Emerime te reja te RENEA dhe Forcat Speciale

Iken Bujar Ahmeti dhe ne vend te tij emerohet Luigj Vathi. Ndryshime ne FNSH-ne e Fierit dhe te Tiranes, gati dhe disa levizje ne komisariate

Ndryshime ne radhet e policise, rrokade drejtuesish te forcat speciale. Pjesa elite e Policise Shqiptare eshte prekur nga ndryshimet ne nivel drejtues. Komandanti i forcave RENEA (Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit te Elementeve te Armatosur), Bujar Ahmeti, eshte larguar nga detyra qe mbante prej vitesh dhe ne vend te tij eshte emeruar Luigj Vathi, nje oficer qe ka sherbyer prej 13 vjetesh ne repartin e njohur. Ndryshime jane kryer edhe ne repartet e Nderhyrjes se Shpejte dhe atyre te forcave speciale.

Burime teper te sigurta nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit thane se do te rindryshojne edhe shefat e komisariateve ne disa rrethe. Ne shenjester te levizjeve jane edhe disa shefa komisariatesh ne Tirane, te cileve u eshte lene nje periudhe prove per aftesite e tyre profesionale. Gjithashtu me porosi te drejtorit te Pergjithshem te Policise ka filluar edhe vleresimi i punes per disa oficere policie ne detyra te rendesishme.
Levizjet
E njohur si forcat me te dalluara te Policise Shqiptare, RENEA u ka shpetuar ndryshimeve dhe reformave te shpeshta. Prej vitesh, ne krye te trupave te zgjedhura qendronte Bujar Ahmeti, por dy dite me pare drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Porençi dhe drejtori i Forcave Levizese Operacionale (FLO), Hamdi Fjora, kane prezantuar perpara efektivit drejtuesin e ri te repartit me te zgjedhur, nje nga oficeret me me eksperience dhe me te mire te specialeve, Luigj Vathin. Inspektori Vathi, pjesemarres ne dhjetera operacione te shkalles me te larte te veshtiresise ne me shume se nje dekade ne kontributin e tij ne repartin RENEA, i ka kaluar te gjitha shkallet e karrieres qe nga komandant grupi, instruktor qitjeje, taktike dhe nivele te tjera komanduese atje. Sipas burimeve, Bujar Ahmeti eshte emeruar ne nje detyre tjeter, ne ate te drejtimit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Fier, nderkohe qe ish-komandanti i atij reparti ka marre nje detyre ne sektorin e Rendit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber. Po keshtu, me urdher te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prençi, eshte emeruar ne detyren e shefit te shtabit ne repartin e forcave te Nderhyrjes se Shpejte 712, te Tiranes, kryeinspektor Muharrem Vrapi, i cili me pare ka sherbyer ne FNSH-ne e Laçit dhe ishte ne dispozicion per nje tjeter emerim pas shkrirjes se ketij reparti. Pak kohe me pare eshte transferuar nga ish-reparti “Brisku” tani REB, Saimir Spahia, ndersa ne vend te tij eshte emeruar Vullnet Topalli, i cili me pare kishte sherbyer ne repartin e FNSH-se Tirane. Spahia ka marre nje detyre te rendesishme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier.
Komisariatet
Ndryshimet ne nivel drejtues pritet te prekin edhe disa komisariate ne rrethe. Ne shenjester jane edhe tre komisariate ne Tirane, ku shefat e tyre jane ende ne prove. Sipas burimeve prane Drejtorise se Pergjithshme te policise, ndryshimet do te kryhen ne kuader te reformimit ne radhet e uniformave blu. Po keshtu, priten edhe transferime ne disa nivele. Burimet thane per gazeten se me urdher te drejtorit te Pergjithshem Prençi ka filluar vleresimi i punes edhe per disa oficere te larte te policise. Pas kryerjes se vleresimit, Prençi do te marre vendim per largimin ose jo te tyre nga detyrat qe ushtrojne aktualisht.


Box

RENEA, historia e nje reparti elite
RENEA ose Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit te Elementeve te Armatosur ka nje histori 25-vjeçare. Zanafilla e tij nis ne vitin 1982, kur u krijua Batalioni 326 i Ministrise se Brendshme i cili fillimisht pati detyra anti-demonstrate. Elementet e perzgjedhur ishin ushtarake profesioniste dhe vinin kryesisht nga Policia, nga Garda, nga Ushtria dhe nga zhytesit e Marines Luftarake. Kjo do te sherbente edhe si berthama e mevonshme per ngritjen e RENEA-s. Aktualisht, reparti eshte i perbere nga 120 efektive. Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak te Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra baze prej 4 personash. Kjo sepse Policia e Shtetit ishte nje organizem ushtarak dhe ishte parashikuar perdorimi i policise ne rast lufte. Por tashme reforma e policise i ka perjashtuar detyrat ushtarake te saj ne rast lufte, keshtu qe edhe RENEA eshte riorganizuar ne kete fryme, duke marre si pike referimi jo me SAS, por njesi europiane me detyre ekskluzivisht Rendi Publik si gjermanen GSG-9 (GrenschutzGruppe 9-gruppi 9 i Policise Federale Kufitare), italianen GIS dhe NOCS, francezen GIGN. Por taktikat e referimit, si per te gjitha njesite antiterroriste te botes, mbeten ato te SAS. Reparti eshte i perbere nga nderhyres, snajper, alpiniste, zhytes, nje njesi e vogel Kinofile dhe Logjistike. Skuadra baze e nderhyrjes eshte e perbere prej 5 personash, por sipas rrethanave mund te krijohen skuadra prej 3-9 efektive. Ne rolin e nderhyresit jane te stervitur te gjithe efektivet e repartit. Secili prej tyre eshte i stervitur ne perdorimin e armeve, perfshi qitjen snajper, arte marciale, luftime ne vende te mbyllura, zbritja me litar nga çatite dhe helikopteri, teknika infiltrimi, mbrojtje e VIP-ave, transmetime dhe pergjime radio, fotografi, topografi dhe lundrim, alpinizem dhe zhytje.


Box
Organizimi i FLO-se
1-Drejtoria e Forcave Levizese Operacionale
a- Sektori i Planifikimit dhe Koordinimit te Operacioneve
b- Sektori i Planifikimit dhe Analizes
c- Grupimi i Forcave Speciale
-RENEA
-Negociatoret
-Antieksplozivi
-Negociimi
d- Nderhyrja e shpejte
-Nderhyrja e shpejte, veri
-Reparti 712, Tirane
-Nderhyrja e shpejte, jug


Armatimi i RENEA-s

Fillimisht, armatimi baze i Rep.326 ishte ai tipik i Forcave te Armatosura, AK-47 dhe AKMS e pistoleta TT 33. Si armatim special perdorej snajperi Dragunov, thika-pistolete M 316, pistoleta Makharov, Stechkin ne kal 9,2x18 PM 54. U perdor edhe nje sasi Colt Government 1911 cal .45 ACP (11,43 mm) dhe Brouning HP 35 cal 9 Luger, te marra si ndihme gjate Luftes se Dyte Boterore dhe qe nuk ishin perdorur deri ne krijimin e 326, dhe Valter P-38 trofe lufte, edhe kjo ne cal 9 Luger. Pas 1990 filloi adoptimi i armatimit perendimor, si pump-action riot gun cal 12 Magnum, pistoleta paralizuese elektrike dhe pajisje antisomoza italiane e franceze. Nga viti 1992 arriten snajper te nje cilesie te mire te pajisura me dylbi dite dhe nate. Ne te njejten kohe u adoptuan edhe dy arme qe jane adoptuar nga te gjitha njesite antiterroriste te botes si pistoleta Beretta 92 FS dhe SMG gjermane, Heckler und Koch MP5 dhe MPK.




Disa aksione te RENEA-s

JANAR 1991
Revolte ne Burgun e Shenkollit. Persona te armatosur marrin disa gardiane peng. Qeveria e atehershme dergon Repartin 326 dhe situata u vu nen kontroll pa gjakderdhje vetem me lotsjelles dhe plumba plastike. I vetmi i plagosur qe nje efektiv i repartit.

PRILL 1996
Gjate takimit te presidentit Scalfaro me homologun e tij Berisha ne Tirane, nje i çekuilibruar i armatosur me nje bombe dore pa sigurese kerkoi qe t’u afrohej presidenteve. Nje oficer i RENEA-s negocionte me te çekuilibruarin, operatore te tjere arriten ta çarmatosin dhe t’i vene siguresen bombes.

JANAR 1997
Nje studente ne krize depresive kercenonte se donte te vetevritej me nje bombe dore, se ciles i kishte hequr siguresen. Nderhyrja e RENEA-s zgjedh situaten pa gjakderdhje.

VITI 1997
Gjate revoltave, RENEA ngarkohet qe te rikuperoje arin dhe vlerat monetare nga te gjitha bankat e Shqiperise dhe t’i sillte ne Banken Qendrore ne Tirane ku ishin te sigurta. RENEA kreu misionin me furgone IVECO te pablinduar dhe nuk humbi asnje qindarke.
1998-1999
Se bashku me forca te tjera te policise, RENEA shkaterron njera pas tjetres bandat qe kishin paralizuar rruget e vendit.

KORRIK 1998
Arrestimi i 5 terroristeve islamike egjiptiane te lidhur me rrjetin e Bin Ladenit dhe te kerkuar nga policite e te gjithe botes.

MARS 1999
Tre kriminele vrasin per nje dite tre police dhe kater persona. Ngujohen ne nje shtepi dhe marrin peng nje çift me femijen e tyre 7-muajsh. Nderhyn RENEA dhe çliron pengjet. Gjate konfliktit vriten tre kriminelet.

MAJ 1999
Nje emigrant shqiptar ne Greqi zihet me punedhenesin, i cili kishte kohe qe s'e paguante. Denoncohet ne polici, ku keqtrajtohet nga policet greke, keqtrajtime te cilat i shkaktojne impotence. Kthehet ne Shqiperi ku armatoset me nje AK 47 dhe dy bomba dore. Rikthehet ne Selanik ku merr peng nje autobus me 14 persona. Qeveria greke i jep 250 000 $ qe kishte kerkuar dhe e lejon te futet ne territorin shqiptar se bashku me pengjet. Ne periferi te Tiranes, negociatoret kerkojne ta bindin qe te leshojne pengjet, por pengmarresi vret nje peng dhe eliminohet menjehere me nje qitje snajper.

1999
Arrestimi i Zani Çaushit dhe i shume kapobandave te tjere

2000-2001
Ne tre operacione te ndryshme arrestohen tre te dyshuar si te implikuar ne vrasjen e deputetit te opozites Azem Hajdari..

SHKURT 2001
Gjate operacionit “Journey Italia” shkaterrohet nje bande narko-trafikantesh shqiptaro-amerikane, te cilet, ne bashkepunim me kartelin e Medelinit, mafioze shqiptare dhe italiane, po krijonin ne Shqiperi nje qender nderkombetare te trafikut te kokaines. RENEA arreston te gjithe personat e implikuar, mes tyre nje funksionar te larte te Policise qe kishte marre arratine.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors