Topi: S’kam shkarkuar Sollakun

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, mohoi dje kategorikisht te kete dekretuar shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Nga Brukseli, Topi tha se ende nuk ka vendim te Presidentit te Republikes per kete ceshtje. “Pavaresisht nga lajmet qe vijne, ende ne kete moment, qe ne po diskutojme, nuk ka nje vendim te Presidentit te Republikes per ceshtjen e Prokurorit te Pergjithshem”, tha kreu i shtetit nga Brukseli ne konferencen per shtyp pas takimit me perfaqesuesin e Politikes se Jashtme dhe Sigurise ne Bashkimin Evropian, Havier Solana.

Presidenti Topi sqaroi se institucioni qe ai drejton eshte kushtetues dhe i pavarur dhe eshte ne proces, duke shqyrtuar raportin e Parlamentit per shkarkimin e Kryeprokurorit. “Kam marre ne shqyrtim raportin e Parlamentit shqiptar dhe jam konsultuar me nje grup konstitucionalistesh dhe ekspertesh te fushes, te cilet jane ne perfundim te raportit te tyre”, u shpreh Topi. Ai beri te qarte se eshte ende duke u menduar mbi kerkesen e Kuvendit per shkarkimin e Kryeprokurorit, por nuk ka marre nje vendim perfundimtar.

Kreu i shtetit shqiptar nuk beri te ditur, se kur do te vije firma e tij per Kryeprokurorin Sollaku per ta shkarkuar apo jo nga detyra. Presidenti u mjaftua vetem ne hedhjen poshte te zerave, se ai e ka shkarkuar Kryeprokurorin dy dite me pare, kur ne Kuvend votohej ne parim projekt-buxheti per vitin 2008. Madje Topi nuk permendi aspak edhe takimin e tij, te zhvilluar para nisjes ne Bruksel me Kryeministrin Sali Berisha ne Presidence. Se cfare diskutuan per rreth 30 minuta disa ore para se te niste turin e tij, e vetmja gje qe Presidenti sqaroi dje ishte, se Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, eshte ende ne detyre, per sa kohe nuk ka nje firme te tij, e vetmja qe mund ta shkarkoje ate. Nderkohe qe nuk jane perjashtuar as emrat e diskutuar ne tavolinen e Presidentit per pasuesin e Sollakut. Ata jane: Iva Zajmi, zv/ministre e Brendshme, Kosta Beluri, zv/prokuror i Krimeve te Renda, ish-drejtor kunder Krimit, Shpetim Kurti, zv/prokuror i Tiranes dhe Ilir Panda, ish-minister Drejtesie dhe ish-zv/kryetar i KLD, i vleresuar me rastin e perfundimit te mandatit me superlativa nga ana e Presidentit Topi. Nderkohe, ne liste jane dhe Altina Xhoxhaj, anetare e KLD dhe Altin Dumani, shef i Task Force Tirane.

Kerkesa e Kuvendit per shkarkimin e Sollakut nga detyra per mbrojtje te krimit ndodhet qe nga data 6 nentor ne tryezen e Presidentit. Me urgjence, sapo e votuan mbremjen e 5 nentorit ne Kuvend, mazhoranca u kujdes qe raporti, bashke me votimin, te mberrinte ne zyren e Topit qe ne oret e para te dites se neserme. Por edhe pse kane kaluar me shume se 15 dite, kreu i shtetit vazhdon te deklaroje, se nuk ka dhene asnje firme per Sollakun. E se grupi i eksperteve eshte duke shqyrtuar akoma materialet e mberritura.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors