete objekt kreditimin e fermereve, Ministria e Bujqesise eshte duke krijuar Agjencine e Pagesave. Kjo agjenci do te administroje fondet qe do t’i akordohen bujqesise nga donatore te ndryshem dhe nga qeveria. Agjencia do te funksionoje si nje institucion, jo banke. Krijimi i saj, sipas zyrtareve te Ministrise se Bujqesise, vjen si nje tendence ne rritje te fondeve, sidomos per subvencionin e sektorit te bujqesise. Dje, ne nje tryeze te rrumbullaket, qe u organizua ne Ministrine e Bujqesise, ku ishin te pranishem edhe keshilltaret e Kryeministrit, Selami Xhepa e Petraq Milo, zv/ministri i Financave, Florion Mima, u diskutua rreth perdorimit te fondit 10 milione dollare, qe jane programuar ne buxhetin 2008 si subvencion per bujqesine.
Ne diskutimet e te pranishmeve u shtruan kerkesa te ndryshme qe te shtrihet mbeshtetja edhe ne programe te tjera, pervec rritjes se siperfaqeve te vreshtarise, pemetoreve e ullinjve. U propozuan skema mbeshtetese per blegtorine, per sektorin e bulmetit, me qellim nxitjen e fermereve per te zhvilluar kete sektor. Ministri Gjana u shpreh, mes te tjerave, se "mbeshtetja me subvencion e bujqesise shqiptare, qe filloi ne vitin 2007, ishte nje risi per bujqesine." Sipas tij, subvencionimi per bujqesine do te vazhdoje edhe gjate vitit te ardhshem, me fonde te reja me te larta, duke i shperndare, sipas pervojes se shteteve te BE-se. Duke vleresuar strategjite e bujqesise, ministri Gjana tha se, dy strategjite e reja per bujqesine jane nje hap pozitiv, sipas te cilave do te kete nje rritje te prodhimit nga 8-10%. Sektori i bujqesise, pavaresisht se ze rreth 20 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto dhe po keshtu ka numrin me te madh te te vetepunesuarve eshte me pak i mbeshtetur me fonde dhe per me teper nuk ka nje banke qe e krediton. Aktualisht, sistemi bankar ne vend ka 17 banka, nga te cilat vetem nje krediton sektorin e bujqesise dhe me interesa mjaft te larta. Qeveria ka ne programin e saj ngritjen e nje Banke Bujqesore, por si duket grupet e investitoreve nuk po shfaqin interes ne kete fushe. Krijimi i agjencise se pagesave pritet te jete nje perpjekje per te ofruar sherbime financiare fermereve. (Blerina Hoxha / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment