Qeveria shqiptare mori dje nje kredi 45 milione euro me terma tregtare nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane te Investimeve (BEI) per ndertimin e segmentit rrugor Levan-Vlore. Autostrada e re do te jete e gjate 24,2 km, me kater korsi dhe paraqitet per miratim ne kuadrin e permbushjes se objektivave te qeverise shqiptare, per sigurimin e nje infrastrukture rrugore kombetare ne standardet nderkombetare.
Ne emer te qeverise shqiptare marreveshjen e kredise e kane nenshkruar, ministri i Financave, Rivdan Bode dhe ministri i Transporteve, Telekomunikacioneve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi. Kredia ka nje vlere prej 45 milione euro, e cila do te huazohet perkatesisht nga BERZH me nje hua prej 22 milione euro dhe BEI me nje hua prej 23 milione euro. Ministri Bode ka falenderuar dy donatoret per mbeshtetjen, qe i kane dhene programeve te qeverise, vecanerisht per zhvillimin e shpejte te infrastruktures shqiptare. Kosto totale e parashikuar per kete projekt arrin ne 60,1 milione euro, perfshire edhe kontributin e qeverise shqiptare qe perballon taksat, shpronesimet dhe TVSH-ne.
Termat e huas se akorduar nga BERZH jane:
Principali 22,000,000.00 euro
Maturimi 15 vjet
Periudha pa pagese principali 3 vjet
Komisioni i Angazhimit 0,5% ne vit
Interesi eshte variabel mbi bazen e tregut
Termat e huas se akorduar nga BEI jane:
Principali 23,000,000.00 euro
Maturimi 20 vjet
Periudha pa pagese principali 5 vjet
Interesi eshte variabel mbi bazen e tregut
0 Comments:
Post a Comment