Misteri mbi fatin e nje 20-vjecari nga rrethi i Devollit, qe ishte larguar ne Greqi si emigrant klandestin rreth nje muaj me pare, eshte mbyllur me nje lajm te hidhur per familjen e tij. Klajdi Kambo, nga fshati Bitincke, sipas policise greke dhe asaj shqiptare, ka mberritur dje ne kufi i vdekur, pasi trupi i tij eshte zbuluar i pajete ne Follorine. Burime zyrtare te policise rajonale te Korces bene te ditur se ne mesdite eshte sinjalizuar nga pala greke per vdekjen e 20-vjecarit emigrant dhe me pas rreth ores 18.00 hyrja e kufomes se tij nepermjet vendkalimit kufitar te Kapshtices.
Sipas ekspertizes se dorezuar nga policia greke, i riu ishte gjetur i vdekur ne malin e Follorines dhe shkaqet e humbjes se jetes ishin ato natyrore, si temperaturat e uleta dhe mosnjohja e terrenit.
Policia tha se viktimen e shoqeronte vetem nje kusheriri i tij dhe ardhja e emigrantit te vdekur eshte pasuar nga dokumentacioni dhe ekspertiza mjeko-ligjore e nje spitali ne Selanik. Sipas burimeve te policise rajonale te Korces, trupi i pajete i 20-vjecarit, Klajdi Kambo, eshte gjetur ne afersi te Follorines. I larguar rreth nje muaj me pare nga familja per te emigruar ilegalisht ne Greqi, i riu mesohet se ka qene i shoqeruar se bashku me nje grup tjeter klandestinesh. Alarmi per zhdukjen e mundshme te tij erdhi pasi familja nuk mori asnje telefon apo pergjigje per mberritjen ne destinacion te Klajdit, nje rregull ky qe e ndjekin thuajse te gjithe emigrantet. Denoncimi erdhi disa dite pas ikjes ne Greqi dhe policia lokale u vu ne levizje edhe per faktin se, kur u ankuan familjaret, ndodhen disa incidente tragjike me emigrantet shqiptare ne Greqi, si vrasja edhe e Ilmi Lates, 45- vjecarit nga Dibra, ndersa perpiqej t’i shpetonte ndjekjes se policise greke.
Ne te njejten dite qe u denoncua si nje person i humbur Klajdi Kambo, nje emigrant u vra nga roje kufitare greke, nje tjeter pesoi aksident ne pune dhe ne keto rrethana linden dyshimet edhe per grupin tjeter te klandestineve me te cilin u largua ne Greqi 20-vjecari nga fshati Bitincke i Devollit. Fakti se djaloshi nuk ka komunikuar me familjen e tij disa dite pasi eshte larguar si emigrant klandestin per ne shtetin fqinj, ka ngjallur dyshime tek te afermit, qe kerkuan dhe ndihmen e policise se Devollit per gjetjen. Policia tha se, “prinderit kane kerkuar qe edhe ne rast se eshte kapur nga ana e pales greke, djali i tyre te kthehet sa me pare, sepse i druheshin ndonje fatkeqesie per jeten e tij”.
Familjaret:“Klajdi u largua sapo u kthye nga ushtria”
Sapo eshte kthyer nga ushtria, me i madhi nga dy djemte e familjes Kambo ne fshatin Bitincke, mori rrugen e dhimbshme dhe tragjike te emigrantit klandestin. Te aferm qe ndodhen prane shtepise, ku ka rene zia, shprehen se "prinderve po u plas buza nga kjo fatkeqesi". Jane ne pritje te mberritjes se grupit hetimor dhe tregojne fare pak gjera ne lidhje me 20-vjecarin, Klajdi Kambo, dhe familjen e tij. Tej mase te lodhur dhe te zhgenjyer nga informacionet e paqarta, te afermit e 20-vjecarit te vdekur nuk pranojne te te cojne ne shtepine e te ndjerit. Ndersa qendrojne si ne bllok 3-4 burra se bashku dhe zene rrugen per ne familjen Kambo, ata shprehin indinjaten per grupin e emigranteve nga veriu, me te cilet i riu Kambo u shoqerua per te shkuar ilegalisht ne Greqi. "Nuk e kane ndihmuar ne mal, ne te ftohte, por e lane te vdiste dhe te qendronte i vdekur kushedi sa dite ne malin e Follorines", shprehet nje banor i fshatit dhe i afert i viktimes. Klajdi Kambo kete te shtune, qe sapo kaloi, mbushte plot nje muaj qe ishte larguar ilegalisht me grupin e klandestineve te tjere ne Greqi. "Sapo u kthye nga ushtria, qe e kreu ne Tirane, me sa dime nuk qendroi as nje dite prane shtepise", thote nje i aferm tjeter. Gjema qe ka rene ne familjen Kambo per vdekjen e djalit te tyre dhe fatkeqesine e dekompozimit te trupit te tij ne malin e Follorines, sikur shtohet edhe me ne rrugicat e erreta te fshatit Bitincke, ku tek-tuk shikon banore qe shkojne per ngushellim ne oret e nates ne familjen e te ndjerit, ndersa bashkemoshatare te tij, te mbledhur ne kafene te vogla, diskutojne per fatin tragjik te 20-vjecarit. Rreth ores 20.30 te mbremjes, grupi hetimor, i perbere nga prokurori Edmond Shytka, nje oficer i policise gjyqesore, mjeku-ligjor i spitalit te Korces dhe eksperti kriminalist, se bashku me shefin e Komisariatit te Devollit, shkuan ne familjen e viktimes, per te kryer veprimet qe do te sherbejne per ndjekjen penale te kesaj ceshtjeje me nje perfundim tragjik per jeten e 20-vjecarit, Klajdi Kambo.
Policia: “Greket na thane se vdiq nga i ftohti”
Te interesuar prane komisariatit te Devollit dhe policise se Korces per kete rast, mesojme se agjentet ishin interesuar per zhdukjen e 20-vjecarit nga Bitincka, Klajdi Kambos. Sapo familjaret kryen denoncimin, oficeret jane lidhur me homologet e tyre helene, duke dhene gjeneralitetet e te riut dhe karakteristikat e tij. Megjithese nuk jepen shume detaje rreth shkaqeve te vdekjes pas gjetjes se trupit, policia vendore tha se koleget e tyre nuk kishin raportuar per ndonje vrasje, porse emigranti ishte gjetur i pajete ne zonen e Follorines. Dje policia greke ka njoftuar ne doganen e Kapshtices per kthimin e trupit te pajete te 20- vjecarit. Ndersa, sipas ekspertizes mjeko-ligjore, i riu kishte vdekur nga te ftohtet ne malin e Follorines.
Ilmi Lata, Polici grek e qelloi per vdekje
Por vdekja e nje emigranti ne territorin grek nuk eshte rasti i pare. Vetem tri jave me pare ne zonen e Follorines eshte qelluar per vdekje emigranti nga Dibra, Ilmi Lata, babai i pese femijeve. Per ngjarjen u arrestua polici kufitar, qe shkaktoi incidentin, per vepren penale te ”vrasjes”. Lata perpiqej te emigronte ne Greqi, se bashku me nje grup prej 11 personash. Ndersa eshte ndjekur nga policia kufitare, nente shqiptare jane kapur, kurse dy te tjere jane arratisur, nga te cilet 45-vjecari Lata u qellua per vdekje me nje arme pistolete nga polici grek. Per shqiptarin tjeter nuk u mesua asnje detaj rreth fatit te tij dhe u dyshua se mund te ishte edhe i riu Klajdi Kambo, nga Devolli. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment