Nje i nxenes i mitur shqiptar eshte goditur me mjete te forta ne koke ne klasen e tij ne Greqi dhe ka mberritur ne spitalin e Athines ne gjendje te rende. Ngjarja eshte evidentuar nga familjaret e 11-vjecarit diten e djeshme dhe, sipas babait te tij, ne momentin qe djali ka mberritur ne shtepi pas shkolle ka humbur ndjenjat per disa caste e me pas ka filluar te flase percart per disa minuta. Identiteti i 11-vjecarit nuk eshte bere i ditur, ndersa ndodhet ne spital ne gjendje te rende shendetesore.
Pas incidentit jane thirrur ne shkolle prinderit e femijes shqiptar. I ati i djalit ka deklaruar per nje nga televizionet greke se, “ne momentin e mberritjes ne shtepi i biri ishte ne gjendje te keqe shendetesore, madje me pas ka humbur ndjenjat dhe ka folur percart per disa minuta”. Me pas eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Athines. “Djali eshte derguar me urgjence ne dy spitale per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore”, tha babai i tij. Nderkohe qe mjeket e aprovuan se i mituri eshte goditur ne koke disa here me mjete te forta.
Sipas prinderve, femija eshte bere edhe me pare pre e dhunes nga nxenesit e klases, te cilet shpesh e qellonin me shpulla. Kjo ka bere qe nena e tij te shkonte shpesh ne shkolle e te ankohej tek mesuesit, por sic duket, nderhyrjet nuk kane pasur rezultat. Ceshtja eshte marre per shqyrtim nga departamenti per te miturit ne policine e Athines, qe eshte duke hetuar, nese ngjarja ka ne baze motive raciste apo eshte nje zenke mes femijeve, e cila i kaloi permasat e zakonshme.
0 Comments:
Post a Comment