XHENOVA - Policia italiane arrestoi nje shqiptar, te denoncuar per shfrytezim prostitucioni dhe i denuar me burg. Sipas medias italiane, Ladi Ndou, 36 vjec, eshte denuar me 13 vjet heqje lirie, pasi ishte arrestuar per shfrytezimin e nje shqiptareje, nga viti 1999. Sipas te dhenave, Ndou ishte arrestuar qe ne vitin 2001 dhe po gjykohej nga gjykata e Rivarolos, ne mungese.
Por, arratisja e te denuarit ka mbaruar paraditen e djeshme, kur ne oren 11:00 te dy diteve me pare eshte kapur nga policia ne Xhenova. Policia tha se, arrestimi eshte bere, pasi u ndoq familja e shqiptarit, gruaja dhe i biri, qe e kane “tradhtuar” babane per shfrytezim prostitucioni.
Pas shume kerkimesh, policia ka mundur te vere ne pranga ate, ne momentin qe ka qene duke dale nga shtepia. Sipas policise, 36-vjecari Ndou kishte mbajtur per dy vjet nje vajze te re, qe e kishte marre nga Shqiperia, per te punuar ne rruget e Italise. Por, dy vjet pas mberritjes ne vendin fqinj, vajza, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur, ka denoncuar tutorin e saj, i cili eshte ndjekur nga policia, por per gjashte vjet nuk kishte rene ne pranga.
Keshtu, ne fillim te vitit 2001, kishte nisur dhe procesi gjyqesor ndaj Ladi Ndout, ne Gjykaten e Xhenovas, e cila pas disa seancash e kishte denuar ate me 13 vjet heqje lirie. Ne kete menyre, policia ka nisur te ndjeke familjaret e tij, qe e kane cuar ate ne pranga sapo ka dale nga shtepia, pak minuta pas gruas se tij. Ladi Ndou eshte derguar ne qeli, ku do te vuaje dhe denimin e dhene nga drejtesia italiane prej 13 vitesh. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment