TIRANE - Policia e Tiranes arreston dy persona te akuzuar per shitje te lendeve narkotike, nderkohe qe jane kapur 43 gr heroine. Operacioni i koduar “Rrjedha” ka perfunduar ne mengjes me sekuestrimin e sasise se droges dhe venien ne pranga te Euglent Bullacit dhe Flamur Gurzit, te dyshuar si mbajtes e shperndares te saj.
Gurzi dhe Bullaci, te moshave 34 dhe 27 vjec, kishin disa dite qe ishin nen ndjekje nga uniformat blu, pas kapjes se nje perdoruesi, i cili duket se ka cuar dhe policine ne vendin ku merrte heroinen. Uniformat blu thane se ne kontrollet e ushtruara ne banesat e dy te prangosurve eshte gjetur dhe bllokuar si prove materiale 43 gr heroine, 1.1 gr bime narkotike kanabis sativa, 8 celulare, nje makine tip “Ford Fokus” me targa BX 540 FB, nje sasi lekesh e valute, si dhe nje motor “Honda”, pa targa. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment