Topi firmos largimin e Sollakut "Ina Rama, kandidatja per kryeprokurore"


22 11 2007 (Koha Shqiptare) Persidenti i republikes se Shqiperise Bamir Topi gjate takimit me Solanen ka deklaruar se nuk e ka firmosur largimin e Sollakut dhe e ka deklaruar se akoma nuk e ka veshtruar raportin e dorezuar nga parlamenti shqiptar per largimin e Sollakut.

Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut

Presidenti Bamir Topi firmos shkarkimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe zgjedh emrin e ri per kete detyre. Dekretimi i shkarkimit kete paradite erdhi menjehere pas nje takimi qe pati mengjesin e sotem Presidenti me kryeministrin Sali Berisha. Pasi nje diskutimi koke me koke per emrin e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Krimeve te Renda ne qytetin e Durresit.

Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut. Propozimi u be i ditur nga keshilltari i kreut te shtetit, Artur Metani. Dekreti per shkarkim dhe propozimi do te kalojnee per votim ne parlament dhe ne rast se ligjvenesit e votojne, Ina Rama do te jete kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Dekretimi per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe propozimi i ri u bene pak para se Presidenti te nisej per nje vizite zyrtare ne Kroaci.

Kurse sot perpara se te niset per nje takim zyrtar ne Kroaci, Topi ka deklaruar se e ka firmosur largimin e Sollakut.

Te gjitha mediat e huaja po shkruajne qe presidenti I shqiperise me sa ka treguar deri tani po tregon nje pa aftesi per postin qe ka.
Mediat e huaja poashtu shkruajne se zoti Topi akoma nuk ka nje vendosmeri ne fjalimin e tij, kjo shifet ne deklaraten per shtyp qe beri me zotin Solana, poashtu edhe me daklaratat e tij ne Itali.

Prsidenti Topi u zgjedh me shumice votash nga parlamenti por duke u kundershtuar nga opozita.

Sikurse te ishte e vertet deklara e tij qe beri me zotin Solanen qe akoma nuk e ka studiuar raportin e dorezuar nga parlamenti per largimin e Sollakut, presidentit do ti duheshin disa dite per te vendosur ne largimin e Sollakut pasi ta kete lexuar raportin e dorezuar nga parlamenti.

Disa nga parlamentaret ne tavolina kafesh po diskutojne se ky eshte nje pazardhek poashtu si edhe zgjedhja e presidentit.

Deklarata e Topit ka qene se ai nuk do te jete I njeanshem dhe nuk do te perzihet ne pazare PS/PD, por kjo po e tregon nje fakt te kundert me deklaratat qe ai ka bere.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors