Trekendeshi i lidhjes intime eshte bere shkak i nje tragjedie te vertete ne nje restorant ne Lenox te Miciganit ne SHBA, dy dite me pare, me protagonist nje emigrant shqiptar. Kastriot Mydini, i njohur edhe me nofken “Kastro”, dyshohet se ekzekutoi brenda restorantit “Dix Coney Island”, Shpetim Maliqoskin, mashkullin tek i cili dyshonte se kishte lidhje me ish-te dashuren e tij dhe plagosi nje kameriere 57-vjecare pas deshperimit per mosgjetjen e vajzes me te cilen kishte qene i lidhur.
Pas nje ndjekje dy ditore nga policia e Lincoln ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe grabitjes se dy pikave te karburanteve e nje makine, 36-vjecari ka gjetur vdekjen, si pasoje e nje perplasje me nje prej mjeteve te renda, tip traktori, rreth ores 11.30 te dites se djeshme. Masakra pasditen e se martes, ndersa sipas sherifit te zones kamerierja eshte ne gjendje te rende, kurse ish-e dashura e autorit, Nicole Carter, ka shpetuar per mrekulli. Policia ka gjetur ne makinen e Mydinit nje automatik “Kallashnikov” me te cilin ka kryer krimin, disa kreher me fisheke dhe kater thika e hanxhare.
Policet gjeten te pajete trupin e 36-vjecarit, Kastriot Mydini, brenda nje autoveture luksoze katerdyershe me targa te Miciganit, BHK-5360, prane nje ferme ne Macomb Country Lenox, vetem 30 milje larg Detroitit. Shqiptari, prej pasdites se marte, ishte bere njeriu me i kerkuar ne SHBA. I lindur ne Shqiperi dhe emigruar ne vendin e larget, 36-vjecari kishte qene i lidhur me Nicole Carter, nje kameriere ne restorantin Dixon ne Micigan. Ai kishte hyre ne ambientin e restorantit dhe pasi kishte vrare kuzhinierin, Shpetim Maliqoskin, nje patriot te tijin, eshte perpjekur te gjeje ish-te dashuren, e cila ende nuk gjendej aty. I irrituar qellon mbi kamerieren e turnit, duke u larguar me nje tjeter makine, qe gjen jashte restorantit. Sipas policise se Lincolnit, qe hetoi ngjarjen dhe mori ne pyetje Nicole Carter, Mydini mund te jete hakmarre per perfundimin e lidhjes se tyre dhe marredhenien e re qe ajo kishte nisur me kuzhinierin e restorantit. Gjate largimit, “Kastro” dyshohet se ka grabitur edhe dy pika karburanti ne Detroitin verior. Sherifi Mark Hackel tha dje se Mydini eshte i dyshuar per vrasjen e 38-vjecarit, Maliqoski, me nje te shtene automatiku ne koke.
Sipas hetimeve te policise, Mydini u perplas gjate ndjekjes se policise me nje automjet te rende, nga i cili mbeti i plagosur edhe drejtuesi dhe per pasoje gjeti vdekjen shqiptari, qe u identifikua nga gjurmet e gishterinjve. Nuk u raportua nese ishte qelluar me arme ndaj tij, por mediat amerikane publikuan foto nga vendngjarja, ku dukeshin qarte dy mjete te demtuara krejtesisht nga perplasja. Ndersa eshte marre ne pyetje ish-e dashura e 36-vjecarit shqiptar, Nicole Carter, agjentet mesuan se Mydini e kishte marre ne telefon, duke e kercenuar se do e vriste per shkak se ishte ndare nga ai. Emigranti jetonte ne nje minivagon, qe gjate vitit 2004 e kishte transferuar tek e motra ne Southgate. Pas krimit ai kishte hyre ne dy pika karburanti, duke grabitur deri dhe ne parĂ¡. Por gjate ikjes me shpejtesi 30 milje nga Detroit eshte perplasur me nje mjet te rende, tip traktori.
(Perg. A. Qoraj / Kohajone)
Autori i dyshuar:
Kastriot Mydini
I vdekur:
Shpetim Maliqoski
E plagosur:
Nje kameriere 57-vjecare
Sekuestruar:
Nje automatik “Kallashnikov”
Disa kreher me fisheke
Kater thika e hanxhare
0 Comments:
Post a Comment