Red Bull, shitjet kalojne Coca - Cola-en
Red Bull, pija energjike me e perhapur ne bote, tashme ka arritur vendin e pare ne shitje ne konsorciumin me te madh austriak te supermarketeve. Pija "qe te ben me krahe" tashme ne Austri eshte pija me e shitur ne raftet e supermarketeve te konsorciumit Rewe, e cila perbehet nga zinxhiret e supermarketeve Billa, Merkur, Penny dhe Bipa.
Sipas kerkimit me te fundit te tregut te kryer nga agjencia e mirenjohur nderkombetare "Nielsen Market Research", Red Bull tani eshte pija me e shitur ne zinxhirin austriak te Rewe, dhe mendohet se deri ne fund te vitit 2007, do te kete nje shitje prej 3,1 miliarde euro ne 143 vende te botes.
Eshte hera e pare ne historine 20-vjecare te kompanise qe shitjet e Red Bull kane qene me te larta se cdo marke tjeter e pijeve joalkoolike bazuar ne xhiron e shitjes ne dyqanet e zinxhirit Rewe ne Austri, nje sukses qe eshte rezultat kryesisht i instalimit te ftohesve te pijeve teper inovative. Koncepti i ftohesve, qe ishte rezultat i bashkepunimit ndermjet Rewe dhe Red Bull, u mundeson konsumatoreve te blejne pijen e tyre energjike te ftohte, ashtu sic rekomandohet te pihet. Suksesi i pijes energjike eshte akoma me domethenes nese merr parasysh faktin qe kanocja me nje format me te vogel, harxhon me pak hapesire rafti ne krahasim me pijet e tjera. Ftohes per gjithe kategorine e pijeve joalkoolike tashme jane vendosur ne shume prej supermarketeve Billa te konsorciumit Rewe, ashtu sikurse ftohes te posacem jane vendosur prane kasave te te gjitha dyqaneve Penny. Popullariteti i pijes energjike numer 1 ne bote ne zinxhiret austriake te supermarketeve, i ka dhene krahe te gjithe tregut te pijeve ne pergjithesi. Paralelisht me rritjen e shitjeve te markes Coca-Cola, sipas Rewe, Red Bull ka qene katalizatori per rritjen e shitjes se pijeve ne pergjithesi, me nje rritje prej 4% ne keto vitet e fundit. Konsorciumi Rewe perfshin zinxhiret e supermarketeve Billa (1011 dyqane), Merkur (105), Penny (255) dhe Bipa (535), duke e bere Rewe Austria, konsorciumin me te madh te vendit ne tregun e shitjes me pakice. (Kohajone)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Comments:
Post a Comment