ELBASAN - I zhytur ne deshperim te thelle, ne pamundesi per t’u fejuar me vajzen qe deshi, Dritan Tefiku, 27 vjec, ka ekzekutuar me nje plumb pistolete ne koke te dashuren e tij, Gentiana Kllogjeri, 19 vjec, studente ne vitin e pare ne nje shkolle te larte private ne Elbasan. Me pas 27-vjecari eshte veteqelluar, duke u shtrire perkrah vajzes qe deshi. E gjithe skena ka ndodhur ne sy te klases, e cila eshte terrorizuar nga veprimet e djalit te helmuar nga dashuria. Paralajmerimi, letra e gjetur ne xhep, lamtumira per ne boten e pertejme dhe gjithe detajet e ngjarjes qe shokoi dje qytetin e Elbasanit.
Ai donte ta kishte te tijen me cdo kusht. Ishte fiksimi i tij ne kete jete. Dashuria ia kishte helmuar shpirtin, ndaj nuk e ka pranuar kurre humbjen. Per nga perfundimi ngjarja ngjason me Romeon dhe Xhulieten. Por per nga subjekti eshte dicka krejt e njeanshme. Vrasja e dyfishte ka terrorizuar studentet e shkolles se larte per infermieri dhe ka shokuar qytetin e Elbasanit. Dritan Nevzat Tefiku, 27 vjec, me banim ne lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ka ekzekutuar ne sy te klases ish-te dashuren e tij, Gentiana Kllogjeri, 19 vjec, me banim ne lagjen “Clirimi” ne Elbasan. 27-vjecari ka kryer vrasje me paramendim, pasi ka siguruar me pare nje pistolete, tip “TT”, dhe ka shkruar nje leter, ku njoftonte per fundin dhe parajsen qe nuk do t’i ndante kurre.
***
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09.30, kur nxenesit e shkolles se larte per infermieri sapo kishin hyre ne mesim. Dritan Tefiku arrin te depertoje nga dera kryesore dhe sapo hyn ne korridor nxjerr pistoleten, ku qellon njehere ne ajer. Pastaj me pistoleten qe mbante ne dore ka hyre ne laborator dhe aty ka kercenuar me jete studentet dhe pedagogun. Ai ka kerkuar qe ata te dalin jashte. Me duart qe i dridheshin dhe i verdhe ne fytyre ai eshte afruar tek ajo qe donte, i ka thene: “pse nuk me ktheve pergjigje?”, e ka kapur per flokesh dhe e ka qelluar me nje plumb te vetem ne koke. Pasi eshte siguruar per vdekjen e se dashures ka kthyer pistoleten nga vetja, duke u veteqelluar ne koke. Dritani eshte shtrire ne krah te Gentianes.
***
I gjithe veprimi ka terrorizuar studente dhe pedagoge te shkolles, zyrat e avokateve dhe notereve dhe me tej, edhe vete gjykatesit dhe prokuroret, godinen e te cileve vetem nje rruge e ndan. Studentet kane braktisur shkollen te alarmuar, nderkohe qe dikush ka lajmeruar policine. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg godines se Prokurorise dhe Gjykates, pikerisht ne rrugen ku jane sistemuar institucionet me te rendesishme te Elbasanit, si policia, gjykata, prokuroria, materniteti, kirurgjia, konviktet e universitetit,
spitali etj. Pas pak castesh ne shkolle ka ardhur policia dhe ambulancat, qe kane transportuar trupat e viktimave per ne kirurgji. Por edhe pse mjeket kane nderhyre me shpejtesi Gentiana Kllogjeri dhe Dritan Tefiku nuk kane mundur t’i shpetojne vdekjes. Vajza duket se ka vdekur qe ne klase, ndersa djali ka vdekur pas pak castesh ne spital. Kufomat jane transportuar per ne morgun e qendres spitalore, ku i jane nenshtruar ekspertimit mjeko-ligjor.
Letra e plote, drejtuar nenes se Gentes
“Ne oren 8.30 do te jemi ne parajse”
Vendimi per aktin makaber duket se eshte bere me paramendim. Kete e verteton edhe letra ne xhepin e pantallonave te Dritan Tefikut, e gjetur nga oficere te policise gjyqesore. Ne letren e amanetit, e cila eshte administruar ne cilesine e proves materiale, citohet tekstualisht: “Kete leter qe po shkruaj, dua qe ta lexoje mamaja e Gentes. Ia le amanet asaj, qe te vuaje gjithe jeten. Ne oren 8.30 une dhe Genta do te ndahemi nga kjo bote dhe do te shkojme ne parajse. Atje do te na gjeni, ne parajse, pasi nuk deshet qe ne te jemi bashke ne kete jete. Une te kisha thene, se kemi kater vjet qe njihemi me Genten, te pata paralajmeruar, te dola borxhit!”. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment