“Bisha e Shkodrës” futet në grevë urie

Valmir Hoxha, i cilësuar shpesh si “bisha e Shkodrës”, prej disa ditësh ka hyrë në grevë urie. I dënuari me burgim të përjetshëm, që vuan dënimin në Burgun e Tepelenës, kërkon rihapjen e dosjes. Hoxha prej kohësh është shprehur se dënimi ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Shkodrës në mënyrë të padrejtë duke qenë se është dhënë në mungesë.

Por pretendimet e tij shkojnë edhe më tej, duke thënë se është i pafajshëm dhe se po vuan burg për vrasje që nuk i ka kryer kurrë. Hoxha ndodhet prej disa muajsh në burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë. Në relacionet ditore që mbërrijnë çdo ditë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve jepet informacioni se i dënuari Hoxha e ka refuzuar prej më shumë se një jave ushqimin. Të njëjtat burime nga kjo drejtori shpjegojnë se të dënuarit i është dhënë informacion se drejtuesit e burgjeve nuk kanë kompetencë ligjore për t’i rikthyer dosjen për gjykim. Hoxha është një prej të dënuarve me burgim të përjetshëm. Që nga momenti i ndalimit e deri në transferimin në burg, Hoxha është futur disa herë në grevë urie po për të njëjtën çështje. (Gazeta-Albania)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors