Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane parashikuar ne rreth 195.7 miliarde leke ose 18.19 % e PBB-se, rreth 21.7 miliarde leke me shume se buxheti fillestar, i planifikuar per vitin 2007.
Te ardhurat nga TVSH per vitin 2008 jane parashikuar ne 99.9 miliarde leke, krahasuar me 87.8 miliarde leke qe jane planifikuar per vitin 2007, duke rezultuar me nje rritje prej rreth 14%.
Te ardhurat nga tatimi mbi fitimin per vitin 2008 parashikohen ne rreth 14.4 miliarde leke, nga rreth 22.900 miliarde leke, te planifikuara ne buxhetin fillestar te vitit 2007, me nje ulje prej 8.5 miliarde leke.
Te ardhurat nga akciza per vitin 2008 parashikohen ne rreth 38.5 miliarde leke, nga 28.8 miliarde te planifikuara per vitin 2007, me nje rritje prej rreth 9.7 miliarde leke ose rreth 33 per qind me shume.
Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale per vitin 2008 jane parashikuar te arrijne ne rreth 16.3 miliarde leke nga 13 miliarde leke te parashikuar per vitin 2007 (buxheti suplementar), me nje rritje prej rreth 25 per qind.
Te ardhurat nga taksa nacionale dhe te tjera per vitin 2008 jane parashikuar ne rreth 17.2 miliarde leke nga 16.4 miliarde leke te planifikuara per vitin 2007.
Te ardhurat nga taksa doganore per vitin 2008 jane parashikuar ne 9.4 miliard leke, nga 11.1 miliarde leke te parashikuara per vitin 2007, me nje ulje prej 1.6 miliarde.
Te ardhurat nga sigurimet shoqerore dhe shendetesore per vitin 2008 parashikohen te arrijne ne 51.1 miliarde leke, nga 42.8 miliarde leke te planifikuara per vitin 2007.
Te ardhurat jotatimore jane parashikuar te arrijne ne rreth 16.6 miliarde leke ose me nje ulje prej rreth 32 per qind kundrejt 2007.
Te ardhurat
Te ardhurat totale te buxhetit te shtetit per vitin 2008 jane parashikuar ne 283.7 miliarde leke ose 26.4% e PBB-se, me nje rritje prej 29.7 miliarde leke mbi nivelin e planifikuar, sipas buxhetit fillestar te vitit 2007.
Shpenzimet
Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit te shtetit per vitin 2008 parashikohen ne masen 369 miliarde leke, me nje rritje prej rreth 19%, krahasuar me buxhetin suplementar te vitit 2007 ose ne shume absolute rreth 59.3 miliarde leke me shume.
Deficiti
Deficiti buxhetor pritet te arrije ne 7.95% te Prodhimit te Brendshem Bruto, nga 463 % qe pritet te arrije ne fund te ketij viti. Ne vlere neto, deficiti i ketij viti arrin ne 86 miliarde leke nga 55 miliarde leke qe pritet te arrije kete vit.
Pagat
Rritja e pagave per sektorin e arsimit parauniversitar do te jete 18 per qind. Fondi i pagave per arsimin eshte rritur 20 %. Sektori i shendetesise do te kete nje rritje pagash deri ne 20 per qind, me diferencime. Fondi mesatar i pagave eshte rritur 16 per qind.
Pensionet
Rritje e pensioneve ne masen 5% per qytetin dhe 10% per fshatin. Rritja e pervitshme e pageses se pleqerise do te vijoje ne perputhje me vendimin per vendosjen e niveleve minimale te pensioneve, ne kufirin 5 mije leke per fshatin dhe 10 mije leke per qytetin.
Shpenzimet kapitale (investimet) jane parashikuar ne nivelin 105.5 miliarde leke, nga te cilat investime me burime te brendshme 38.8 miliarde leke dhe me burime te huaja 66.7 miliarde leke.
Shpenzimet operative dhe te mirembajtjes kane nje rritje me rreth 12%, krahasuar me vitin 2007, duke arritur ne 27 miliarde leke nga 25 miliarde qe jane kete vit.
Shpenzimet per personelin jane parashikuar ne masen 67.955 milione leke ose 7.4% me shume se viti 2007, ne funksion te politikave te rritjes se diferencuar te pagave ne sektoret paresore.
-Rritja reale e Prodhimit te Brendshem Bruto pritet te jete 6 %. PBB nominale ne vlere neto 1.075. 718 milione leke
-Inflacioni mesatar vjetor pritet te arrije 3.0%
- Bilanci tregtar ne % te PBB-se pritet te arrije ne -20.1 % nga -20.6 %
Balla:
”Buxheti tenton te fshehe, te mos marre parasysh dhe te mbarte per vitet e ardhshme impaktet buxhetore te krizes se KESH. I vetmi planifikim i Qeverise per krizen energjitike eshte blerja e gjeneratoreve per Kryeministrine. Ne buxhetin e Keshillit te Ministrave, pervec blerjes se mobilieve te reja per zyren e Kryeministrit, jane parashikuar 100 milione leke per blerjen e gjeneratoreve dhe per UPS. Eshte me se e qarte, se me kete parashikim ne buxhetin e KM, 2008 do te jete edhe me e erret per shqiptaret. Nese do t’i llogaritnim efektet e borxhit mund te themi se me 1 janar 2008 cdo shqiptar e fillon vitin me te pakten 1670 dollare borxhe”.
Ligjet
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me debate tre kandidaturat, qe garojne per postin e anetarit ne Komisionin e Sherbimit Civil (KSHC), Konstandin Kazanxhi, Anila Nepravishta dhe Ricard Marku. Te tre pretendentet e propozuar nga Keshilli i Ministrave konkurrojne per postin vakant, te krijuar ne kete institucion pas perfundimit te mandatit te kryetarit, Roland Permeti. Deputetet e opozites votuan kunder, duke i vleresuar si militante te se djathtes ne pushtet. “Keta njerez nuk kane lidhje fare me administraten publike. Ku i keni gjetur keta njerez?! Emrat qe keni sjelle, nuk jane per kete komision!”, - tha deputeti Blendi Klosi. Sipas tij, me keta njerez, KSHC nuk do jete me nje ze per ata nenpunes qe pushohen padrejtesisht nga puna ne administraten publike. Ndersa nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, pasi votoi kunder kandidaturave te sjella nga Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se ata do e shkaterrojne Sherbimin Civil. “Kryetarja Jozefina Topalli po e shkaterron dhe kete institucion, duke futur njerezit e saj. Asnje prej kandidaturave nuk ka lidhje me administraten publike. Jemi kunder!” - tha Xhafaj. Por kryetari i komisionit, Fatos Beja, ne mbrojtje te emrave qe vinin nga Kryeministria, vleresoi se jane ne perputhje me procedurat ligjore dhe plotesojne kriteret. “Kandidaturat e sjella jane ne perputhje te plote me kerkesat e ligjit ”Per statusin e nepunesit civil”. Se ky komision nuk funksionoi ne kohen kur ju ishit ne pushtet, nuk do te thote se nuk do te funksionoje tani”, reagoi kryetari. Beja sqaroi se kandidaturat vijne nga Keshilli i Ministrave, pasi dhe ish-kryetari Roland Permeti - te cilit i perfundoi mandati ne 3 nentor 2007 - ishte propozuar po nga qeveria. (R.Rapushi / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment