Humbja ne “Qemal Stafa” e kombetares sone perballe Bullgarise ne shifrat 4-2 eshte konsideruar nje turp per te nga media, po ashtu dhe tifozet. Trajneri kroat i kuqezinjve, Otto Baric, nuk ka folur ne lidhje me ndeshjen, ndersa nje pjese e mire e lojtareve nuk dine kujt t’ia hedhin fajin dhe s’e kuptojne se si jane mposhtur ne ate menyre. Por ka pasur dhe prej atyre, qe ia kane hedhur fajin stafit teknik. Nje prej tyre eshte Altin Lala. Pasi faji i humbjes iu hodh mesfushes. Sigurisht, qe ai vrapoi shume, po ashtu edhe gaboi, si shume lojtare te tjere. Rikuperoi shume pak topa, duke humbur gjithashtu mjaft duele me mesfushoret bjelloruse. “Per mendimin tim, faji per kete humbje eshte i stafit teknik.
E them kete gje, pasi na lane shume larg njeri-tjetrit, duke krijuar shume hapesira. Gjerat jane rregulluar disi me futjen ne fushe te Vangjelit. Kundershtari beri nje loje te mire, ku dhe perfitoi nga gjendja jone. Po ashtu, faj per kete kishte dhe euforia jone. Por nuk na falet, kur u ndeshkuam per here te dyte, pasi kaluam ne avantazh”, - u shpreh mesfushori i kuqezinjve, Altin Lala. I pyetur per reagimin e tifozerise, te cilet therrisnin: “E shitet!” ai tha: “Nuk e meritonim te na thoshin ashtu. Pasi u munduam te jepnim maksimumin. Nuk kishim se cfare te benim tjeter”, - perfundoi ai.
Ish-sulmuesi i Tiranes, aktualisht te Reidi ne Austri, Hamdi Salihi, mjaft i deshperuar per kete humbje ka folur shume pak: “Faji eshte te gjitheve, si i lojtareve, dhe i stafit. Megjithate, bejme mire te reagojme ndaj Rumanise. E di qe do ta kemi te veshtire”.
Mesfushori i bardhebluve dhe njekohesisht i kombetares sone, Klodian Duro, i eshte shmangur pyetjes se i kujt eshte faji. Megjithate, ai eshte shprehur, se skuadres sone i duhet nje reagim i shpejte. Ndersa per thirrjet e tifozeve ai kishte mbetur i prekur nga kjo gje. “Ne futboll gjithcka ndodh. Kishim hyre me synimin per te marre nje fitore, por doli e kunderta. Ishte nje humbje, e cila na vrau moralisht. I prekur jam dhe nga thirrjet e tifozeve, por nuk kishim se cfare te benim. Mund t’u them, se i dua tifozet dhe u kerkoj falje per kete zhgenjim dhe per ta do te mundohemi te reagojme ndaj Rumanise, me te cilen do te ndeshemi te merkuren”, - perfundoi Duro.
Nevil Dede, nje tjeter lojtar qe luan me kampionet ne fuqi dhe qe aktivizohet ne radhet e kombetares, ka folur per humbjen e skuadres sone perfaqesuese. Ai ia ka vendosur fajin lojes se zhvilluar nga 11-shja dhe se kundershtari ishte me mire i vendosur ne fushen e blerte: “Ka qene nje loje, qe nuk kam per ta harruar per nje kohe te gjate. Hyme ne fushe si fitimtare dhe dolem kokulur. Per mendimin tim, ne nuk kemi luajtur dhe aq mire. Nuk them se nuk dhame maksimumin, por ndoshta dhe vendosja ne fushe ishte e gabuar. Per sa i perket kundershtarit, ata bene nje loje te mire, fale dhe shperqendrimit tone. Mendoj se euforia ka qene ajo qe na ka ndeshkuar. Kjo duhet te na vleje si nje mesim. Tani kemi dhe nje ndeshje tjeter, qe eshte akoma me e veshtire, por jo e parealizueshme”, - ka perfunduar dhe ai fjalen e tij ne lidhje me humbjen 2-4 kunder Bjellorusise.
0 Comments:
Post a Comment